Me Rezolutën 47/196, të miratuar më 22 dhjetor 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) 17 tetorin e shpalli si Ditën Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë dhe ftoi të gjitha Shtetet që t’ia kushtojnë këtë ditë prezantimit dhe promovimit adekuat të varfërisë në vendin e tyre në kuadër të aktiviteteve konktrete për çrrënjosjen e varfërisë dhe të pastrehëve.

Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë mbahet çdo vit më 17 tetor për të siguruar:

  • Мundësi për ta pranuar angazhimin për luftën e njerëzve që jetojnë në varfëri;
  • Mundësi për të dëgjuar problemet e tyre;
  • Moment për të pranuar se njerëzit e varfër janë të parët që luftojnë me dhe kundër varfërisë.

Tema për këtë vit është: Ndërtojmë së bashku përpara: Çrrënjosje e varfërisë së vazhdueshme, respektim i të gjithë njerëzve dhe respektim i planetit tonë ״

Këta “të varfër të rinj” do ju bashkëngjiten 1.3 miliardë njerëzve që jetojnë në kushte shumëdimensionale dhe varfëri të vazhdueshme. Ndikimi i Kovid-19 është më i rëndë tek njerëzit të cilët për breza të tërë nuk kanë pasur qasje të barabartë në mundësitë dhe shërbimet publike, në kujdes shëndetësor cilësor dhe mbrojtje të fortë sociale. Për më tepër, masat e imponuara për kufizimin e përhapjes së pandemisë shpesh e shtyjnë më tej në varfëri ekonominë joformale e cila u ndihmon shumë njerëzve në varfëri që të mbijetojnë.

Në maj të këtij Banka Botërore njoftoi viti se në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi 55.000 njerëz mund të bien në varfëri. Sipas parashikimeve të tyre, numri i punonjësve të varfër do të rritet nga dy deri në tre herë. Varfëria do të kthehet në nivelet e para vitit 2017 dhe madje edhe atyre para vitit 2015. Simulimet parashikojnë që shkalla e varfërisë të shënojë një rritje prej 17% në vitin 2019, prej rreth 20-13% në vitin 2020 dhe se nga 55.000 deri në mbi 130.000 banorë të Maqedonisë së Veriut (varësisht nëse kriza zgjat një ose dy kuartale) do të bien në varfëri, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia dhe Shqipëria janë në gjendje më të keqe. Rritja më e madhe vjetore e numrit të të papunëve këtë vit u regjistrua në Shqipëri, me 25%, dhe në Maqedoni me 11%.

Përderisa bota ngadalë po fillon të mëkëmbet nga Kovid-19 dhe të kthehet në rrugën e duhur duke përmbushur Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm, shumë njerëz po flasin për një “kthim pas”.

Por mesazhi i konsulentëve botërorë nga Forumi Ekzistues për varfërisë ekstreme, një rrjet global i njerëzve dhe organizatave që punojnë për të zvogëluar varfërinë, e që zbatohet nga Komiteti Ndërkombëtar për 17 tetorin, bëri të qartë se njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme nuk duan të kthehen në të kaluarën, as në gjendjen si ka qenë më parë. Ata nuk duan që të kthehen mangësitë dhe pabarazitë endemike strukturore. Në vend të kësaj, njerëzit që jetojnë në varfëri propozojnë përparim.

Ndërtimi përpara nënkupton transformimin e marrëdhënieve me natyrën, heqjen e strukturave diskriminuese që ndikojnë në varfërimin e njerëzve dhe ndërtimin në korniza morale dhe ligjore të të drejtave të njeriut, që dinjitetin njerëzor e vendosin në zemër të politikave dhe veprimeve.

Ndërtimi përpara do të thotë që njerëzit që jetojnë në varfëri inkurajohen dhe mbështeten në mënyrë aktive për të qenë në pararojë, duke u përfshirë në pjesëmarrje të informuar dhe kuptimplotë në proceset vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Për të përparuar ne duhet të lejojmë që të pasurohemi me një pasuri mençurie, si dhe energji pozitive dhe shkathtësi, me gjithçka që posedojnë njerëzit që jetojnë në varfëri dhe që mund të kontribuojë për komunitetet tona, shoqërinë tonë.

Përgatiti:

Njësia për promovimin shëndetësor dhe monitorimin e sëmundjeve