26 sept

Çdo vit më 26 shtator shënohet Dita Botërore e Kontracepsionit.

Dita Botërore e Kontracepsionit ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për metodat kontraceptive dhe t’u mundësojë të rinjve të bëjnë zgjedhjet e duhura dhe të jenë të mirëinformuar për shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv.1

Në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) në Kajro në vitin 1994, tashmë i ndjeri Dr. Nafis Sadik, ish-Drejtori Ekzekutiv i UNFPA-së dhe themelues i programeve të rëndësishme për veprim të ICPD-së, përcolli një të vërtetë të cituar shpesh: “Familje të shëndetshme krijohen me zgjedhje, jo rastësisht.”

Në Kajro, delegatë nga 179 qeveri miratuan Programin e Veprimit, i cili njeh shëndetin reproduktiv dhe të drejtat, përfshirë këtu planifikimin vullnetar të familjes, si faktorë qenësorë për zhvillimin dhe se fuqizimi i grave dhe barazia gjinore janë qenësorë për zhvillimin e shoqërisë. E drejta e gruas për të zgjedhur numrin, kohën dhe hapësirën ndërmjet lindjeve të fëmijëve të saj është fondamentale.

Kontracepsioni është një pjesë integrale e vendimmarrjes së saj. Përfitimet nga kontracepsioni janë të shumëfishta: zvogëlimi i vdekshmërisë dhe invaliditetit tek nënat, zvogëlimi i mortalitetit dhe morbiditetit tek të porsalindurit, evitimi i shtatzënisë të padëshiruar dhe reduktimi i numrit të aborteve. Prezervativët për meshkuj dhe femra mund t’i reduktojnë infeksionet seksualisht të transmetueshme. Vajzat dhe gratë do të mund t’i planifikojnë familjet e tyre dhe kështu të kenë mundësi më të mëdha për të realizuar potencialin e tyre. Ato mund të vazhdojnë arsimimin e tyre për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në ekonominë që do të mundësojë shoqëri më të përparuara dhe stabile.2

Numri i grave që duan të përdorin kontracepsionin për planifikimin familjar gjatë dy dekadave të fundit është rritur ndjeshëm, nga 900 milionë në vitin 2000 në gati 1.1 miliardë në vitin 2020. Shkalla e prevalencës së kontraceptivëve u rrit nga 47.7% në 49.0%. Deri në vitin 2030 pritet që kontraceptivë të përdorin edhe 70 milionë gra të tjera.3

Në nivel global, numri i nevojave të paplotësuara për kontracepsion mbetet shumë i lartë për shkak të mungesës së shërbimeve për planifikimin familjar.

Shumë studime të publikuara tregojnë se përdorimi i kontracepsionit modern ndikohet nga një sërë faktorësh: faktorë socio-ekonomikë, demografikë, gjeografikë, kulturorë si dhe faktorë psikologjikë.4
Kontracepsioni modern

Metodat moderne të kontracepsionit janë zgjidhje inovative në mënyrë që çiftet të mund  t’i përgjigjen impulsit dhe dëshirës natyrore me rrezik më të vogël nga shtatzënia e padëshiruar dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Metodat moderne janë përparime teknologjike, të dizajnuara për të tejkaluar biologjinë. Në këtë drejtim, metodat moderne i lejojnë çiftet të kenë marrëdhënie seksuale në çdo moment që dëshirojnë.5

Metodat moderne të kontracepsionit përfshijnë:

  • Hormone orale
  • Тableta
  • Vata intrauterine
  • Prezervativë për meshkuj dhe femra
  • Injeksione
  • Implante
  • Sterilizim
  • Metoda e amenorresë laktacionale dhe kontracepsionit emergjent

 

Për më shumë informacion për llojin e kontraceptivëve, klikoni tek – Planifikimi familjar, në faqen e internetit: iph.mk

Përdorimi i kontraceptivëve modern parandalon rreth 308 milionë shtatzëni të padëshiruara çdo vit në mbarë botën. Rreth 15 milionë adoleshentë përdorin kontracepsion modern, ndërsa 23 milionë nuk kanë akses në kontraceptivët modern dhe për këtë arsye janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh nga shtatzënia e padëshiruar dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme.3

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas Raportit të Shërbimit për mbrojtje shëndetësore të gruas, gjatë vizitave gjinekologjike të realizuara në vitin 2021, për dallim nga viti i kaluar, janë dhënë një numër më i madh i kontraceptivëve. Trendi në rritje dhe mbulim më i madh i vizitave është si rezultat i rënies së numrit të pacientëve të sëmurë me COVID-19. Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i vizitave për përshkrimin e mjeteve kontraceptive ka qenë 2156, ndërsa në vitin 2021 ky numër është 6341. Sipas llojit të kontraceptivëve, vendin e parë e zë kontracepsioni oral, nga i cili janë përshkruar 1792.6

 

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qasja dhe disponueshmëria ndaj kontracepsionit modern është e kufizuar për shkak të disa pengesave dhe faktorëve. Çmimet e larta në treg si dhe përzgjedhja e vogël dhe e kufizuar e një produkti të caktuar; papunësia dhe varfëria; ndërgjegjësimi i pamjaftueshëm i të rinjve për llojin dhe mënyrën e përdorimit të kontraceptivëve; stigma dhe mungesa e informacionit; burime të vjetruara dhe të pa azhurnuara për informimin e të rinjve.

Nevojitet një edukim dhe promovim i vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit të grave dhe burrave. Përmes programeve edukative gjithëpërfshirëse në procesin arsimor por edhe jashtë tij të përfshihet edukimi për gjininë, të drejtat e njeriut dhe seksualitetin.

Motivim për të ruajtur shëndetin personal, edukim për zgjedhjen e kontracepsionit më të përshtatshëm për veten dhe partnerin.

 

Literatura e përdorur:

1.World contraception day, Available at: https://esaro.unfpa.org/en/events/world-contraceptive-day , 21 September.

  1. World contraception day, Available at: https://www.unfpa.org/events/world-contraception-day ,20 September.
  2. Family planning/contraception methods ,Available at: https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/family-planning-contraception
  3. Modern Contraceptive Method Utilization and Associated Factors Among Women of Reproductive Age in Gondar City, Northwest Ethiopia, Available at:

https://www.dovepress.com/modern-contraceptive-method-utilization-and-associated-factors-among-w-peer-reviewed-fulltext-article-OAJC

  1. A definition of modern contraceptive methods, Available at: http://www.track20.org/download/pdf/Article%20-%20Hubacher%20and%20Trussell%20Contraception%202015.pdf
  2. Instituti i Shëndetit Publik i Republikës i Maqedonisë së Veriut. Raporti i shërbimit për mbrojtjen shëndetësore të grave, 2021.