Për të zvogëluar incidencën dhe vdekshmërinë tek gratë si pasojë e kancerit në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë përmes aktiviteteve preventive në nivel institucional, Qeveria e Republikës së Maqedonisë çdo vit miratohet Programi për zbulimin e hershëm të neoplazmave malinje në Republikën e Maqedonisë të cilin e përgatit Ministria e shëndetësisë, në të cilën një pjesë e veçantë është Programi për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit në qafën e mitrës përmes të cilit këto disa vitet e fundit zbatohen disa aktivitete për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës. Aktivitetet për këtë qëllim i zbaton Ministria e shëndetësisë, gjinekologët amë, Instituti i shëndetit publik dhe Qendrat e shëndetit publik.

Në pajtim me qëndrimet doktrinare grupi i synuar për skrining të organizuar për zbulimin e kancerit në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë janë gratë në moshë nga 24-60 vjet. Intervali kohor i rekomanduar për realizimin e skrining-ut është 3 vjet. Në vitin e parë, ose në vitin 2012 në Republikën e Maqedonisë u përfshinë gratë nga  24-35 vjet, në vitin 2013 gratë nga 36-48 vjet dhe në vitin 2014 gratë nga 49-60 vjet dhe gratë nga 36-48 vjet të cilat në vitin 2013 nuk kanë bërë PAP test.

        Diagrami 1

1

Burimi: Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë

Numri i grave të vizituara, gjegjësisht numri i PAP testeve të realizuara gjatë skrining-ut të organizuar për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2012-2014 po shënon një rritje. Në vitin 2012 janë bërë 17595 PAP teste, ndërsa në vitin 2014 26270. Ka një rritje të numrit të PAP testeve të realizuara edhe në vitin 2014 krahasuar me vitin 2012 dhe atë për 49,3%, ndërsa krahasuar me vitin 2013 për 27,5%. Ky numër po rritet nga viti në vit Diagrami 1).

Për çdo vit zbulohem mesatarisht nga 4-7% deformitete qelizore epiteliale në strishiot e analizuara.

Te gratë e sëmura nga neoplazmat malinje në vitin 2010 ndodhet kanceri i gjirit me një shkallë incidente prej 75.7 në 100 000 gra. Në vendin e dytë në vitin 2010 te gratë sipas morbiditetit zë vendin kanceri në qafën e  mitrës me 230 raste të reja dhe me një incidencë prej 22.4 gra të sëmura në 100 000 gra. Incidenca e neoplazmave malinje në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2001-2010 shënon një rënie. (Diagrami 2).

Diagrami 2

2

  Burimi: Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë

 Në numrin më të madh të rasteve (37,1%) vdekshmëria nga kanceri në qafën e mitrës ndodh në moshë më të madhe, mbi 60 vjet. Por, duhet theksuar se shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është mjaft e lartë edhe tek gratë nga 45-54 vjet (rreth 13 në 100 000 gra).

Diagrami 3

3

Burimi: Enti shtetëror i statistikës

Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2008 nga kanceri në qafën e mitrës kanë vdekur 43 gra, në 2012 kanë vdekur 39, ndërsa në vitin 2013 kanë vdekur 36 gra.

Në vitin 2008 shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në qafën e mitrës në 100 000 gra е 4,2, во 2012 година 3,8, ndërsa në vitin 2013 3,5.

 Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë sillet nga 3-6 gra në 100 000 gra. Tendenca e vdekshmërisë nga kanceri në qafën e mitrës te gratë në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2000-2013 shënon rënie (Diagrami 3).

Kjo tregon shumë për vlerën e Programit që ka për qëllim zbulimi e hershëm dhe parandalimin e kancerit në qafën e mitrës në fazën e tij latente dhe/ose në fazën e hershme simptomatike. Në këtë mënyrë zvogëlohet incidenca dhe vdekshmëria e grave nga kanceri në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë, që njëkohësisht është edhe qëllimi kryesor i këtij programi.