Dita botërore e luftës kundër kancerit shënohet në 4 shkurt, dhe është themeluar nga Unioni për Kontrollin ndërkombëtar për kancerin. Instituti i shëndetit publik rregullisht publikon shifra për neoplazmat malinje, që paraqesin shkaktarin e dytë me radhë të vdekjeve dhe që kanë një ndikim të madh tek shoqëria këtu tek ne dhe në mbarë botën.
Të dhënat statistikore për neoplazmat malinje janë tregues i rëndësishëm për gjendjet dhe ngarkesën që ka kjo sëmundje tek shoqëria.
Të dhënat janë prezantuar sipas shpërndarjes së kësaj sëmundjeje, sipas numrit të njerëzve tek të cilët është diagnostikuar kjo sëmundje, si dhe sipas numrit të vdekjeve për çdo vit, sipas numrit të personave të cilët për momentin jetojnë me kancer, sipas moshës mesatare të të prekurve nga kanceri, sipas dallimeve që burojnë nga mosha, gjinia, vendbanimi dhe kategorive të tjera.