Sot, popullsia në botë numëron numëron 7 miliardë njerëz. Më shumë se 1 miliardë njerëz, ose përafërsisht 15% e popullsisë jetojnë me ndonjë farë forme të kufizimit fizik ose psikik, 80% jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa 50% e personave me nevoja të veçanta nuk mund të sigurojnë shpenzimet për sigurim shëndetësor.

 

Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta është ditë e cila u promovua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1992. Kjo ditë ka për qëllim të ngrejë vetëdijen për një mirëkuptim më të plotë të personave të cilët kanë ndonjë hendikep të caktuar, t’i inkurajojë njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e personave me nevoja të veçanta, si dhe të ngrejë vetëdijen për përfitimet që sjell integrimi i peronave me nevoja të veçanta në çdo aspekt të jetës, që nga ai ekonomik, politik, social dhe kulturor.

Dita e personave me nevoja të veçanta nuk përfshin vetëm hendikepin mendor edhe atë fizik, por edhe më gjerë, duke filluar që nga autizmi, Sindroma e Daunit, multipleks skleroza, etj.

Duke filluar nga viti 1992, çdo vit, në shumë vende mbahen vente të ndryshme. Dita e personave me nevoja të veçanta shfrytëzohet për të bërë diskutime, forume dhe fushata që kanë të bëjnë me invaliditetin, ndërsa komunitetet inkurajohen të organizojnë takime, bisedime, madje edhe evente dhe tribuna në nivel lokal. Aktivitetet mund të jenë nga më të ndryshmet, dhe në to duhet të jenë të përfshirë persona me nevoja të veçanta. Qëllimi kryesor i këtyre eventeve është që tu tregojnë të gjithë njerëzve që personat me ndonjë formë të invaliditetit mund të jenë anëtarë aktiv të shoqërisë, sepse shpesh ndodh që të diskriminohen nga individë ose nga vetë shoqëria.

Këtë vit, Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta shënohet nën moton “Inkurajimi i personave me nevoja të veçanta dhe sigurimi i përfshirjes dhe barazisë”.

Tema këtë vit përqendrohet në sigurimin e një zhvillimi inkluziv, të drejtë dhe të qëndrueshëm të personave me nevoja të veçanta si pjesë e Programit për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Personat me nevoja të veçanta theksojnë se kanë nevojë për një mbrojtje shëndetësore më të madhe se sa personat pa nevoja të veçanta. Aktivitetet për avancimin e shëndetit dhe për parandalim rrallë herë kanë të bëjnë me personat me nevoja të veçanta. Për shembull, gratë me nevoja të veçanta realizojnë më pak skrining për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës, për dallim nga gratë pa nevoja të veçanta. Njerëzit me invaliditet intelektual dhe diabet kanë më pak mundësi ta kontrollojnë peshën e tyre. Adoleshentët dhe të rriturit me nevoja të veçanta ka më shumë mundësi të përjashtohen nga programet për edukim seksual.

Vendi jonë vazhdimisht investon në programe konkrete për këto persona dhe e promovon qasjen  në shërbime. Por, kur krijohen këto politika dhe programe duhet të sigurohet një përfshirje aktive e personave me nevoja të veçanta sepse nga ato më së mirë mund të zbulojmë se cilat janë nevoja e tyre reale.

Këtë vit janë miratuar ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve. Me ndryshimet është paraparë rritje e numrit të shfrytëzuesve të shtesave për fëmijët me nevoja të veçanta që kanë pengesa në zhvillimin mendor ose fizik, ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare.  Përveç zmadhimit të shumës si shtesë e veçantë këto persona do gëzojnë edhe sigurim shëndetësor, nëse nuk janë të siguruar në pajtim me Ligjin.

Këto ligje, programe dhe aktivitete duhet të përmbahen, duhet punuar vazhdimisht për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore kur bëhet fjalë për personat me nevoja të veçanta, të punohet për një sistem arsimor inkluziv i cili do i përfshijë fëmijët me nevoja të veçanta, t’ju mundësojë personave me pengesa në zhvillim mundësi për punësim, të hapen organizata punuese, t’ju mundësohet  trajnim adekuat për të cilin këto persona mund të kenë nevojë.

Të gjithë qytetarët duhet të ndihmojnë në inkuadrimin e personave me nevoja të veçanta në jetën e përditshme, pa dallim nëse bëhet fjalë për nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, ose për të ndihmuar personat me hendikep të kalojnë rrugën, të hipin në autobus, etj.

 

Përgatiti: Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive

 

 

http://www.un.org/en/events/disabilitiesday/background.shtml

http://www.un.org/en/events/disabilitiesday/

http://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/disability-and-health

www.mtsp.gov.mk