
Fushata: Antibiotikët nuk janë ushqim që të mund t’i zgjedhësh pa këshillën e mjekut
Çdo përdorim i panevojshëm e zvogëlon efikasitetin e tyre
Antibiotikët nuk veprojnë tek viruset dhe nuk duhet të përdoren gjatë infeksioneve virusale, siç janë ftohja dhe gripi
FUSHATA 29 shtator – 27 nëntor 2014
Përdorimi racional i antibiotikëve dhe parandalimi i rezistencës antimikrobiale
Fushata do të realizohet përmes seminareve edukative në disa qytete: Veles, Ohër, Prilep, Manastir, Tetovë, Shtip, Kumanovë, Shkup, Koçan dhe Strumicë.
Gjatë këtyre seminareve edukative dyorëshe është paraparë të bëhet edukimi i punonjësve shëndetësor, por edhe popullatës në nivel lokal, për përdorimin racional të antibiotikëve dhe zvogëlimin e rrezikut nga rezistenca antimikrobiale (RAM). Seminaret do ofrojnë informacion për aktivitetet e OBSH-së dhe Ministrisë së shëndetësisë, gjendjen me rezistencën antimikrobiale në Republikën e Maqedonisë dhe përdorimin e antibiotikëve sipas të dhënave të marra nga FSSHM.
Kjo fushatë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe tek punonjësit shëndetësor në vend.
Fushatën e realizon Komisioni multisektorial për ndjekjen e rezistencës antimikrobiale pranë Ministrisë së shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik, Institutin e mikrobiologjisë dhe parazitologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë , Fondin e sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë (FSSHRM) shoqatën Qendra për hulumtime dhe bashkëpunim rajonal “Studiorium”, me mbështetje financiare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qeverisë të Belgjikës.
Çfarë janë Antibiotikët?
Antibiotikët janë barna të cilat përdoren për të shëruar infeksionet bakteriale, siç është pneumonia, sepsa, tuberkulozi. Ato vrasin bakteret dhe parandalojnË rritjen e tyre.
Mesazhe:
- Antibiotikët nuk veprojnë tek viruset dhe nuk duhet të përdoren gjatë infeksioneve virusale, siç janë ftohja dhe gripi.
- Antibiotikët nuk janë ushqim që të mund t’i zgjedhësh pa këshillën e mjekut.
- Çdo përdorim i panevojshëm e zvogëlon efikasitetin e tyre
Rekomandime për përdorimin racional të antibiotikëve dhe rezistencës antimikrobiale
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve, si dhe përdorimi i tyre pa nevojë zvogëlon aftësinë e tyre për të vepruar atëherë kur organizmi vërtetë ka nevojë për to.
Kjo gjë sjell deri në krijimin e rezistencës të baktereve ndaj antibiotikut. Rezistenca është një mekanizëm mbrojtës i baktereve ndaj veprimit të antibiotikëve. Me kalimin e kohës kjo rezistencë rritet, e me rritjen e tyre zvogëlohet numri i antibiotikëve efikas.
Në 25 vitet e fundit nuk është zbuluar ndonjë antibiotik i ri, prandaj nëse duam që antibiotikët të vazhdojnë të kenë efikasitetin e tyre, duhet t’i përdorim në mënyrë racionale. Rezistenca antimikrobiale është problem i cili i tangon të gjithë. Krijuesit e politikave, prodhuesit, mjekët, shfrytëzuesit e tyre.
Ndërgjegjësimi për efektet e përdorimit joracional të antibiotikëve në rrafsh global është mjaft i lartë. Por, në vendet ku përdorimi i antibiotikëve nuk është i rregulluar dhe ata ende mund të merren pa recetë, niveli i ndërgjegjësimit vazhdon të jetë mjaft i ulët.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga OBSH, më tepër se gjysma e të gjitha barnave, përfshirë këtu edhe antibiotikët, jepen ose shiten në mënyrë joadekuate. Gjysma e pacientëve i përdorin antibiotikët në mënyrë joadekuate.
Antibiotikët duhet të përdoren sipas rekomandimeve të mjekut, në përqendrimin, kohëzgjatjen dhe intervalin e caktuar mes dy dozave. Edhe në rastet kur pacienti ndjehet më mirë duhet të vazhdojë të marrë antibiotikun deri në fund dhe deri sa ta mbarojë dozën caktuar nga mjeku. Një nga rregullat më të rëndësishme thotë që asnjëherë nuk duhet përdorur një antibiotik i cili na ka mbetur pas trajtimit të një infeksioni paraprak.
Ky problem nuk ka vetëm pasoja shëndetësore, por ka edhe pasoja ekonomike si për personin e infektuar me baktere rezistente, ashtu edhe për shoqërinë, sepse trajtimi i infeksionit të shkaktuar nga një lloj multirezistent mund të kushtojë deri më100 herë më shumë. Në Evropë tashmë ka vende të cilat përballen me infeksione të pashërueshme, ose që shërohen shumë vështirë.
Orari i ligjëratave në kuadër të fushatës:
Veles (26.09.), Ohër (09.10.), Prilep (16.10.), Manastir (17.10.), Tetovë (23.10.), Shtip (30.10.), Kumanovë (06.11.), Shkup (14.11.), Koçan (20.11.) dhe Strumicë (27.11.).
FLAER PDF PËR MJEKËT
FLAER PDF PËR POPULLATËN
FLAER PDF PËR FARMACITË