DIAGNOSTIKIMI I HERSHËM I KANCERIT MUND TË SHPËTOJË JETË, I ZVOGËLON SHPENZIMET PËR TRAJTIM
3 shkurt, 2017 | Gjenevë: Udhëzimet e reja nga Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH), të promovuara Ditës Botërore të luftës kundër kancerit kanë për qëllim t’i përmirësojnë mundësitë për mbijetesë të personave të cilët janë të prekur nga kanceri duke ju siguruar atyre shërbime shëndetësore me të cilat kanceri mund të diagnostikohet dhe të trajtohet që në fazë të hershme.
OBSH këtë javë publikoi të dhëna të cilat tregojnë se për çdo vit nga kanceri vdesin 8,8 milionë njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare. Një nga shkaqet për një gjendje të këtillë është se një numër i madh i rasteve me kancer diagnostikohen vonë, në fazë kur ai ka përparuar shumë. Madje edhe në vendet me një sistem shëndetësor dhe shërbime shëndetësore optimale, shumë raste me kancer diagnostikohen vonë, kur kanceri ka arrirë në një fazë ku trajtimi i tij me sukses është shumë më i vështirë.
“Diagnostikimi i kancerit në një fazë të vonshme, dhe mos pasja e mundësisë për të siguruar një trajtim, një numër të madh të njerëzve i dënon me një vuajtje të panevojshme dhe me një vdekje të parakohshme”, thotë dr. Etjen Krug, drejtor i departamentit për menaxhimin me sëmundjet joinfektive, invaliditetin, dhunën dhe parandalimin e lëndimeve pranë OBSH.
“Duke i ndërmarrë hapat për zbatimin e udhëzimeve të reja të përgatitura nga OBSH, krijuesit e politikave shëndetësore mund ta përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtim në kohë, sidomos për kancerin e gjirit, kancerin e qafës së mitrës dhe kancerin e zorrës së trashë.
Kjo si rezultat do ketë rritjen e numrit të personave të cilët mbijetojnë dhe shërohen nga kjo sëmundje. Gjithashtu edhe trajtimi dhe shërimi i pacientëve do kushtojë më pak.”
Të gjitha vendet të ndërmarrin hapa për diagnostikimin e hershëm të kancerit, në pajtim me “Udhëzuesin për diagnostikimin hershëm të kancerit”.
Tre hapat për diagnostikim të hershëm të kancerit janë:
- përmirësimi i vetëdijes publike për simptomat e ndryshme të kancerit dhe nxitja e njerëzve të kërkojnë ndihmë mjekësore pasi t’i kenë vënë re ato;
- investimi në përforcimin e pajisjeve në institucionet shëndetësore dhe trajnimi i punonjësve shëndetësor, që të mund të bëhet diagnostikim i saktë dhe në kohë;
- personat që jetojnë me kancer të mund të kenë qasje në trajtim të sigurt dhe efikas, përfshirë këtu edhe lirimin nga dhimbja pa u shkaktuar shpenzime të mëdha personale dhe financiare.
Sfidat janë më të mëdha në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, që kanë më pak mundësi të sigurojnë qasje në shërbime efikase për diagnostikim, përfshirë këtu grafitë, analizat laboratorike dhe patologjike – që të gjitha këto qenësore për zbulimin e hershëm të kancerit dhe trajtimin e tij. Për momentin vendet posedojnë kapacitete të ndryshme për udhëzimin e të sëmurëve nga kanceri në nivelin adekuat të mbrojtjes shëndetësore.
OBSH i inkurajon këto vende tu japin përparësi shërbimeve themelore dhe të besueshme me një pagesë të ulët për diagnostikimin dhe trajtimin kancerit. OBSH, gjithashtu rekomandon kufizim të nevojës që njerëzit të duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet shëndetësore, me qëllim që numri i personave të cilët do kërkojnë ndihmë mjekësore pasi të kenë vënë re simptomat të jetë sa më i madh.
Zbulimi i hershëm i kancerit, gjithashtu, dukshëm i zvogëlon edhe shpenzimet financiare për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit: në fazën e hershme jo vetëm shpenzimet për trajtimin janë shumë më të vogla, por personat e prekur mund të vazhdojnë të punojnë dhe të mbështesin familjet e tyre. Në vitin 2010, shpenzimet e përgjithshme vjetore për kancerin në formë të shpenzimeve shëndetësore dhe humbje të produktivitetit kanë qenë 1.16 trilionë dollarë amerikanë.
Strategjitë për përmirësim të diagnostikimit të hershëm mund të inkorporohen në sistemet shëndetësore për një çmim të ulët. Në këmbim, diagnostikimi i hershëm efektiv mund të ndikojë në zbulimin e kancerit në fazë të hershme, dhe kështu pacientëve t’ju mundësohet trajtim që do jetë më efikas, më pak i ndërlikuar dhe më pak i kushtueshëm. Për shembull, studimet në vendet me të ardhura të larta kanë treguar se trajtimi i pacientëve me kancer të cilët janë diagnostikuar në fazë të hershme është 2 deri më 4 herë më pak i kushtueshëm krahasuar me trajtimin e pacientëve tek të cilët diagnostikimi i kancerit është bërë në një fazë më të avancuar të tij.
Dr.Oleg Çestnov, ndihmës-drejtor i përgjithshëm i OBSH për sëmundjet joinfektive dhe shëndetin mendor, thotë: “Veprimi i shpejtë i qeverisë për përforcimin e diagnostikimit të hershëm të kancerit është çelësi për realizimin e qëllimeve globale shëndetësore dhe zhvillimore, përfshirë këtu edhe qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ).”
QZHQ Qëllimi 3 ka për qëllim të sigurojë një jetë të shëndetshme dhe të promovojë mirëqenie për të gjithë njerëzit të të gjitha moshave. Vendet ranë dakord që si qëllim të kenë zvogëlimin e numrit të vdekjeve të parakohshme për 1/3 deri në vitin 2030. Ato gjithashtu u ranë dakord për arritjen e një sigurimi shëndetësor universal, përfshirë këtu edhe sigurimin nga humbja financiare, qasjen në shërbime shëndetësore cilësore me një rëndësi qenësore dhe qasjen barna dhe vaksina themelore të sigurta, efikase, cilësore dhe me çmime të arsyeshme për të gjithë. Njëkohësisht, të angazhohen edhe për plotësimin e qëllimeve të tjera QZHQ, siç janë mjedisi i jetësor i shëndetshëm dhe zvogëlimi i pabarazisë sociale që gjithashtu mund të ndihmojë për zvogëlimin e ngarkesës që shkakton kanceri.
Për momentin kanceri është shkaku për 1 deri më 6 milion vdekje në rrafsh global. Për çdo vit, më shumë se 14 milion njerëz diagnostikohen me kancer, dhe deri në vitin 2030 pritet që ky numër të tejkalojë 21 milion. Përparimi në diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe mundësimi i një trajtimi themelor për të gjithë, mund t’ju ndihmojë vendeve për plotësimin e qëllimeve kombëtare që janë pjesë e QZHQ.
Shënim për redaktorët:
Pjesa më e madhe e personave të diagnostikuar me kancer jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare, e ku ndodhin 2/3 e numrit të përgjithshëm të vdekjeve nga kjo sëmundje. Më pak se 30% e vendeve me të ardhura të ulëta ofrojnë shërbime të përgjithshme për diagnostikim dhe trajtim, ndërsa sistemet për udhëzim të rasteve ku dyshohet për kancer, në të shumtën e rasteve janë të padisponueshme që ka si pasojë një shtyrje të mbrojtjes së fragmentizuar. Gjendja me shërbimet nga patologjia është një sfidë edhe më e madhe. Në vitin 2015, vetëm rreth 35 % e vendeve me të ardhura të ulëta publikuan se pacientët kanë qasje në shërbimet nga patologjia në sektorin publik, ndërsa në vendet e zhvilluara kjo përqindje arrin deri në 95%.
Një kontroll gjithëpërfshirës i kancerit përfshin parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe skriningun, trajtimin, kujdesin paliativ. Të gjithë duhet të jenë pjesë e planeve nacionale për kontroll ndaj kancerit. OBSH ka dhënë udhëzime gjithëpërfshirëse për kontrollimin e kancerit me qëllim që të ndihmojë qeveritë që të zhvillojnë dhe zbatojnë plane të këtilla për mbrojtjen e personave nga kanceri, si dhe për trajtimin e atyre që kanë nevojë.
Kanceri, bashkë me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet kronike të mushkërive, gjithashtu njihen si sëmundje joinfektive kronike (SJK), dhe janë përgjegjës për 40 milionë raste të vdekjes (70%) nga 56 milion raste në mbarë botën në vitin 2015. Më shumë se 40% e personave të cilët kanë vdekur nga SJK janë nën 70 vjet.
OBSH dhe bashkësia ndërkombëtare kanë caktuar qëllime për zvogëlimin e numrit të vdekjeve nga SJK për 25% deri në vitin 20105 dhe për 1/3 deri në vitin 2030, si pjesë e QZHQ. Vendet i mbështetën nurin më të madh të qëllimeve për menaxhimin e SJK, duke përfshirë këtu mundësimin në qasje në teknologji mjekësore themelore dhe barna themelore për trajtimin e kancerit, si dhe shërbime të tjera në institucionet shëndetësore.
Përktheu dhe përshtati:
Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive