Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 14.05.2020

Janë testuar gjithsej 460 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 17.

Raste janë regjistruar në 6 qytete. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 14.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Tetovë 6 0
Shkup 3 1
Prilep 3 0
Kumanovë 2 0
Veles 2 1
Manastir 1* 0
Gjithsej 17 2

 

Nga skriningu i realizuar nëpër kopshtet në Shkup dhe Manastir, është regjistruar një rast pozitiv nga 225 punonjës. Rasti pozitiv është nga Manastiri.

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 10 janë femra dhe 7 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 9 pacientë të rinj. Tek 10 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 7 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 16 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 2 raste të vdekjes, nga Velesi dhe Shkupi. Personat e ndjerë janë në moshë 72 dhe 90 vjet. Njëri prej tyre ka pasur simptoma. Të dy kanë pasur komorbiditet dhe kanë qenë të shkruar në spital. Nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit, por kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 14.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.740  raste me  COVID-19 (I=84,1/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.740 84.1 97 4.7 5.6%
Shkup 592 95.8 19 3.1 3.2%
Kumanovë 413 289.4 20 14.0 4.8%
Prilep 193 202.5 12 12.6 6.2%
Tetovë 131 65.6 10 5.0 7.6%
Veles 113 170.5 7 10.6 6.2%
Strugë 69 101.7 14 20.6 20.3%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 35 66.4 2 3.8 5.7%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 26 25.5 2 2.0 7.7%
Gostivar 19 15.9 2 1.7 10.5%
Ohër 17 30.3 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 6 25.1 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Pehçevë 3 60.1 0 0.0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kratovë 2 20.9 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Berovë 1 7.7 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 1 4.2 100.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 289,4 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 202,5/100.000banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Veles 167,5/100.000 dhe në Strugë 101,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup,  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

15.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 830 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 910 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 80,1/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 88,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 381 (21,9%), I= 99,4/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 131,6/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=366) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 27,1 dhe 29,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 62, gjegjësisht 74 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.740)

15.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.740)

15.5.3

 

Nga rastet e raportuara, 25,3% (n=441) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,2%), kollë (54,6%), plogështi (37,7%), ethe (19,7%), dhimbje koke  (15,1%), dhimbje e fytit (14,7%), vështirësi në frymëmarrje (14,6%), ndërsa 567 ose 32,6% e personave janë pa simptoma.

416 ose 73,4% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 533 (30,6%) kanë edhe sëmundje kronike, 367 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 118 janë me diabet, 92 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 21 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  76 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 232 (52,6%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 245 (14,1%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 97 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=64) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 16,7/100.000 banorë. Tek 72 (74,2%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (5,5%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 1.032 (59,9%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 20.548 materiale, 1.740  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 9.931 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

 (n=20.548)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej)
GJITHSEJ 20.548 1.740
ISHP- Virusologjia 13.728 1.405
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 548 38
Avicena (skrining) 500 32
Biotek (privat) 1.149 48
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.682 162
Sistina (privat) 571 22
ASHAM 370 33

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 392 (22,5%) janë raste aktive, 1.251 (71,9%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 233 (18,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.018 (81,4%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.740)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 134 439 19 592
Kumanovë 43 350 20 413
Prilep 63 118 12 193
Tetovë 68 53 10 131
Veles 49 57 7 113
Strugë 6 49 14 69
Dibër 47 4 51
Shtip 1 32 2 35
Koçan 4 25 2 31
Manastir 7 17 2 26
Gostivar 3 14 2 19
Ohër 2 15 17
Demir Kapi 5 2 7
Kriva Pallankë 2 4 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 1 2 3
Kërçovë 2 2
Kratovë 2 2
Probishtip 2 2
Vinicë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Strumicë 2 2
Negotinë 2 2
Berovë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 392 1.251 97 1.740

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.740)

 15.5.4

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 15.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 14.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.248.389 (77.965 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 292.046 (4.647 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.801.668 (21.352 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 161.413 (1.614 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.819.553 (37.989 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 109.121 (2.617 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 805 (9.535 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 389 (130 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 16282 (1.081 нов)
    • Raste të vdekjes – 6.622 (44 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 116.617 (5.685 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 921 (175 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 51.752 (2.323 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 567 (67 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 15.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik