Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 12.10-18.10.2020
Janë testuar gjithsej 13.213 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje shumë e vogël.
Pozitive janë 2.676 raste, nga 34 qytete, që paraqet një rritje prej 19,3% nga java e kaluar. (Tabela 1). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.375; 51,4%),ndërsa incidencë më e lartë javore në Gjevgjeli–228,3/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 12.10-18.10.2020, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës nga 30-39 vjet (n=559, 20,9%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=522; 19,5%),20-29 (n=470; 17,6%), mbi 60 (n=469; 17,5%) dhe 50-59 (n=443; 16,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=79; 3,0%) dhe 10-19 vjet (n=134; 5,0%).
Sipas gjinisë, 1.282 (47,9%) femra dhe 1.394 (52,1%) meshkuj.
96 (7,3%) janë shtruar në spital, ndërsa tek 305 (23,3%) persona janë regjistruar komorbiditete.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 (35,9%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. 26 (2,0%) persona kanë pasur histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.089 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.
Janë raportuar 49 raste të vdekjes nga 16 qytete, për 58,1% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 38 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 9 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 2 raste në moshë nga 40-49 vjet. Komorbiditete janë regjistruar tek 35 nga personat e vdekur.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 18.10.2020, janë regjistruargjithsej 23.790 raste me COVID-19 (I=1.149,7/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Gostivar dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 2.745,2 në 100 000 banorë dhe në Sveti Nikole Николе (2.067,1/100.000), përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Strugë, Koçan, Dibër,Berovë, Dellçevë dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 12.178 meshkuj dhe 11.612 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.174,9/100.000, ndërsa tek femrat 1.124,5/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 43,7vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 5.007(21,0%) I=1.306,3/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 1.534,6/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=4.267) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 342,5 dhe 495,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 784 dhe 1.239 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=23.790)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=593) është regjistruar në 16.10.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=23.790)
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=2.676) (Grafiku 3).
Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=23.790)
17,4% (n=3.874) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 519 persona të hospitalizur, nga të cilët 168 janë në terapi me oksigjen dhe 19 ventilim mekanik invaziv.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (66,9%), plogështi (42,6%), kollë (38,8%), dhimbje të kokës (17,1%), dhimbje të fytit (15,9%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (12,2%), ethe (12,3%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,3%).
Tek 5.573 ose 25,0% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
178 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 44 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 71 kanë qenë pa simptoma.
Tek 6.388 (28,6%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 4.457 sëmundje kardiovaskulare, 1.680 diabet, 894 me sëmundje të mushkërive dhe 1.126 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.281 (59,0%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
1.164 (5,2%) raste janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 846 raste të vdekjes (Lt = 3,8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në në 19.06.2020, 27.06.2020 dhe në 18.10.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=625) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 163,1/100.000. Janë regjistruar 535 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 311 raste të vdekjes tek femrat.
680 (80,4%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=505), diabet (n=237) dhe sëmundje të mushkërive (n=117).
Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3 gra shtatzëna.
51 (6,0%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 795 (94,0%) në spital.
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=846)
553(2,5%) janë raste të importuara. 8 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 9.042 persona (40,5%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga 15.02-18.10.2020 janë kryer gjithsej 221.774 testime, nga të cilat 23.790 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë
107.184 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=221.782)*
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste pozitive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
Të gjithë laboratorët | 221.782 | 23.790 | 4.982 | 24 | 216.800 | 23.766 |
ISHP Virusologjia | 88.420 | 11.800 | 3.226 | 22 | 85.194 | 11.778 |
QSHP Shkup | 4.214 | 772 | 0 | 0 | 4.214 | 772 |
Avicena | 25.800 | 2.256 | 0 | 0 | 25.800 | 2.256 |
Biotek | 22.353 | 1.342 | 0 | 0 | 22.353 | 1.342 |
Klinika Zhan Mitrev | 28.589 | 2.140 | 0 | 0 | 28.589 | 2.140 |
Sistina | 22.619 | 1.411 | 0 | 0 | 22.619 | 1.411 |
LAOR | 2.965 | 183 | 0 | 0 | 2.965 | 183 |
ASHAM | 15.495 | 2.609 | 1.756 | 2 | 13.739 | 2.607 |
Fakulteti i veterinarisë | 755 | 81 | 0 | 0 | 755 | 81 |
Mjekësia ligjore | 849 | 23 | 0 | 0 | 849 | 23 |
QSHP Manastir | 5.870 | 829 | 0 | 0 | 5.870 | 829 |
KSIGJF | 1.106 | 147 | 0 | 0 | 1.106 | 147 |
KGJA | 1.302 | 44 | 0 | 0 | 1.302 | 44 |
Sinlab | 1.437 | 145 | 0 | 0 | 1.437 | 145 |
*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 5.552 (23,3%) janë raste aktive, 17.392 (73,1%) persona janë të shëruar (977 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 146 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).
Nga këto 2.649 (15,2%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 14.743 (84,8%) në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=23.790)
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=23.790)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 2676 | 6972 | 296 | 9944 |
Kumanovë | 225 | 1682 | 79 | 1986 |
Tetovë | 288 | 1342 | 97 | 1727 |
Shtip | 159 | 1258 | 29 | 1446 |
Gostivar | 104 | 879 | 57 | 1040 |
Prilep | 226 | 658 | 47 | 931 |
Strugë | 75 | 604 | 70 | 749 |
Strumicë | 358 | 211 | 19 | 588 |
Koçan | 195 | 363 | 11 | 569 |
Ohër | 86 | 403 | 21 | 510 |
Manastir | 151 | 300 | 15 | 466 |
Veles | 97 | 319 | 17 | 433 |
Sveti Nikole | 58 | 361 | 5 | 424 |
Kërçovë | 78 | 323 | 17 | 418 |
Kavadar | 85 | 234 | 4 | 323 |
Dibër | 50 | 244 | 15 | 309 |
Gjevgjeli | 115 | 97 | 1 | 213 |
Prespë | 38 | 158 | 5 | 201 |
Kriva Pallankë | 62 | 108 | 8 | 178 |
Dellçevë | 102 | 63 | 7 | 172 |
Radovish | 70 | 96 | 6 | 172 |
Berovë | 44 | 124 | 2 | 170 |
Vinicë | 49 | 97 | 4 | 150 |
Probishtip | 20 | 120 | 1 | 141 |
Makedonski Brod | 4 | 89 | 5 | 98 |
Vallandovë | 47 | 36 | 83 | |
Negotinë | 29 | 39 | 3 | 71 |
Demir Hisar | 4 | 59 | 2 | 65 |
Pehçevë | 7 | 46 | 53 | |
Makedonska Kamenica | 14 | 26 | 40 | |
Bogdanci | 19 | 18 | 1 | 38 |
Kratovë | 7 | 24 | 31 | |
Krushevë | 18 | 2 | 20 | |
Dojran | 7 | 9 | 16 | |
Demir Kapija | 3 | 12 | 15 | |
Grand Total | 5552 | 17392 | 846 | 23790 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Shkupi, Strumica, Prilepi dhe Gjevgjelia janë në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
- Kërçova, Kavadari, Berova, Sveti Nikole, Prespa, Koçani, Pehçeva, Vallandova, Bogdanci, Tetova dhe Kumanova, janë në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
- Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).
Në tabelën 4 është prezantuar pasqyra momentale e rasteve aktive sipas komunave.
Tabela 4. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup, Strumicë, Prilep dhe Gjevgjeli (n=3.365)
Qyteti/Komuna | Raste aktive | Qyteti/Komuna | Raste aktive |
Shkup | 2.668 | Strumicë | 358 |
Aerodrom | 535 | Strumicë | 292 |
Karposh | 445 | Bosillovë | 33 |
Qendër | 442 | Vasilevë | 19 |
KisellaVoda | 319 | Novo Sellë | 14 |
Gazi Babë | 280 | Prilep | 226 |
Gjorçe Petrov | 215 | Prilep | 218 |
Çair | 115 | Dollnen | 4 |
Butel | 111 | Krivogashtani | 4 |
Të pacaktuar | 59 | Gjevgjeli | 113 |
Ilinden | 36 | ||
Sopishte | 20 | ||
Petrovec | 17 | ||
Shuto Orizare | 16 | ||
Saraj | 16 | ||
Të huaj | 12 | ||
Çuçer Sandevë | 9 | ||
Haraçinë | 8 | ||
Zelenikovë | 8 | ||
Studeniçan | 5 |
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 11.10.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 37.109.851
Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.070.355
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara –17.794.771
- Raste të vdekjes – 588.867
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 7.911.036
- Raste të vdekjes – 126.917
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 6.918.265
- Raste të vdekjes – 24709
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 605.478
- Raste të vdekjes – 66.329
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara –1.2719
- Raste të vdekjes –27.255
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 651.841
- Raste të vdekjes – 14.265
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 19.10.2020
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik