Bëhet fjalë për të ardhmen tonë – Të ecim para së bashku”

Dita botërore e larjes së duarve është ditë për promovimin e larjes së duarve me sapun si një mënyrë e lehtë, efikase dhe e qasshme për parandalimin e sëmundjeve dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Që nga viti 2008 kjo ditë shënohet nga mbarë botën nga qeveritë, institucionet ndërkombëtare,  organizatat civile, organizatat joqeveritare, kompanitë private, individët, e tj.

Për shembull, UNICEF-i mundohet të:

  • drejtojë përpjekjet e qeverive për të zhvilluar udhëzues kombëtarë për vendet.
  • përforcojë zinxhirët lokal të furnizimit për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme dhe të përballueshme për higjienën e duarve.
  • rrisë mbështetjen nga agjencitë për zhvillim dhe palët e interesuara për t’i mbështetur qeveritë në programet e tyre për higjienën e duarve.

Larja e duarve me sapun është e lehtë!

Secili nga ne mund ta mbrojë veten, familjen dhe komunitetin duke i larë duart me sapun. Edhe pse nevojitet vetëm pak sapun dhe pak ujë, përfitimet janë të mëdha.

Larja e duarve me sapun është efektive!

Kur larja e duarve me sapun praktikohet rregullisht dhe në momente vendimtare, si për shembull pas përdorimit të tualetit ose para kontaktit me ushqimin, ajo mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun nga diarrea dhe pneumonia të cilat mund të shkaktojnë komplikime serioze shëndetësore dhe vdekje. Larja e duarve me sapun gjithashtu ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksioneve të tjera, përfshirë gripin, KOVID-19 dhe një sërë sëmundjesh të tjera infektive.

Larja e duarve me sapun është e pranueshme!

Sot, edhe amvisëritë më të varfra në botë, kanë qasje në sapun. Por, shpenzimet nuk janë pengesa kryesore për larjen e duarve me sapun. Për fat të keq rolin kryesor e kanë zakonet higjienike të individëve.

Shumica e individëve në të gjithë botën kanë mundësi të blejnë sapunë ose detergjentë. Shumë familje që kanë qasje në sapun, në vend të larjes së duarve, shpesh e përdorin atë për larje rrobash, larje enësh ose larje të trupit. Investimet në promovimin e larjes së duarve janë shumë ekonomike dhe mund të rrisin përfitimet shëndetësore nga intervenime të tjera – nga qasja në ujë të pastër dhe kanalizime deri tek promovimi i të ushqyerit.

 FLAER (PDF)

flaer