Dita botërore e ujit 2015

Pa ujë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm!

Tashmë për të gjashtën herë Instituti shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me produksionin KAT do shënojë Ditën Botërore të ujit.

Mesazhi i KB me rastin e festës së ujit këtë vit thotë: Pa ujë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm! Instituti i shëndetit publik bashkë me prodhuesit e ujit të ambalazhuar Pelisterka, Kozhuvçanka, Dobra Voda dhe Viziana, fëmijët e Qendrës kreative Xvezda dhe vizitorët, do organizojnë një eveniment më datë 22 Mars (e diel) te Guaska në Parkun e qytetit në Shkup.

Me këtë rast janë organizuar një sërë aktivitetesh që do të mbahen paralelisht nga ora 11 deri në orën 14. për këtë manifestim janë përgatitur edhe fletushka me të dhëna për gjendjen e ujit të pijshëm në mbarë botën, si dhe informacione të dobishme dhe edukative për rëndësinë që ka uji për shëndetin e njeriut.

Punëtoria e artit figurativ do të jetë e hapur për të gjithë fëmijët që do të vijnë në këtë manifestim dhe që do shprehin dëshirë të krijojnë vepra me temë UJIN. Veprat më të mira do dërgohen në Shtëpinë e fëmijës “25 Maji”.

Gjithashtu është përgatitur edhe një performans me titull: “Të kujdesemi për të ardhmen, të kujdesemi për ujin” përmes të cilit do të përcillen mesazhe për rëndësinë e ujit për një jetë të shëndetshme dhe rekomandime se si të kujdesemi që të mos i shterim burimet e ujit të pijshëm. Fëmijët nga Qendra kreative Xvezda, kori Fëmijët e Shkupit, studio e baletit Eureka, udhëheqësja Izabella Novotni, Viktorija Lloba dhe një grup artistësh bashkë me Snezhana Konevska Rusin, përmes këngës dhe lojës do i edukojnë më të rinjtë se si të kujdesen për të ardhmen duke u kujdesur për ujin!

Duart e pastra mund t’jua shpëtojnë jetën, rekomandojnë mjekët.

Në vitin 2010 në Republikën e Maqedonisë qasje në ujë të sigurt për pije ka pasur 95% e popullatës. Sot ky numër ka shënuar një rritje për edhe dy përqind dhe tani është 97%. Kjo tregon se Republika e Maqedonisë bën pjesë në grupin e vendeve të botës me nivel më të lartë të qasjes në ujët të sigurt për pije.

Ky fakt nuk e zvogëlon angazhimin e vendit tonë për të përmirësuar qasjen në ujë të sigurt për pije, kështu që deri në maj të vitit 2020 kjo përqindje do arrijë deri në 98%, thonë ekspertët nga ISHPRM.

Anketa e bërë nga Instituti i shëndetit publik në vitin 2011 nxori në pah se 80% e të anketuarve janë të kënaqur nga uji që pinë. Qytetarët e anketuar deklaruan se preferojnë të pinë ujin nga çezma. Përqindja e qytetarëve të cilët kanë deklaruar po të njëjtën gjë përputhet me përqindjen e atyre që kanë deklaruar se janë të kënaqur nga cilësia e ujit që pinë, gjegjësisht që e përdorin. Për fat të keq gjysma e të anketuarve nuk kanë kujdes si e përdorin/shfrytëzojnë ujin gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme (mirëmbajtja e higjienës personale dhe higjienës së shtëpisë).

Prandaj, bëjmë apel që uji të shfrytëzohet me kujdes sepse Pa ujë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm!

Manifestimin do e begatojnë edhe prodhuesit e ujit të ambalazhuar të cilët do i prezantojnë produktet e tyre, ndërsa vizitorët do kenë mundësi ti provojnë ujërat e ambalazhuar nga prodhuesit në vendin tonë.

SIGURIA E UJIT TË AMBALAZHUAR

Në vitin 2009 në laboratorët e Institutit të shëndetit publik janë analizuar 136 mostra të ujërave minerale, për dallim nga viti 2008 kur janë analizuar 214 mostra të ujërave minerale, e që është tre herë më pak se në vitin 2005 kur janë sjellë për analizë 610 mostra të ujërave minerale. Këtë vit në laboratorët e akredituar të ISHPRM janë analizuar 169 mostra të ujit të ambalazhuar. Gëzon fakti që përqindja e prodhuesve të ujit të ambalazhuar nga vendi ynë krahasuar me vitet e kaluara rritet, por gjithsesi kontrollet e rregullta për sigurinë e ujërave të importuara janë më të shpeshta nga ato që prodhohen në vend. Kjo flet për një interes më të vogël nga ana e prodhuesve në vend për ta kontrolluar sigurinë e produkteve të tyre. ISHPRM ka laboratorë të akredituar me pajisje për analizë të ujërave minerale, analiza mikrobiologjike, agjensë toksikologjik, analiza fiziko-kimike, analiza parazitologjie, mbetje të pesticideve dhe për radioaktivitet. Rekomandohet që këto analiza të bëhen me rregull gjatë gjithë vitit për të gjithë ujërat mineralë.

 Kombet e Bashkuara për çdo vit nxisin manifestime masovike në mbarë botën për të shënuar Ditën Botërore të ujit

 

1 vodaUJI ËSHTË NATYRË

Ekosistemet ndodhen në zemër të ciklit ujor global

Ekosistemet – përfshirë këtu, për shembull, pyjet, moçalet dhe sipërfaqet e gjelbra – ndodhen në zemër të ciklit global të ujërave. Të gjitha ujërat e ëmbla varen nga funksionimi i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm i ekosistemeve, dhe pranimi i ciklit të ujit ka një rëndësi të madhe për arritjen e një menaxhimi të qëndrueshëm me ujërat.

Megjithatë, numri më i madh i modeleve ekonomike nuk i vlerësojnë shërbimet e siguruara nga ekosistemet e ujërave të ëmbël. Kjo shkakton shfrytëzim të paqëndrueshëm të burimeve të ujit dhe degradim të ekosistemeve.

2 voda UJI ËSHTË URBANIZIM

Për çdo javë, një milion njerëz kalojnë nga fshati në qytet  Sot, një nga dy njerëz në planetin tonë jeton në qytet. Qytetet në mbarë botën po rriten me hapa marramendëse – gjatë kohës që ju e lexuat këtë mesazh katër njerëz kanë kaluar të jetojnë në qytet. Më shumë se 20 % e urbanizimit ndodh në vendet e varfra ose në vendet në zhvillim, ndërsa pothuajse 40% e ekpanzionit urban në botë shënon rritje në lagjet e varfra. Sipas parashikimeve, edhe 2,5 miliard njerëz deri në vitin 2050 do kalojnë me banim në qendrat urbane.

 voda 3UJI ËSHTË INDUSTRI

Për të prodhuar një makinë përdoret më sasi më e madhe e ujit se sa do duhej për të mbushur një pishinë noti.Për çdo produkt që prodhohet nevojitet ujë. Disa industri shpenzojnë më shumë ujë se sa disa të tjera. 10 litra ujë përdoren për të bërë një fletë letre. 91 litra për të prodhuar 500 gram plasmasë.             

voda 4UJI DHE ENERGJIA

Uji dhe energjia janë miq të pandarë

Uji dhe energjia janë partnerë natyrorë. Uji nevojitet për të prodhuar energji. Energji nevojitet për të siguruar ujë. Sot, më shumë se 80% e energjisë elektrike fitohet nga avujt e ujit. Uji ngrohet që të krijohet avull që do i vërë në lëvizje gjeneratorët elektrik. Miliarda galonë me ujë duhen pastaj për ftohje.

voda 5UJI ËSHTË USHQIM

Për prodhimin e dy filetove nevojiten 15.000 litra ujë

Çdo amerikan përdor 7.500 litra ujë në ditë – kryesisht për ushqim. Përdorimi joefikas i ujit do të thotë se për prodhimin e 1 kalorie nevojiten 100 litra ujë. Ujitja përfshin 90% të përdorimit të ujit në disa vende të zhvilluara. Në përgjithësi, bujqësia është[ konsumatori më i madh i ujit, dhe atë me 70 % të gjithë sasisë së ujit të përdorur. Deri në vitin 2050 bujqësia do duhet të prodhojë edhe 60% më shumë ushqim në rrafsh global, dhe edhe 100% më shumë në vendet në zhvillim.

Rritja ekonomike dhe mirëqenia individuale ndikojnë tek shprehitë e të ushqyerit ku nga dieta që bazohen në amidon kalohet në dieta që bazohen në mish dhe prodhime të qumështit, prodhimi i të cilëve ka nevojë për sasi më të mëdha të ujit.

Për shembull, për të prodhuar 1 kg oriz nevojiten rreth 3500 litra ujë, ndërsa për 1 kg mish viçi rreth 15.000 litra ujë.  Ndryshimi i mënyrës të të ushqyerit ka ndikim më të madh në sasinë e ujit që shfrytëzohet, e me siguri kjo praktikë e njëjtë do vazhdojë edhe në shekullin e 21.

voda 6UJI ËSHTË BARAZI

Për çdo ditë gratë kalojnë 200 milion orë duke bartur ujë

Në vendet në zhvillim përgjegjësia për sigurimin e ujit për çdo ditë në të shumtën e rasteve bie mbi gratë dhe vajzat. Gratë në këto rajone kalojnë 25% të jetës të tyre duke siguruar ujë për familjet e tyre. Kjo nuk paraqet punë nga e cila mund të sigurojnë të ardhura, as kohë e kaluar për tu kujdesur për familjen ose për të shkuar në shkollë. Investimet për të siguruar ujë të pijshëm dhe sanitacion japin përfitime ekonomike mjaft të mëdha. Për çdo 1$ të investuar përfitimet sillen nga 5 deri më 28$.

Në Raportin për cilësinë e ujit të pijshëm në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 të përgatitur nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë thuhet se 1.301.646 banorë – 63,1% e popullatës në Republikën e Maqedonisë furnizohet me ujë të pijshëm nga sisteme qendrore për furnizim me ujë, të menaxhuar nga ndërmarrje komunale publike që i plotësojnë detyrimet ligjore sa i përket sigurisë dhe kontrollimit të rregullshmërisë shëndetësore të ujit të pijshëm (Raporti për ujin e pijshëm  për vitin 2014. Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë; 2015). Të tjerët furnizohen në mënyrat në vazhdim:

-    213.422 banorë (10,34%) janë të kyçur me sistemin ujësjellës të qytetit.

-   468.471 banorë (22,7%) në fshatra furnizohen furnizohen nga sisteme publike lokale për furnizim me ujë, me të cilat jo gjithmonë menaxhon ndërmarrje publike (në pjesën më të madhe të këtyre objekteve uji nuk dezinfektohet, por edhe nëse dezinfektohet kjo gjë bëhet me preparate klori, jo njëtrajtësisht dhe jo rregullisht).

-    79.703 banorë (3,86%) furnizohen me ujë të pijshëm nga objekte lokale për furnizim me ujë (çezma publike, burime, pompa, dhe objekte të tjera individuale për furnizim me ujë).

Qasja në ujët të sigurt për pije është 97% dhe e vendos Republikën e Maqedonisë në grupin e vendeve në botë ku qasja është mjaft e lartë, por kjo gjë nuk e zvogëlon angazhimin e vendit tonë për të përmirësuar qasjen në ujë të sigurt për pije, kështu që deri në maj të vitit 2020 kjo përqindje do arrijë deri në 98%.

Siguria e ujit të pijshëm nga ujësjellësit në qytete në Republikën e Maqedonisë është në një nivel shumë të lartë. (Grafiku 1)

Grafiku nr. 1 Struktura e rregullshmërisë shëndetësore te mostrat e ujit të pijshëm nga sistemet për furnizim me ujë në qytete në Republikën e Maqedonisë për periudhën nga viti 2002-2014

grafik voda AL

UNDP                                             LOGOSVETSKI DEN VODA