logo_web1 pusenje logo

 

Të nderuar,

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë JU FTON në konferencën për shtyp me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër përdorimit të duhanit -31 mајin.

Këtë vit, Dita Botërore kundër përdorimit të duhanit i dedikohet nevojës pë standardizim të paketimit të cigareve dhe miratimit të rregulloreve ligjore përkatëse, e nën moton “Përgatituni për një paketim të unifikuar”.

Konferenca për shtyp do të mbahet në 30.05.2016 me fillim në orën 11 në mjediset e Institutit të shëndetit publik (salla e madhe).

Përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Institutit të shëndetit publik dhe Qendrës së shëndetit publik – Manastir, do informojnë për aktivitetet me rastin e Ditës Botërore kundër përdorimit të duhanit, por gjithashtu do prezentohen edhe të dhëna statistikore për pirjen e duhanit dhe ndikimin e reklamave, pamjes së paketimit të prodhimeve të duhanit dhe sponsorizimit tek të rinjtë në Republikën e Maqedonisë. Të dhënat janë marrë nga Studimi për sjelljen e të rinjve ndaj shëndetit 2014/2015, Studimi ЕSPAD  për përdorimin e substancave psikoaktive nga fëmijët në moshë 16 vjeçare, i realizuar në vitin 2015, etj.

 

 

Me respekt,

                                                 Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë