ISHP Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh falënderim ndaj udhëheqësisë së SHA Banka Komerciale-Shkup për donacionin në vlerë monetare bruto prej 4.110.000,00 denarë të dedikuar për pagesën e punonjësve që janë në marrëdhënie të rregullt pune në Institutin e shëndetit publik të RMV-së.

Udhëheqësia e SHA Banka Komerciale-Shkup me këtë donacion dëshiron të falënderojë punonjësit e Institutit të shëndetit publik të RMV-së për angazhimin e madh që bëjnë në përballjen me epideminë e shkaktuar nga koronavirusi COVID 19 në vendin tonë.