Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 17.05.2020
Janë testuar gjithsej 286 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 25.
Nga numri i përgjithshëm 124 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, Veles dhe Manastir, pa raste pozitive.
Raste janë regjistruar në 5 qytete. (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 17.05.2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 16 | 1 |
Tetovë | 4 | 0 |
Veles | 2 | 0 |
Strugë | 1 | 1 |
Ohër | 2 | 0 |
Kumanovë | 0 | 1 |
Gjithsej | 25 | 3 |
Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 9 janë femra dhe 16 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 4 pacientë të rinj. Tek 7 persona është vërtetuar komorbiditet.
Gjithsej 20 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 8 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Janë regjistruar 3 raste të vdekjes, nga Kumanova, Shkupi dhe Struga, në moshë nga 51-61 vjet, me simptoma dhe të shtruar në spital. Tek dy nga të ndjerit janë regjistruar komorbiditete. Nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 17.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.817 raste me COVID-19 (I=87,8/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Gjithsej | Incidenca /100 000 | Raste të vdekjes (gjithsej) | Mortaliteti | Letaliteti |
Gjithsej | 1.817 | 87.8 | 104 | 5.0 | 5.7% |
Shkup | 628 | 101,7 | 21 | 3,4 | 3,3% |
Kumanovë | 416 | 291,5 | 21 | 14,7 | 5,0% |
Prilep | 200 | 209,8 | 12 | 12,6 | 6,0% |
Tetovë | 147 | 73,6 | 12 | 6,0 | 8,2% |
Veles | 121 | 182,6 | 8 | 12,1 | 6,6% |
Strugë | 70 | 103,2 | 15 | 22,1 | 21,4% |
Dibër | 51 | 183,8 | 4 | 14,4 | 7,8% |
Shtip | 36 | 68,3 | 2 | 3,8 | 5,6% |
Koçan | 31 | 64,6 | 2 | 4,2 | 6,5% |
Manastir | 27 | 26,5 | 2 | 2,0 | 7,4% |
Ohër | 21 | 37,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Gostivar | 19 | 15,9 | 2 | 1,7 | 10,5% |
Negotinë* | 9 | 38,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kriva Pallankë | 6 | 25,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kavadar | 5 | 11,6 | 1 | 2,3 | 20,0% |
Gjevgjeli | 4 | 11,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Radovish | 4 | 12,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Krushevë | 3 | 31,5 | 1 | 10,5 | 33,3% |
Pehçevë | 3 | 60,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Strumicë | 2 | 2,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Probishtip | 2 | 13,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Makedonski Brod | 2 | 17,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vinicë | 2 | 10,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kratovë | 2 | 20,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kërçovë | 2 | 3,5 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Demir Hisar | 1 | 11,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Berovë | 1 | 7,7 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vallandovë | 1 | 8,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Dellçevë | 1 | 4,2 | 1 | 4,2 | 100,0% |
*7 persona janë banorë të Demir Kapisë
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 291,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 209,8/100.000banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Veles 182,6/100.000, në Strugë 103,2/100.000 dhe në Shkup 101,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 872 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 945 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 84,1/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 91,5/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 394 (21,7%) I= 102,8/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 135,2/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=374) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 28,4 dhe 32 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 65, gjegjësisht 82 raste përkatësisht.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.817)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.817)
Nga rastet e raportuara, 25,1% (n=456) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.
Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,6%), kollë (53,9%), plogështi (37,3%), ethe (19,9%), dhimbje koke (15,0%), dhimbje e fytit (14,4%), vështirësi në frymëmarrje (14,3%), ndërsa 588 ose 32,4% e personave janë pa simptoma.
436 ose 74,1% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 554 (30,5%) kanë edhe sëmundje kronike, 381 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 122 janë me diabet, 95 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 23 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 81 me sëmundje të tjera kronike.
Tek personat e shtruar në spital 241 (52,9%) janë me komorbiditete.
Janë regjistruar 251 (13,8%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 104 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=67) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 17,5/100.000 banorë. Janë regjistruar 70 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 34 raste të vdekjes tek femrat. Tek 77 (74,0%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete. 13 (12,5%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 91 (87,5%) në spital.
96 (5,3%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.090 (60,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 21.722 materiale, 1.817 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 10.498 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
(n=21.722)
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste positive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
GJITHSEJ | 21.722 | 1.817 | 705 | 1 | 21.017 | 1.816 |
ISHP- Virusologjia | 14.349 | 1.465 | 355 | 1 | 13.994 | 1.464 |
Fakulteti i veterinarisë (skrining) | 577 | 45 | 0 | 0 | 577 | 45 |
Avicena (skrining) | 515 | 33 | 0 | 0 | 515 | 33 |
Biotek (privat) | 1.232 | 48 | 0 | 0 | 1.232 | 48 |
Klinika Zhan Mitrev (privat) | 3.782 | 165 | 0 | 0 | 3.782 | 165 |
Sistina (privat) | 619 | 27 | 0 | 0 | 619 | 27 |
ASHAM | 648 | 34 | 350 | 0 | 298 | 34 |
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 412 (22,7%) janë raste aktive, 1.301 (71,6%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 240 (18,4%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.061 (81,6%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.817)
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 152 | 455 | 21 | 628 |
Kumanovë | 31 | 364 | 21 | 416 |
Prilep | 63 | 125 | 12 | 200 |
Tetovë | 79 | 56 | 12 | 147 |
Veles | 50 | 63 | 8 | 121 |
Strugë | 4 | 51 | 15 | 70 |
Dibër | 47 | 4 | 51 | |
Shtip | 2 | 32 | 2 | 36 |
Koçan | 4 | 25 | 2 | 31 |
Manastir | 8 | 17 | 2 | 27 |
Gostivar | 6 | 15 | 21 | |
Ohër | 2 | 15 | 2 | 19 |
Demir Kapi | 5 | 2 | 7 | |
Kriva Pallankë | 2 | 4 | 6 | |
Kavadar | 4 | 1 | 5 | |
Gjevgjeli | 4 | 4 | ||
Radovish | 4 | 4 | ||
Krushevë | 2 | 1 | 3 | |
Pehçevë | 1 | 2 | 3 | |
Kërçovë | 2 | 2 | ||
Kratovë | 1 | 1 | 2 | |
Probishtip | 2 | 2 | ||
Vinicë | 2 | 2 | ||
Makedonski Brod | 2 | 2 | ||
Strumicë | 2 | 2 | ||
Negotinë | 2 | 2 | ||
Berovë | 1 | 1 | ||
Vallandovë | 1 | 1 | ||
Demir Hisar | 1 | 1 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 412 | 1.301 | 104 | 1.817 |
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.817)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik shumë të lartë.
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).
Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 17.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 17.05.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.529.027 (100.096 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 307.565 (5.038 të reja)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 1.874.075 (22.184 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 166.121 (930 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 1.966.932 (57.449 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 118.799 (3.742 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 568 (10.900 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 841 (140 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 169.546 (825 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 6.730 (33 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 134.531 (6.536 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 4.351 (150 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 58.663 (2.202 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 710 (43 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 18.05.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik