PËRFORCIMI I SHËRBIMEVE TË SHËNDETIT PUBLIK, MASAVE DHE AKTIVITETEVE PËR MBËSHTETJEN E MBULIMIT SHËNDETËSOR  UNIVERSAL NË NIVEL NACIONAL.

Imperativ në implementimin e strategjisë shëndetësore nacionale në Republikën e Maqedonisë është përmirësimi i shëndetit të popullatës, nëpërmjet të përmirësimit të komponentëve të shëndetit dhe animimit të të gjithë atyre që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikojnë në gjendjen aktuale.

Popullatë e shëndetshme, në një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të sigurt, një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe siguri nga rreziqet globale dhe lokale shëndetësore publike, nëpërmjet sigurimit të nivelit të duhur të mbulimit shëndetësor universal në procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, është vizioni nacional që bazohet në shkallën më të lartë të diturisë që është në dispozicion dhe që zbatohet në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësimi i segmentit të shëndetit publik në shtetin tonë përmes aktiviteteve të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë dhe 10 qendrave rajonale, institucioneve shëndetësore në të tri nivelet e mbrojtjes shëndetësore, prezantohet përmes mendimeve të ekspertëve, kontrolleve, hulumtimeve analitike dhe vlerësimit të rrezikut, në krijimin e veçantive nga terreni siç është pasqyra individuale, e deri tek analizimi i tyre përmbledhës si një pasqyrë e përgjithshme.

Periudha e kaluar paraqet një kurorë të aktiviteteve serioze në krijimin e një sistemi bashkëkohor të mbrojtjes shëndetësore preventive, gjegjësisht si një instrument themelor në menaxhim me definimin e problemeve prioritare dhe ndërmarrjen e zgjidhjeve adekuate në nivel nacional, rajonal dhe lokal.

Misioni për përforcimin e shërbimeve të shëndetit publik ka për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të popullatës nëpërmjet njohurive të bazuara në shkencë, praktikave të mira, informatave dhe partneriteteve organizative dhe ndikimit për politika të qëndrueshme shëndetësore publike.

Për këtë qëllim, gjendemi përballë sfidave të implementimit të standardeve referente botërore dhe ndjekjes e trajnimit të vazhdueshëm  procedurave analitiko-diagnostike, që duhet të jetë rezultat i përpjekjeve dhe punës së vazhdueshme, entuziazmit, kreativitetit dhe profesionalizmit të të gjithë profesionistëve shëndetësore në fushën e shëndetit publik.

Masat dhe aktivitetet që duhet ta mbështesin mbulimin shëndetësor universal në nivel nacional i referohen implementimit të parimeve themelore për cilësi, efektivitet, efikasitet, partneritet, njëtrajtshmëri, barazi, përgjegjësi. Në këtë kuptim, duke u bazuar në parimin e së drejtës dhe dinjitetit njerëzor, ne ndjehemi përgjegjës për të gjithë popullatën në Republikën e Maqedonisë, për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë, si një institucion nacional shëndetësor është vija e parë e realizimit të qëllimit të tillë, nëpërmjet:

  1. Masave dhe aktiviteteve gjithëpërfshirëse me fokus tek popullata si një tërësi dhe grupet e caktuara sociale dhe ndaj determinantave socio-ekonomike të shëndetit dhe faktorëve më të rëndësishëm të rrezikut.
  2. Bashkëpunimit ndërmjet sektorëve, qasjes multidisciplinare dhe ndërdisciplinore për avancimin e shëndetit- që arrihet me përmirësim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me institucionet shëndetësore të kyçura në fushën e shëndetit publik dhe me pjesëmarrës të tjerë në shëndetin publik;
  3. Bazës shkencore dhe gjithëpërfshirjes në grumbullimin e të dhënave nëpërmjet metodave kualitative dhe kuantitative – që nënkupton aktivitetet e shëndetit publik në bazë të metodave dhe procedurave të vërtetuara shkencërisht dhe të provuara që përdoren për ta promovuar dhe për ta ruajtur shëndetin e popullatës.
  4. Partneritetin me popullatën dhe forcimin e iniciativave qytetare në fushën e shëndetit publik dhe
  5. Efikasitetit dhe efektivitetit në shëndetin publik – që realizohen me arritjen e rezultateve më të mira të mundshme kundrejt resurseve financiare në dispozicion, gjegjësisht arritje e nivelit më të lartë të mundur në shëndetësi me shpenzim më të ulët të resurseve.

Në nivel nacional, ne do vazhdojmë të punojmë për një mbulim shëndetësor universal në fushën e shëndetit publik përmes fushatave për shëndet publik, edukimit shëndetësor, sigurisë së mjedisit jetësor dhe të punës, parandalimit të sëmundjeve, sepse shëndeti është e drejta themelore e njeriut dhe secili nga ne duhet të ketë qasje tek shërbimet për të cilat ka nevojë.

Ju faleminderit