Çmimi „13 Nëntori“ të cilin e ndan Qyteti i Shkupit, u jepet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje për arritje në ekonomi, shkencë, art, kulturë, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, sport dhe edukatë fizike, mbrojte dhe promovim të mjedisit jetësor dhe natyrës, punë dhe krijimtari, që paraqesin një kontribut të veçantë për zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe për promovimin e tij dhe afirmimin në vend dhe në botë.

125493028_3628176943895158_992845743912528809_o

 

Epidemiologu dr. Zharko Karaxhovski dhe kryetar i Komisionit për sëmundjet infektive

është në mesin e fituesve të sivjetmë të çmimit  „13 Nëntori“ të cilin e ndan Qyteti i Shkupit, ndërsa është vlerësuar për kontributin e tij në shëndetësi.

 

 

Fitues të tjerë të këtij çmimi janë:

 

Gazetari Toni Dimkov në fushën e gazetarisë, në fushën e arsimit dhe edukimit Servete Fida, në fushën e kulturës – Ljubomir Çadikovski, arkitekti Nikolla Kole Angelovski, Petar Namiçev në fushën e shkencës; pop artisti Dime Popovski në fushën e artit, në fushën e veprimtarisë humanitare, u vlerësuan Andrijana Serafimovska, Teo Tasev, Teodora Trajkovska, Filip Dimishkovski dhe Bojan Ristovski.

 

Në fushën e mbrojtjes shëndetësore, përveç dr. Zharko Karadzovski, u shpërblye edhe ekipi i mjekëve që kryen transplantimin e parë të zemrës në vendin tonë: prof. dr. Sasko Jovev, akademiku Zhan Mitrev, dr. Maja Mojsova, dr. Vasill Papestiev, dr. Marjan Shokarovski, dr. Vangjell Zraveski, dr. Kujtim Xhelili, dr. Tanja Angjusheva, gr. Nikola Hristov, dr. Stefanija Haxhievska, dr. Nadica Mehmedoviq, dr. Vesna Mitashova , dr. Jasmina Ilievska, dr. Marija Gerakovska dhe dr. Dimçe Slavevski.

 

Në fushën e sportit, alpinistja Ilina Arsova. Në kategorinë Personat Juridikë, u vlerësua Shoqata e Artistëve të artit figurativ të Maqedonisë (ShAAFM). Në kategorinë Nxënës dhe studentë, Matej Millosievski, Angela Petrovska, Vedrana Petrova.

 

Qyteti i Shkupit njoftoi se votimi i fshehtë u krye nga Komisioni i emëruar nga Bordi, i përbërë nga: kryetarja Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Loreta Georgievska-Jakovleva, Gazanfer Bajram, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkoski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Rolando Kutirov, Ljubisha Stankoviç dhe Danica Stojanova