wcms_625216-1  cover

Këtë vit Dita Botërore për siguri dhe shëndet në punë shënohet bashkë me Ditën botërore kundër eksploatimit të fëmijëve dhe ka për qëllim të përmirësojë sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorëve të rinj dhe të eliminojë eksploatimin e fëmijëve.

Fushata me rastin e shënimit të kësaj dite synon arritjen sa më të shpejtë të Qëllimeve zhvillimore të qëndrueshme 8.8  dhe 8.7 për siguri dhe shëndet në vendet e punës për të gjithë punëtorët deri në vitin 2030 dhe për eliminimin e të gjitha formave të eksploatimit të fëmijëve deri në vitin 2025. Për ta arritur këtë nevojitet një qasje multisektoriale gjithëpërfshirëse dhe e integruar sepse në mbarë botën ka 541 milionë punëtorë të rinj në moshë nga 15-24 vjet që përfshin edhe 37 milionë fëmijë të ekspozuar ndaj agjensëve të dëmshëm në vendin e punës. Kjo përfaqëson 15% të fuqisë së përgjithshme punuese në botë, ndërsa tek ato mesatarisht vihet re një shkallë më e lartë për 40% e lëndimeve jofatale gjatë punës, për dallim nga punëtorët e rritur.

Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 (të dhëna të marra nga Enti shtetëror i statistikës) ka pasur 5855 të rinj të punësuar në moshë nga 15-19 vjet dhe 38639 nga 20-24 vjet, që paraqet 6.1% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve. Kjo përqindje e ulët e të rinjve të punësuar vjen si rezultat i faktit se në vendin tonë arsimi i mesëm është i detyrueshëm dhe për këtë arsye të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare janë të inkuadruar në procesin  arsimor dhe nuk marrin pjesë në tregun e punës (përveç se në rastet kur janë zgjedhur profesione për të cilat puna praktike është e detyrueshme).

safety-first

Karakteristikat e zhvillimit psikofizik dhe fizik të fëmijëve dhe të rinjve që janë të përfshira në procesin e punës paraqesin një faktor të veçantë të rrezikut që i bën ata jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj rreziqeve profesionale ekzistuese dhe rreziqeve në vendin e punës.

Fushata për shënimin e Ditës botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë këtë vit ka për qëllim t’i nxisë profesionistët e angazhuar në këtë lëmi që t’i identifikojnë të gjitha rreziqet ndaj të cilëve janë të ekspozuar punëtorët e rinj dhe të nxisin miratimin e politikave për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe eliminimin e plotë të të gjitha formave të eksploatimit të fëmijëve.

Shënimit të kësaj dite, Instituti i shëndetit publik i bashkëngjitet me publikimin e dy publikimeve të rregullta – Informacion për lëndimet në vendin e punës në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017dhe  Raporti për punën e realizuar në institucionet e autorizuara të mjekësisë së punës në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.

Përveç kësaj, për herë të parë këtë vit, Instituti i shëndetit publik i publikon kriteret për monitorimin e këtij ndikimi të dëmshëm dhe detyrimet e punëdhënësve për minimizimin e efekteve negative ndaj shëndetit të punëtorëve të ekspozuar gjatë punës. Kriteret në publikimin “Puna në mjedis të hapur gjatë temperaturave të larta dhe atë ulëta” bazohen standardet ndërkombëtare dhe praktikave të mira të vërtetuara që zbatohen në vendet të cilat përballen me këto probleme dhe që angazhohen për krijimin e vendeve të sigurta dhe të shëndetshme të punës për të gjithë punëtorët.