logo semejstvo

Familjet në zhvillim: Kopenhagë dhe Pekin + 25

Këtë vit shënohet 25 vjetori i Deklaratës së Kopenhagës dhe Platformës për veprim nga Pekini dhe kjo vjen në kohë të një prej krizave më sfiduese shëndetësore dhe sociale botërore. Pandemia e COVID -19 në vitin 2020, fokusohet tek politikat sociale për mbrojtjen e kategorive më vulnerable të individëve dhe familjeve. Ato janë familjet të cilat e mbajnë barrën e krizës, i mbrojnë anëtarët e tyre nga humbjet dhe shqetësimet, kujdesen për fëmijët jashtë shkollës dhe njëkohësisht vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

semejstvo 1

Familja u bë qendra e ndërveprimeve mes gjeneratave, të cilat na mbështesin në këtë krizë. Gjatë krizave ekonomike thellohet edhe varfëria. Pasiguria e rrit nivelin e stresit që shpesh herë ka si pasojë rritjen e dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve. Prandaj mbështetja për familjet vulnerable, për ato që nuk kanë të ardhura ose që i kanë humbur ato gjatë krizës, ato që nuk kanë banim adekuat, familjet me fëmijë të vegjël, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta është më e nevojshme se kurrë më parë.

Në rrafsh global, gratë gjithnjë e më shumë po marrin pjesë në fuqinë punëtore formale dhe joformale, ndërkohë që vazhdojnë të marrin përsipër një barrë joproporcionale të punëve në amvisëri krahasuar me meshkujt, dhe gjithnjë e më të vështirë e kanë të arrijnë një baraspeshë mes punës dhe familjes. Ky problem ka për qëllim të afirmojë, dhe me këtë të ngrejë vetëdijen për barazinë gjinore në familje.

Meqë bota po lufton për tu përballur me krizën COVID-19, ekziston një mundësi reale për ta rishqyrtuar dhe transformuar mënyrën në të cilën funksionojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona, për të nxitur një barazi më të madhe për të gjithë. Megjithatë, është e qartë se barazia gjinore nuk mund të arrihet pa një barazi më të madhe në familje dhe për këtë çështje, si dhe për shumë çështje të tjera, Platforma e Pekinit vazhdon të japë plane vizionare për atë se në çfarë drejtimi duhet të shkojmë.

 

Trendet familjare

Familjet në mbarë botën ndryshojnë, një pjesë e madhe e tyre bëhen familje më të vogla, sepse rritet numri i amvisërive me një prind. Për momentin, 65% e të gjitha familjeve përbëhen nga çifte që jetojnë me fëmijë të moshave të ndryshme, ose nga çifte që jetojnë me fëmijët dhe familjen më të gjerë, siç janë gjyshërit. Numri i vogël i familjeve të zgjeruara dhe numri i madh i familjeve me një prind, vënë një theks të veçantë tek çështja e mbrojtjes sociale.

semejstva 2

 

Roli i familjeve në zhvillim është promovuar nga Samiti botëror për zhvillim social. Mesazhi nga Kopenhaga, pas një çerek shekulli, ka të bëjë me zhvillimin dhe thotë:

„Qëllimet e zhvillimit social bëjnë angazhime të vazhdueshme për zvogëlimin dhe eliminimin e shkaktarëve kryesorë të problemeve sociale në familje dhe shoqëri“.

Është me rëndësi të rikujtojmë se Deklarata gjithashtu njeh „forma dhe sisteme të ndryshme kulturore, politike dhe sociale të familjeve“. Samiti Social Botëror (WSS), e prezantoi konceptin e baraspeshës në një familje punëtorësh, duke rekomanduar përforcimin e politikave të cilat mundësojnë që njerëzit ta kombinojnë punën e paguar me obligimet shtëpiake. Në samit u teksua rëndësia e promovimit të barazisë mes meshkujve dhe femrave në familje dhe shoqëri.

Programi për veprim rekomandon politika sociale dhe ekonomike të dizajnuara për t’i plotësuar nevojat e familjeve me një kujdes të veçantë tek kujdesi ndaj fëmijëve. Përgatitjet për 20 vjetorin e Ditës ndërkombëtare të familjes janë të  fokusuara tek rekomandimet e veçanta për zvogëlimin e varfërisë në familje, rritja e baraspeshës familjare dhe promovimi i integrimit social dhe solidariteti mes gjeneratave.  Puna për promovimin e politikave familjare vazhdon në kontekst të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Rëndësia e mbështetjes, sidomos përmes politikave të orientuara kah familja për arritjen e qëllimeve, atyre që kanë të bëjnë me varfërinë, shëndetin dhe mirëqenien, arsimimin dhe barazinë gjinore, ishte në fokus të diskutimeve të grupeve të ekspertëve.  Si shenjë mbështetjeje për Ditën ndërkombëtare të familjes janë paraparë një sërë eventesh për ngritjen e vetëdijes dhe përfaqësimit në shoqëri.

Manifestimi i këtij viti i Ditës ndërkombëtare të familjes na përkujton se qëllimet nga Kopenhaga vazhdojnë të jenë të rëndësishme gjatë ndryshimeve të shpejta që po ndodhin në botë. Samiti Social Botëror shërbeu si katalizator për integrimin e perspektivës familjare në krijimin e politikave sociale. Promovimi i mëtutjeshëm i politikave për familjen në kontekst të Agjendës për vitin 2030 për zhvillim të qëndrueshëm varet nga ajo se sa mirë janë integruar çështjet e politikave familjare në planifikimin e përgjithshëm zhvillimor në rrafsh kombëtar. Imperativ i politikave të këtilla është që të përballen në mënyrë efektive me numrin e madh të sfidave me të cilat përballen familjet gjatë kësaj krize shëndetësore dhe sociale që ka mbërthyer të gjithë botën.

Njësia për promovim dhe analizë të sëmundjeve

 

Referenca:

  1. https://www.un.org/development/desa/family/international-day-of-families/2020-2.html
  2. https://www.un.org/development/desa/family/wp-content/uploads/sites/23/2020/05/idf2020-copenhagen-background-note.pdf.pdf