
Kemi kënaqësinë të promovojmë forumin e parë të praktikave të qëndrueshme të jetesës në Evropë, i cili do mbahet në Vjenë më datë 21 nëntor të vitit 2018.
Ta bëjmë jetën tonë më të qëndrueshme përmes adaptimit ndaj jetesës së qëndrueshme, lëvizjes dhe konsumimit ndoshta është sfida më e madhe personale dhe shoqërore e shekullit 21. Kjo sfidë është lajtmotiv i #InheritYourFuture Forum që do të mbahet në MuseumsQuartier në Vjenë. Forumi do jetë një mundësi për takim me krijuesit e politikave, profesionistë, liderë në biznes, sipërmarrës dhe qytetarë, si dhe mundësi që këto të përfshihen në diskutim dhe të skicojnë hapat të cilat duhen bërë për krijimin e shoqërive më të qëndrueshme. Para tyre prezantohen edhe shembuj frymëzues të veprimeve konkrete nga e gjithë Evropa. Shembujt e këtillë mund t’i inkurajojnë njerëzit të jetojnë dhe të sillen në drejtim të promovimit të qëndrueshmërisë.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë njëditore do mund të shqyrtojnë katër skenarë të ardhshëm pozitiv për një Evropë më të qëndrueshme deri në vitin 2040. Skenarët janë krijuar në kuadër të projektit INHERIT. Gjithashtu do mund ta shohin edhe “hartën lëvizjes” në raport me politikat të cilat është e nevojshme të zbatohen që të arrihet një qëndrueshmëri në fushat e veprimit të INHERIT, gjegjësisht „jetesa“, „lëvizja“ dhe „konsumimi“. INHERIT, gjatë dy viteve të fundit i hulumtoi dhe u lidhi praktikat dhe nismat premtuese në Evropë dhe i zgjodhi elementet më konstruktive nga të gjitha ato me qëllim që të krijojë 4 skenarë të ardhshëm. Ato skenarë janë ideuar si nxitje për qytetarët që të pranojnë sa më shumë stile më të qëndrueshme të jetesës.
Më shumë informacion si dhe mundësi për aplikim do gjeni në: https://inherit.eu/