Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 02-08.11.2020

Janë testuar gjithsej 19.719  materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 13,3%.

Pozitive janë 7.280 raste, nga 35 qytete, që paraqet një rritje prej 70,1% nga java e kaluar. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar nëShkup (n=3.256; 44,7%), si dhe incidencë më e lartë–527,2/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

 

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 02-08.11.2020, RMV

мапа 02-08.11

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1543, 21,2%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga  30-39 vjet (n=1452; 19,9%),40-49 (n=1403; 19,3%), 50-59 (n=1401; 19,2%) dhe 20-29 (n=1090; 15,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=120; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=252; 3,5%).

Sipas gjinisë, 3.758 (51,6%) femra dhe 3.522 (48,4%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.114 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 127 raste të vdekjes nga 22 qytete, për 41,1% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 94 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 19 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 9 raste në moshë nga 40-49 vjet. 4 raste i përkasin grupmoshës 30-39 dhe 1 asaj nga 20-29 vjet.

 

 


GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 08.11.2020, janë regjistruargjithsej 40.275raste me COVID-19 (I=1.946,4/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Shtip, Kumanovë, Dibër dhe Ohër. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

Tabela 1.Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

 tab1

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 3726,8 në 100 000 banorë, në Sveti Nikole (2.696,0/100.000) dhe në Shkup (2.837,2/100.000), përderisa incidencë nën 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Radovish dhe Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

mapa do 08.11

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 20.666 meshkuj dhe 19.609. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.993,8/100.000, ndërsa tek femrat 1.898,9/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 44vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 8.392(20,8%) I=2189,5/100.000 , ndërsa incidencë më e lartë – 2.631,1/100 000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=7.316) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 467,9 dhe 753,0 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë re gjistruar ku janë raportuar 1.071 dhe 1.884 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

 

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=40.256)

g1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.287) është regjistruar në 04.11.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=7.280) (Grafiku2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=40.275)

g2

15,0% (n=4.536) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm nëPrilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 857 persona të hospitalizur, nga të cilët 285 janë në terapi me oksigjen dhe 18 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,7%), plogështi (41,5%), kollë (39,6%), dhimbje të kokës (18,9%), dhimbje të fytit (15,7%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (11,6%), ethe (13%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,9%).

Tek 7.258 ose 24% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

221 (0,7%)  raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 50 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 76 kanë qenë pa simptoma.

1.540 (5%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 8.324 (27,6%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 5.805 sëmundje kardiovaskulare, 2147 diabet, 1.162 me sëmundje të mushkërive dhe 1.592 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.609 (58,0%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 1.156 raste të vdekjes (Lt = 2.9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 02.11.2020 (n=25), ndërsasipasjavëvenëjavën e 45 (n=127) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=866) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 225,9/100.000. Janëregjistruar 728 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 428 raste të vdekjes tek femrat.

821 (71,0%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=618), diabet (n=303) dhe sëmundje të mushkërive (n=144).

Janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

73 (6,3%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 1077 (93,2%) në spital.

Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=1.156)

g3

678 (2,2%) janë raste të importuara. 10 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 11.753 (38,9%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-01.11.2020 janë kryer gjithsej 272.892 testime nga të cilat  40.275 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 131.885 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=253.173)*

tab2

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 14.890 (37,0%) janë raste aktive, 24.229 (60,2%) persona janë të shëruar (1.272 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 189 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 2.875 (11,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 21.354/ (88,2%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4.Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=40.275)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 6808 10340 376 17524
Tetovë 928 1732 123 2783
Kumanovë 679 1926 94 2699
Shtip 417 1508 38 1963
Prilep 765 974 79 1818
Gostivar 426 1008 69 1503
Strumicë 642 541 38 1221
Veles 678 472 38 1188
Manastir 518 502 34 1054
Ohër 390 532 36 958
Strugë 179 684 77 940
Koçan 288 595 18 901
Kërçovë 299 442 20 761
Kavadar 360 378 7 745
Sveti Nikole 122 424 7 553
Dibër 72 293 18 383
Gjevgjeli 158 219 6 383
Radovish 121 176 12 309
KrivaPallankë 96 184 13 293
Prespë 92 190 10 292
Probishtip 96 163 4 263
Berovë 75 177 4 256
Dellçevë 119 111 10 240
Vinicë 119 114 5 238
Negotinë 157 77 3 237
Vallandovë 35 85 120
MakedonskiBrod 15 96 5 116
Demir Hisar 42 70 2 114
Kratovë 62 34 1 97
Bogdanci 44 38 3 85
MakedonskaKamenica 46 35 1 82
Pehçevë 4 58 1 63
Krushevë 24 20 4 48
Dojran 7 17 24
Demir Kapija 7 14 21
Gjithsej 14890 24229 1156 40275

Grafiku 5.Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=40.275)

 g5

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën4 (Përhapje e gjerë).

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 10.11.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 50.459.886

 

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.257.523

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –21.842.460
    • Raste të vdekjes – 660.506
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 13.366.839
    • Raste të vdekjes – 313.781
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 9.743.751
    • Raste të vdekjes – 150.538
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 3.368.738
    • Raste të vdekjes – 85.868
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 1.362.566
    • Raste të vdekjes – 30.666

 

  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 774.791
    • Raste të vdekjes – 16.151

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 10.11.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik