Infeksioni me Koronavirus (COVID-19) shkaktohet nga virusi i porsazbuluar Korona  (SARS-CoV2). Sipas njohurive të deritanishme, virusi përhapet kryesisht përmes:

·         Kontaktit të drejpërdrejtë me person të sëmurë, dhe atë në distancë deri në 2 metra (përmes kollës, teshtimës ose të folurit); dhe

·         Kontaktit të tërthortë duke prekur gjësendet dhe sipërfaqet e kontaminuara në të cilat virusi mund të mbijetojë për një afat të shkurtër kohor.

 

Personat që jetojnë në Rajonin evropian duhet t’i mirëmbahen një rregulli kryesor – të mbrojnë veten dhe të mos i sëmurin personat që i kanë pranë, si dhe të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë udhëtimit duke iu përmbajtur udhëzimeve të cilat i publikojnë institucionet shëndetësore publike dhe OBSH-ja.

Njerëzit duhet të ndërmarrin masa të thjeshta, si për shembull të mirëmbajnë higjienën e duarve dhe atë respiratore, të ndërmarrin masa të cilat ndihmojnë për tu mbrojtur nga gripi, por edhe nga sëmundje të tjera infektive. Është me shumë rëndësi që informacionet t’i marrin nga burime të sigurta, që të mos ndikohen nga informacione të rrejshme të cilat do i pengonin në realizimin e masave preventive për mbrojtje personale. Prandaj, për më shumë informacion drejtohuni pranë:

·         Institutit të shëndetit publik http://www.iph.mk/

·         Organizatës Botërore të Shëndetësisë

·         Regional Office for Europe: news updates, travel advice and protective measures for Europe

·         Headquarters: latest global updates and advice

 

Ekzistojnë dy gjëra të cilat nuk do kenë ndikim në mbrojtjen e shëndetit, e këto janë paragjykimet dhe diskriminimi ndaj presonave mbi bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre, përkatësisë etnike ose kulturore. Është me shumë rëndësi që ta kuptojmë se kjo është një kohë kur duhet të tregojmë solidaritet dhe të bashkëpunojmë për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve.

  

Këshilla për të gjithë

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun ose me tretje për dezinfektim që përmban alkool!

 

·         Pse? Nëse në duart tuaja ka viruse, larja me sapun ose me tretje për dezinfektim që përmban alkool i shkatërron ato.

·         Çfarë nënkuptojmë me  „larje të shpeshtë”?

Larja e duarve është me shumë rëndësi pas kryerjes të disa veprimeve:

1.      Pas pastrimit të hundës, kollës apo teshtimës.

2.      Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë.

3.      Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit.

4.      Para ngrënies.

5.      Para dhe pas trajtimit të gërvishtjeve ose plagëve.

6.      Pas përdorimit të tualetit.

7.      Pas ndërrimit të pelenave dhe larjes së fëmijës pas përdorimit të tualetit.

8.      Pas prekjes së kafshëve, ushqimit për kafshët ose mbeturinave që i prodhojnë kafshët.

9.      Pas prekjes së ushqimit të kafshëve shtëpiake.

10.  Pas menaxhimit të mbeturinave.

 

 

·         Cila është mënyra më e drejtë/më e mirë për larjen e duarve?

Larja e duarve duhet të zgjasë rreth 30 sekonda.

Kur teshtini apo kolliteni: mbuloni hundën dhe gojën me mëngë, ose me faculeta të thata. Faculetat hidhni në një kosh të mbyllur për mbeturina dhe lani duart si në mënyrën e përshkruar më sipër.

·         Pse? Me këtë veprim do e parandaloni përhapjen e mikrobeve përmes ajrit dhe tek gjësendet dhe sipëfaqet në mjedisin që ju rrethon. Nëse kolliteni dhe teshtini tek pëllëmbët e duarve tuaja, ju mund t’i infektoni njerëzit me të cilët kontaktoni ose të kontaminoni gjësendet dhe sipërfaqet të cilat i prekni.

 

Evitoni prekjen e duarve, hundës dhe gojës!

·         Pse? Nëse duart tuaja përmbajnë viruse, për shembull nëse keni qenë në kontakt me person të sëmurë, duke e prekur hundën, gojën ose sytë ju mund ta infektoni veten tuaj.

Qëndroni në një distancë me njerëzit e tjerë: qëndroni 2 metra larg personave të sëmurë!

·         Pse? Kur dikush kollitet ose teshtin, spërklat që përmbajnë virusin përmes ajrit mund të infektojnë personin më pranë personit të sëmurë, e për këtë arsye duhet mbajtur një distancë e caktuar.

 

Këshilla për udhëtarët

Nëse udhëtoni për në Kinë, Itali ose vende të tjera ku janë regjistruar raste me Koronavirus

Informohuni për informacionet e fundit dhe kujdesuni për shëndetin tuaj duke i praktikuar këshilat e lartëpërmendura.

Evitoni konsumimin e ushqimeve të pagatuara e të pagatuara mirë që janë me prejardhje shtazore!

·         Pse? Produktet e pagatuara me prejardhje shtazore (mishi, qumështi ose organet e kafshëve) duhet të përgatiten me kujdes që të parandalohet infektimi.

Evitoni çfarë do kontakti me kafshët nëpër tregje!

·         Pse? Supozohet që burimi i infeksionit janë kafshët, kështu që njerëzit mund të infektohen gjatë kontaktit me ato. Gjithashtu duhet të evitohet kontakti me tokën e cila mund të jetë e kontaminuar me tajitje dhe mbeturina të kafshëve të infektuara,  si dhe me sipërfaqet në dyqanet në tregje dhe markete.

Kërkoni ndihmë mjekësore sa më parë të jetë e mundur nëse keni ethe, kolliteni ose keni vështirësi në frymëmarrje, dhe gjatë vizitës njoftoni mjekun për udhëtimet e fundit.

·         Pse? Nëse keni ethe, kolliteni ose keni vështirësi në frymëmarrje është me shumë rëndësi që të kërkoni ndihmë mjekësore sa më parë të jetë e mundur, duke pasur parasysh që simptomat tuaja mund të jenë shenjë se keni  COVID-19. Sipas mundësisë, para se të mbërrini në institucionin shëndetësor lajmëroni ekipin shëndetësor që ata të kenë kohë të ndërmarrin masat e sigurisë.

Nëse ktheheni nga Kina, Italia ose vende të tjera ku janë regjistruar raste me Koronavirus

Kini kujdes nëse manifestoni simptoma të caktuara të ngjashme me ato të COVID-19. Nëse keni ethe, kolliteni apo keni vështirësi në frymëmarrje gjatë 14 ditëve në vazhdim pas kthimit nga udhëtimi, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe njoftoni mjekun për udhëtimet e fundit. (Nëse zhvilloni simptoma ose keni pyetje në lidhje me sëmundjen dhe masat të cilat duhet të ndërmerren, lajmërohuni në numrat e telefonit që do i gjeni në flaer).

 Pse? Ethet, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje janë shenjë se jeni prekur nga COVID-19. Lajmërimi në kohë, mjekëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësor u mundëson t’ju ofrojnë ndihmën dhe këshillat më të mira.

 

Përdorimi i maskës për fytyrë

Si ta vëndoni maskën për fytyrën

Nëse nuk keni kollë, ethe ose vështirësi në frymëmarrje nuk keni nevojë të mbani maskë për fytyrë.

·         Pse? Nuk është vërtetuar se sa mund t’ju mbrojë maska nga infeksioni, por nëse e mbani atë kur nuk jeni të sëmurë, kjo mund të ndikojë negativisht gjatë realizimit të masave të kujdesit – maska t’ju japë një përshtypje të gabuar se jeni të mbrojtur dhe se nuk keni nevojë të realzioni masat e tjera, siç është larja e duarve. Përveç kësaj, mund të mos ketë numër të mjaftueshëm të maskave për punonjësit shëndetësor dhe për personat e sëmurë.

Nëse keni kollë, ethe ose vështirësi në frymëmarrje dhe nëse Ju ose ndonë i afërt i juaji keni qenë në Kinë, Itali pse ndonjë vend tjetër ku janë regjistruar të prekur nga Koronavirusi, ju rekomandohet të mbani maskë për fytyrën dhe ta vendosni ose hiqni atë sipas udhëzimeve në vazhdim.

Si duhet mbajtur maska mjekësore

Pasi të keni konstatuar se keni nevojë të mbani maskë mjekësore, është me shumë rëndësi që ta mbani atë në mënyrën e duhur. Nëse nuk e mbani në mënyrën e duhur, mund të rrezikoheni nga infeksioni.

Mbani mend: maska nuk mjafton dhe nuk ju mundëson mbrojtje të plotë nga infeksioni, por duhet të ndiqni dhe aplikoni të gjitha këshillat për higjienën e duarve dhe për higjienën respiratore.

Vendosja e maskës

·         Vendoseni maskën me kujdes në mënyrë që ta mbuloni hundën dhe gojën.

·         Lidheni maskën fort që ta zvogëloni hapësirën mes fytyrës dhe maskës.

·         Gjatë kësaj kohe maskën nuk duhet ta prekni, sidomos në pjesën e parme të saj.

·         Nëse e prekni rastësisht, lani duart menjëherë.

 

 

Heqja e maskës

·         Lironi maskën nga pas pa e prekur pjesën e parme.

·         Në fillim lironi lidhëset e poshtme.

·         Maskën për një përdorim vendoseni në një qese plasmasi, mbylleni qesen dhe hidhni atë menjëherë në koshin për mbeturina.

·         Pas heqjes së maskës, ose në rast se keni prekur maskë të përdorur, menjëherë lani duart.

·         Nëse maska juaj laget, zëvendësoni atë me një maskë të re, të pastër dhe të thatë.

·         Maskat për një përdorim nuk duhet të përdoren më shumë se një herë.