Çdo vit, 4 Shkurti, Dita botërore e luftës kundër kancerit, të gjithëve në mbarë botën na jep të drejtë që të ofrojmë mbështetje, bashkërisht të ngejmë zërin, të ndërmarrim veprime dhe tu bëjmë presion qeverive që të bëjnë më shumë. Dita botërore e luftës kundër kancerit është dita e vetme në kalendarin shëndetësor botëror kur të gjithë mund të bashkohemi me një qëllim, ta luftojmë kancerin në një mënyrë pozitive dhe frymëzuese.

4 Shkurti 2019 i dedikohet ngritjes së vetëdijes për të luftuar kancerin dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

World Cancer Day custom poster 2019 al

Tema për vitin 2019 është “Unë jam dhe unë do të” – gjithçka rreth historisë tënde dhe angazhimit tënd.

Kanceri paraqet një grup të madh sëmundjesh që përfshijnë rritjen e pakontrolluar të qelizave. Qelizat ndahen dhe rriten pa kontroll, duke formuar tumore malinje. Kanceri mund të përhapet edhe në indet përreth, mund të përhapet edhe në pjesë më të largëta të trupit nëpërmjet të sistemit limfatik dhe atij të qarkullimit të gjakut. Jo të gjitha tumoret janë kancerogjene.

Kanceri shkakton 20% të rasteve të vdekjes në Rajonin Evropian. Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja dhe 1,7 milionë vdekje e bëjnë kancerin shkaktarin më të madh të mortalitetit dhe morbiditetit në Evropë, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Vlerësohet se numri i rasteve të vdekjes nga kanceri do të rritet për dy herë në 20 deri në 40 vitet e ardhshme, me një rritje më të madhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, gjegjësisht në ato vende të cilat kanë mundësi më të vogla të përballen me ndikimin social dhe ekonomik të sëmundjes.

Në shumë raste kanceri mund të evitohet, ndërsa zbulimi i hershëm e rrit dukshëm mundësinë për shërim. Tashmë dihet mjaft për shkaktarët e kancerit  që të mund të parandalohet rreth 1/3 e të gjitha llojeve të kancerit, ndërsa disa nga llojet më të shpeshta – përfshirë këtu kancerin e gjirit, kancerin kolorektal dhe cervikal – mund të shërohen nëse zbulohen në kohë.

Në rrafsh botëror, më shumë se 70% e të gjitha rasteve të vdekjes ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura mesatare të cilat nuk kanë ose kanë burime të vogla për parandalim, diagnostikim dhe trajtim të kancerit. Pa dallim të nivelit të burimeve, të gjitha vendet mund t’i implementojnë katër komponentat themelore për kontroll ndaj kancerit – parandalimin, zbulimin e hershëm, diagnostikimin dhe trajtimin, si dhe kujdesin paliativ – dhe me këtë të evitohet paraqitja e rasteve të reja të kancerit, të shërohen një numër më i madh i rasteve, si dhe të zvogëlohet vuajtja e personave të sëmurë me kancer.

 

MORTALITETI NGA NEOPLAZMAT MALINJE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Në Republikën e Maqedonisë pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazmat malinje janë shkaktari i dytë i vdekjes. Në vitin 2010 nga kanceri kanë vdekur 3705 persona, ndërsa në vitin 2017 3715 persona, ndërsa shkalla e mortalitetit sillet nga  180,3 në 100000 banorë në vitin 2010 deri më 179,1%000 në vitin 2017.

rak dij 1

Diagrami 1: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë, periudha nga viti 2010 – 2017

Burimi: Instituti i shëndetit publik

Sipas gjinisë, në vitin 2010 numri i meshkujve të vdekur nga neoplazmat malinje është 2218 me një shkallë prej 215,4 në 100000 meshkuj, ndërsa numri i femrave të vdekura 1487 me një shkallë prej 145,1 në 100000 femra. Ky numër në vitin 2017 tek meshkujt është 2189 me një shkallë prej 210,7%000, ndërsa ek femrat 1526 me një shkallë prej 147,4 %000.

 rak dij 2

Diagrami 2: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje sipas gjinisë në Republikën e Maqedonisë, periudha nga viti 2010 – 2017

Burimi: Instituti i shëndetit publik

 

Vendndodhjet primare më të shpeshta të neoplazmave malinje

Tek meshkujt si shkak më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën nga viti 2010-2017 janë neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive me një shkallë të  mortalitetit që sillet nga 64,8 në vitin 2010 deri më 66,9 në vitin 2014 dhe 58,2 në 100000 meshkuj në vitin 2017.

rak dij 3

Diagrami 3: Shkalla e mortalitetit neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive  në Republikën e Maqedonisë tek meshkujt, periudha nga viti 2010 – 2017

 

Burimi: Instituti i shëndetit publik

Tek femrat si shkak më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën nga viti 2010-2017 janë neoplazmat malinje të gjirit. Shkalla e mortalitetit që sillet nga 30,0 në vitin 2010 deri më 26,9 në vitin 2017 në 100000 femra.

rak dij 4

Diagrami 4: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje të gjirit në Republikën e Maqedonisë tek femrat, periudha nga viti 2010 – 2017

Burimi: Instituti i shëndetit publik

 MALIGNI ALB PPT

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive.