
„NATYRA PËR UJIN – PËRGJIGJJA ËSHTË TEK NATYRA“
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Produksionin KAT – Shkup vazhdon traditën e suksesshme të shënimit të Ditës Botërore të ujit. Këtë vit eventi do të mbahet Qendra kulturore rinore – Shkup më Datë 23.03.2018 (e premte) me fillim nga ora 10-14.
Në datë 22 mars, çdo vit, përmes aktiviteteve të ndryshme në mbarë botën shënohet Dita Botërore e ujit. Republika e Maqedonisë, në organizim të Institutit të shëndetit publik dhe me mbështetje nga Viziana, Kozhuvçanka dhe Magroni, si dhe nga organizata dhe individë të tjerë, këtë vit për të13 herë i bashkëngjitet kremtimit të kësaj dite të
Rëndësishme – DITËS SË UJIT TË PLANETIT TOKË. Për herë të katërt bashkorganizator i këtij eventi është Produksionin KAT – Shkup.
Për çdo vit bota mbarë e shënon këtë ditë me një parullë të re, me çka theksohen segmente të ndryshme që janë të rëndësishme për ujin. Këtë vit kjo ditë shënohet nën moton „ NATYRA PËR UJIN – PËRGJIGJJA ËSHTË TEK NATYRA “ që thekson se duhet ta ruajmë ujin nga ndotja, dhe në këtë mënyrë edhe natyrën si batë për mbijetesën e njeriut.
Në këtë event do vendosen stenda, banerë, do shpërndahen edhe materiale informative të përgatitura nga Instituti i shëndetit publik, Produksioni KAT – Shkup, do marrin pjesë prodhuesit e ujërave të ambalazhuar të përfshirë në event, si dhe nxënës dhe studentë të Fakultetit të mjekësisë dhe ndërtimtarisë, pensionistë të Shtëpisë së pleqve Terezieva dhe Harmonia, fëmijë dhe prindër nga Fshati i fëmijëve SOS, Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi dhe të tjerë. Eventin do e shënojë edhe një punëtori kreative për riciklimin e shisheve nga plasmani, e pasur me vizatime dhe fotografi dedikuar Ditës Botërore të ujit, punëtori dramatike, muzikë, etj.
Në vazhdim do gjeni disa fakte që kanë të bëjnë me Ditën botërore të ujit:
- 2,1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujët të sigurt për pije.
- Deri në vitin 2050 popullata në botë do shtohet rreth 2 miliardë, ndërsa kërkesa për ujë mund të jetë për 30% më e madhe se sot.
- Në rrafsh global, më shumë se 80% e ujërave të zeza që prodhohen nga njerëzit derdhen në ekosistem pa u trajtuar ose pa u ripërdorur.
- 1,8 miliardë njerëz përdorin burime të ujit të pijshëm të ndotura me fekale2, me ç’rast ekspozohen ndaj rrezikut nga kolera, dizenteria, tifo dhe paraliza e fëmijëve. Uji jo i sigurt, kushtet e këqija sanitare dhe higjienike shkaktojnë rreth 842.000 raste të vdekjes për çdo vit.
- 663 milionë njerëz ende nuk kanë burime të rregulluara të ujit të pijshëm.
- Deri në vitin 2050, pothuajse 70% e popullatës botërore do jetojë në qytete , krahasuar me 50% që jetojnë sot.
- Për momentin, pjesa më e madhe e qyteteve në vendet në zhvillim nuk kanë infrastrukturë dhe burime adekuate për menaxhimin me ujërat e zeza në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.
- Mundësitë për shfrytëzimin e ujërave të zeza si burim janë shumë të mëdha. Menaxhimi i sigurt me ujërat e zeza është një burim i pranueshëm dhe i qëndrueshëm i ujit, energjisë, materieve ushqyese dhe materialeve të tjera të ripërtërishme.
- Shpenzimet për menaxhimin me ujërat e zeza janë shumë më të vogla krahasuar me përfitimet për shëndetin e njerëzve, zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm të mjedisit jetësor, duke siguruar kështu mundësi të reja për biznes dhe krijimin e më shumë vendeve të “gjelbra” të punës.
- Sot, rreth 1,8 miliardë njerëz janë të prekur nga degradimi dhe shkretimi i tokës. Së paku 65% e sipërfaqeve pyjore është e degraduar.
- Që nga viti 1900 e deri më sot vlerësohet se janë zhdukur 64-71% e kënetave natyrore, e gjithë kjo si rezultat i aktiviteteve të njeriut.