Kjo video e realizuar nga Instituti për hulumtime dhe zhvillim (IRD) dhe Instituti Paster nga Parisi, Francë e sqaron rolin thelbësor që ka entomologjia mjekësore në identifikimin e saktë të insekteve-vektorëve të sëmundjeve infektive, dhe me këtë edhe vlerësimin e rrezikut që ato paraqesin për popullatën njerëzore. Entomologjia mjekësore është një nga katër komponentet e projektit evropian MediLabSecure i cili ka për qëllim ta rrisë sigurinë shëndetësore në rajonin e Detit Mesdhe dhe Detit të zi nëpërmjet qasjes së unifikuar në shëndetësi.
Laboratori i virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë Institutit të shëndetit publik është pjesë e projektit evropian MEDI LAB Secure – me qëllim rritjen e sigurisë shëndetësore në rajonin e Detit Mesdhe dhe Detit të zi nga sëmundjet infektive të cilat i përcjellin vektorët. Laboratori është pjesëmarrës në pjesën për Entomologjinë mjekësore dhe virusologjinë humane.