Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 11-17.01.2021

Janë testuar gjithsej 14.111 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 8.4%.

Pozitive janë 2.397 raste, nga 34 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 0,3%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.089; 45,4%), si dhe incidencë javore–176,3/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Prespë – 238,5/100.000 banorë  (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19 11-17.01.2021, RMV

мапа 11-17.01.2021

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=631, 26,3%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga  40-49 (n=446; 18,6%),30-39 (n=422; 17,6%), 50-59 (n=403; 16,8%) dhe 20-29 (n=352; 14,7%).  Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=31; 1,3%) dhe 10-19 vjet (n=112; 4,7%).

Sipas gjinisë 1.194 (49,8%) femra dhe 1.203 (50,2%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.785 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 29,7% më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 79 raste të vdekjes nga 23 qytete, për 6,8% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 62 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 13 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 3 raste në moshë nga 40-49 vjet, 1 në moshë nga 30-39 vjet.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 17.01.2021, janë regjistruar gjithsej 88.992 raste me COVID-19 (I=4.300,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Strugë, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, 2020 deri më 17.01.2021

tabbb1

Në të gjitha qytetet vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në Kërçovë, Probishtip, Makedonski Brod dhe Kratovë vihet re një rritje minimale, ndërsa në Dibër, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Krushevë dhe Pehçevë ka rritje më të madhe të numrit  të rasteve të reja. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 6.521,4  në 100 000 banorë, në Shkup (6.251,2/100.000) në Sveti Nikole (5.172,6/100.000), Кavadar (5.551,4/100.000), përderisa incidencë nën 2.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

mapa do 17.01.2021

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 45.386 meshkuj dhe 43.606 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.378,7/100.000, ndërsa tek femrat 4.222,7/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 20.816(23,4%) I= 5.430,9/100.000,  ndërsa incidencë më e lartë –5.871,9/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=16.327) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 772,9 dhe 1.511,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.769 dhe 3.782 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=88.992)

graf1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas 6 javësh rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja, në dy javët e fundit po vihet re një stabilizim i numrit.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=88.992)

graf2

11,0% (n=8.029)  e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa 64.840 (89,0%) të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 704 (12,1% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 282(8,9%) janë në terapi me oksigjen dhe 14 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 2.715 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=217) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.135) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 557,0/100.000. Janë regjistruar 1.718 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 997 raste të vdekjes tek femrat.

2.003(82,1%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.568), diabet (n=706) dhe sëmundje të mushkërive (n=315).

Janë regjistruar edhe 22 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

166 (6,1%)  persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.549 (93,9%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=2.715)

graf33

1.029(1,4%) janë raste të importuara. 11 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02.2020-17.01.2021 janë kryer gjithsej 432.241 testime nga të cilat 88.992 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 208.896 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut   (n=432.241)*

tab2

*9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 12.500 (14,0%)  janë raste aktive, 73.777 (82,9%) persona janë të shëruar (3.263 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 395 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 4.400 (6,0%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 69.377 (94,0%) në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (88.992)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 7304 30463 843 38610
Kumanovë 455 4377 186 5018
Tetovë 468 4299 190 4957
Prilep 302 3941 225 4468
Gostivar 332 3044 157 3533
Shtip 172 3182 81 3435
Manastir 254 2766 147 3167
Veles 335 2521 100 2956
Ohër 355 2190 107 2652
Strumicë 385 1985 102 2472
Kavadar 395 1947 47 2389
Strugë 165 1835 141 2141
Koçan 138 1522 37 1697
Kërçovë 152 1455 55 1662
Sveti Nikole 53 994 14 1061
Gjevgjeli 130 802 21 953
Negotinë 173 751 18 942
Dibër 118 564 32 714
Prespë 112 578 18 708
KrivaPallankë 88 581 32 701
Radovish 74 567 32 673
Berovë 57 489 18 564
Dellçevë 148 357 25 530
Probishtip 30 434 12 476
Vinicë 44 422 10 476
Vallandovë 29 290 6 325
Demir Hisar 13 222 6 241
Makedonski Brod 15 213 9 237
Bogdanci 38 170 6 214
Kratovë 16 184 9 209
Krushevë 34 138 18 190
Makedonska Kamenica 46 138 4 188
Demir Kapija 36 139 2 177
Pehçevë 26 146 3 175
Dojran 8 71 2 81
Gjithsej 12.500 73.777 2.715 88.992

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm 17.01.2021 (n=88.992)

 graf5

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).

 

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 12.01.2021

  • Numri i rasteve të konfirmuara në botë – 88.387.352(4.953.758 në 7 ditët e fundit,20% më shumë se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 1.919.204(85.436 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –38.861.668(2.522.297në 7 ditët e fundit, 30% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 910.741(38.183 në 7 ditët e fundit,18% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 28.797.583(1.806.928 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 626.804(36.041 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 12.257.684(206.670 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 187.786(3.293 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 5.149.132(171.280në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 124.836(2.775 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –2.135.878(171.280në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes –47.905(4.313 në 7 ditët e fundit, 31% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.184.662(71.939 në 7 ditët e fundit, 36% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 21.119(831 në 7 ditët e fundit, 14% më shumë se javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 19.01.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik