jendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  05-11.04.2021

Janë testuar gjithsej 27.329 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 4,5%.

Pozitive janë 6.867 raste, nga 35 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 13,4%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 16,2 deri më 29,6%, mesatarisht 24,3%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=2.857; 41,6%), me incidencë javore prej – 462,6/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 525,2/100.000 banorë është regjistruar në NJR Kavadar  (Tabela 1, Kartogrami 1).

 

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID, 05-11.04.2021, RMV

неделна 05-11.04

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.392, 30,2%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=1.245; 18,1%), 40-49 (n=1.201; 17,5%), 30-39  (n=1.176; 17,1%) dhe 20-29 (n=711; 10,4%).  Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=112; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=316; 4,6%). Vihet re një rritje e numrit tek grupmosha nga 0-9 vjet (19,1%), ndërkohë që tek grupmoshat e tjera ka rënie të numrit të të sëmurëve, me një rritje procentuale më të madhe tek grupmosha nga 20-29 vjet (22,5%).

Sipas gjinisë  janë regjistruar 3.515 (51,2%) femra dhe 3.352 (48,8%) meshkuj.

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 6.112 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 25,7% më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 276 raste të vdekjes nga 29 qytete, 6,2% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 238 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 27 në moshë nga 50-59 vjet, 8 persona nga 40-49 vjet, 3 persona nga 30-39 vjet.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 11.04.2021, janë regjistruar gjithsej 142.034 raste me COVID-19 (I=6.864,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 11.04.2021

t1 13.4

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me 11.256,2 në 100.000 banorë, Negotinë (10.619,2/100.000) dhe Shkup (10.253,4/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.823,9 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonska Kamenicë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 кумулативна до 11.04

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 71.611 meshkuj dhe 70.423. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 6.908,8/100.000, ndërsa tek femrat 6.819,6/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,7 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 35.281 (24,8%) me morbiditet specifik prej 9.204,8/100.000, ndërsa morbiditet të lartë specifik prej 9.226,6/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=25.655). morbiditet më i ulët, 1.196,2 dhe 2.515,0 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.738 dhe 6.293 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=142.034)

g1 13.4

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.933) (Grafiku2). Pas 6 javësh rritjeje të numrit të rasteve të reja, përsëri kemi rënie të numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 11.04.2021 (n=142.034)

g2 13.4

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.696 persona (ngjashëm si javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 1.186 janë në terapi me oksigjen dhe 48 ventilim mekanik invaziv.

Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19, ndërsa deri më 11.04.2021 gjithsej janë vaksinuar 7.011  punonjës shëndetësorë me dozën e parë (4.015 – Pfizer/Biontech dhe 2.996– Sputnik V) dhe 5857 (3.817-Pfizer/Biontech dhe 2.040- Sputnik V) me dozën e dytë kundër COVID 19. Nga 31.03.2021 filloi vaksinimi i personave mbi 77 vjet dhe deri më 11.04.2021 janë vaksinuar 8.330 persona.

Nga data 05.04.2021 filloi vaksinimi masiv në pikën e vaksinimit në sallën Boris Trajkovski, ku përveç punonjësve shëndetësor i vaksinuan edhe persona që u përkasin grupeve vulnerable, gjithsej 12.093.

 

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 4.262 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  02.04.2021 dhe 06.04. (n=45), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021  (n=276) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=3.451) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 900,4/100.000. Janë regjistruar 2.651 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.611 raste të vdekjes tek femrat.

3.084 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=2.442), diabet (n=1.048) dhe sëmundje të mushkërive (n=467).

Janë regjistruar edhe 27 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).

204 (4,8%)  persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 4.058 (95,2%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 11.04.2021 (n=4.262)

g3 13.4

Nga 15.02.2020-11.04.2021  janë kryer gjithsej 670.324 testime nga të cilat 142.034 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 323.962  teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=670.333)*

t2 13.4

*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 19.978 persona (14,1%) janë raste aktive 117.794 raste (82,9%)  persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 6.004 (5,1%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 111.790 (94,9%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 11.04.2021 (n=142.034)

g5 13.4

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=142.034)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 9324 52615 1391 63330
Kumanovë 1211 6190 266 7667
Prilep 1033 6235 364 7632
Tetovë 667 5786 255 6708
Manastir 1205 3911 212 5328
Veles 796 4064 150 5010
Gostivar 495 4162 204 4861
Kavadar 589 4139 116 4844
Shtip 452 4009 118 4579
Ohër 750 3625 175 4550
Strumicë 527 2955 153 3635
Strugë 227 2413 168 2808
Koçan 288 2100 85 2473
Kërçovë 280 1869 85 2234
Negotinë 267 1743 48 2058
Gjevgjeli 370 1607 57 2034
Sveti Nikole 129 1226 20 1375
KrivaPallankë 90 1003 50 1143
Prespë 233 872 30 1135
Radovish 143 810 47 1000
Berovë 103 807 29 939
Dellçevë 82 781 32 895
Dibër 59 791 40 890
Probishtip 68 644 22 734
Vinicë 102 561 28 691
Vallandovë 83 486 18 587
Krushevë 115 303 31 449
Bogdanci 69 369 8 446
Demir Kapija 57 318 11 386
Demir Hisar 49 288 10 347
Kratovë 22 307 14 343
Makedonski Brod 42 284 11 337
Pehçevë 20 215 6 241
Makedonska Kamenica 7 204 5 216
Dojran 24 102 3 129
GJITHSEJ 19978 117794 4262 142034

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19 DHE MASAT E REKOMANDUARA

Në periudhën nga 05-11.04.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është  0,92. Nëse bëhet krahasimi i dy periudhave dyjavore, vihet re një rënie minimale e RO në periudhën nga 29.03-11.04.2021 (0,97) krahasuar me 1,09 në periudhën 15-28.03.2021.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

 

Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve, me rekomandim të Komisionit të sëmundjeve infektive në datë 05.04.2021 Qeveria solli vendim për ndalim të lëvizjes së popullatës dhe të automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ora 20:00 deri më 05:00 часот, duke filluar nga data 06 prill 2021 deri më 20 prill 2021.  Njëkohësisht mbzllen edhe objektet hotelierike, bastoret, dhe kazinotë për vizitorë, si dhe sallat e fitnesit, qendrat sportive dhe mjediset për aktivitete sportive.  Ndalohet organizimi, mbajtja dhe prania/ pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe evente të kësaj natyre, nga data 06.4 deri më 20.4.2021. Për më shumë informacion në lidhje me këto masa vizitoni vlada.mk

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më  04.04.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 130.459.184 (4.038.292 në 7 ditët e fundit,

5% më shumë krahasuar me javën e kaluar)

  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.842.325 (71.355 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë krahasuar me javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 56.589.190 (1.3618 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.368.633 (37.185 në 7 ditët e fundit, 15% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 45.877.941 (1.638.947 në 7 ditët e fundit, 2% më pak krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 980.586 (24.534 në 7 ditët e fundit, 2% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 15.212.235 (592.349 në 7 ditët e fundit, 36% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 054 (4.317 në 7 ditët e fundit, 46% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 7.693.094 (297.763 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 160.612 (3.699 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 3.120.296 (58.858 në 7 ditët e fundit, 6% më pak krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 78.523 (1.077 në 7 ditët e fundit, 20% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.965.683 (105.757 në 7 ditët e fundit, 25% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 31.904 (543 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë krahasuar me javën e kaluar)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 13.04.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik