Dita Botërore e luftës kundër malaries këtë vit përputhet me aktivitetet për shënimin e 70 vjetorit të OBSH-së. 

Kjo ditë shënohet me një sërë intervistash me liderët dhe përfaqësuesit e përgjigjes globale kundër malaries, si dhe për momentet kyçe në luftën kundër kësaj sëmundjeje në 7 dekadat e fundit.

Slogani i këtij viti “Të gatshëm për ta mundur malarien” (Ready to Beat Malaria) e simbolizon energjinë kolektive dhe përkushtimin e komuniteteve për çrrënjosjen e malaries.

Malaria në botë dhe në Republikën e Maqedonisë

Malaria është çrrënjosur në Amerikën veriore,
Evropë dhe Rusi, megjithatë edhe krahas të gjitha angazhimeve për kontrollimin e sëmundjes ajo përsëri shfaqet si në ato rajone, ashtu edhe në rajonet tropikale dhe subtropikale.

Rritja e fundit e numrit të rasteve në rrafsh botëror është si rezultat i ngrohjes globale, rezistencës të mushkonjave ndaj insekticidëve, lëshimeve në aktivitetet për kontrollimin e sëmundjes (mbikëqyrje e dobët epidemiologjike, emigrim i vektorëve, etj.).

Në fund të vitit 2016 janë regjistruar gjithsej 216 milionë të prekur nga malaria në të gjithë botën, për dallim nga 237 milionë në vitin 2010. Vlerësohet se në vitin 2016 445.000 vdekje në mbarë botën janë si pasojë e malaries, dhe  446.000 në vitin 2015. Po atë vit për malarien janë shpenzuar 2,7 miliardë dollarë.

Malaria në Republikën e Maqedonisë deri më 19.12.1973 është regjistruar në formë endemike, pastaj nga OBSH-ja Maqedonia është shpallur si vend pa malarie.

Në periudhën nga viti 1976 – 2017 në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 74 raste me malarie , ndërsa numri më i madh është regjistruar në vitin 1988 (9). Në 5 vitet e fundit, nga viti 2012 – 2017, është regjistruar një numër i madh i rasteve të importuara dhe numri i tyre sillet nga 4-6 raste në vit, me nga një rast vdekjeje në vitin 2014, 2016 dhe 2017 (gjithsej 3 raste).

Malaria: shkaktari, pasqyra klinike, simptomat

Malarien e shkakton  një parazit i llojit Plasmodium, ndërsa e përcjell mushkonja e llojit  Anopheles. Më e përfaqësuar është në Afrikë dhe Azi, që edhe gjeografikisht shtrihen në zonat tropikale dhe subtropikale. Inkubacioni zgjat nga 7-30 ditë.

TRM18 small

Burimihttp://learn.internationalsos.com/travelriskmap2018

Simptomat e sëmundjes janë: ethe, dhimbje koke, debulesë, plogështi, djersitje, dhimbje të muskujve, dhimbje të stomakut, të vjella, diarre, humbje e oreksit, tension i ulët i gjakut, zverdhje e lehtë e lëkurës, kollitje, zmadhim i pankreasit dhe mëlçisë. Ndërkohë mund të vijë edhe deri tek komplikacione serioze të veshkave, trurit, mëlçisë ose zemrës, që mund të shkaktojë delirium, koma ose vdekje.

Të gjithë personat janë të sëmurë potencial nëse pickohen nga një mushkonjë e infektuar.

Megjithatë, më të rrezikuar janë: fëmijët nën 5 vjet, të moshuarit mbi 65 vjet, shtatzënat, personat që për një kohë të gjatë pranojnë terapi me steroide, personat të cilët kanë infeksion të SIDA-s, personat të cilëve u është hequr pankreasi, personat me epilepsi dhe me sëmundje kronike.

Masat preventive, kontrollimi dhe shërimi

Parandalimi i malaries bazohet në dy metoda komplementare: hemoprofilaksë dhe mbrojtje nga pickimi i mushkonjave

Në Evropë hemoprofilaksa zbatohet tek udhëtarët të cilët udhëtojnë në vendet endemike, në mbarë botën, gjegjësisht në vendet ku ka malarie gjatë gjithë vitit dhe ku regjistrohet numri më i madh i të sëmurëve.

Mbrojtja nga pickimi përfshin: përdorimin e rrjetave për mbrojtje (kryesisht të trajtuara me insekticid), përdorimin e veshjeve të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, përdorimin e insekticidëve në lëkurën e ekspozuar.

 

Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë elementet kryesorë për kontrollimin e malaries.

Trajtimi në kohë zvogëlon kohëzgjatjen e sëmundjes, i parandalon komplikacionet dhe vdekjen.

 

 

Prim. Dr. Zharko Karaxhovski

Departamenti për sëmundjet tropikale dhe sëmundjet të cilat trajtohen në karantinë, HIV/SIDA-n dhe SST