Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  22-28.02.2021

Janë testuar gjithsej 20.161  materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 27,2%.

Pozitive janë 3.628 raste, nga 32 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 56,4%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.675; 46,2%), si dhe incidencë javore–271,2/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Negotinë dhe Kavadar- 641,4/100.000 banorë  (Tabela 1, Kartogrami 1).

 

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, 22-28.02.2021, RMV

22-28.02

 

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=911, 25,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=666; 18,4%), 40-49  (n=660; 18,2%), 50-59 (n=612; 16,9%) dhe 20-29 (n=530; 14,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=61; 1,7%) dhe 10-19 vjet (n=188; 5,2%).

Sipas gjinisë  janë regjistruar 1.762 (48,5%) femra dhe 1.866 (51,5%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.766 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është njësoj si javën e kaluar.

Janë raportuar 69 raste të vdekjes nga 20 qytete, për një më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 60 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet, 3 në moshë nga 40-49 vjet dhe 1 person në moshë 30-39 vjet.

 

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 28.02.2021, janë regjistruar gjithsej 103.020 raste me COVID-19 (I=4.978,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Veles dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 28.02.2021

3.3 tabela 1

Në pjesën më të madhe të vendit vihet re përsëri një rritje e numrit të sëmurëve, në Prilep, Negotinë, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Bogdanci ka rritje më të madhe të numrit  të rasteve të reja. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me 7.912,3 në 100.000 banorë, Shkup (7.297,1/100.000) dhe Shtip (6.958,0/100.000), përderisa incidencë më e vogël  2.250,6 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

мапа до 28ми

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 52.430 meshkuj dhe 50.590 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 5.058,3/100.000, ndërsa tek femrat 4.899,0/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 24.494 (23,8%) I=6.390,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë –6.750,5/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=18.159). Incidencë më e ulët, 888,7 dhe 1.781,3  në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.034 dhe 4.457 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=103.020)

graf1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas 7 javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, përsëri kemi rritje të numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 28.02.2021 (n=103.020)

graf 2

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 706 persona (6,8% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 218 janë në terapi me oksigjen dhe 5 ventilim mekanik invaziv.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 17.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 3.144 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.505) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë –653,6/100.000. Janë regjistruar 1.971 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.173 raste të vdekjes tek femrat.

2.280 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.790), diabet (n=797) dhe sëmundje të mushkërive (n=350).

Janë regjistruar edhe 24 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

178 (5,7%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.958 (94,1%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 28.02.2021 (n=3.114)

graf 3

Nga 15.02.2020-28.02.2021 janë kryer gjithsej 523.726 testime nga të cilat 103.020 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 253.109 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=523.726)*

tabb2

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 8.369 (8,2%) janë raste aktive 91.507 (88,8%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 5.627 (6,1%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 85.880 (93,9%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (n=103.020)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 3719 40353 998 45070
Kumanovë 290 5108 207 5605
Tetovë 292 4960 219 5471
Prilep 658 4509 264 5431
Gostivar 154 3469 172 3795
Shtip 121 3454 90 3665
Veles 257 3092 110 3459
Manastir 181 3107 153 3441
Kavadar 604 2736 65 3405
Ohër 440 2682 135 3257
Strumicë 185 2429 114 2728
Strugë 190 2072 155 2417
Koçan 74 1708 47 1829
Kërçovë 70 1646 62 1778
Negotinë 217 1015 21 1253
Gjevgjeli 186 1010 28 1224
Sveti Nikole 23 1071 15 1109
KrivaPallankë 83 717 37 837
Prespë 61 731 21 813
Dibër 44 716 35 795
Dellçevë 185 531 29 745
Radovish 25 683 36 744
Berovë 25 597 21 643
Probishtip 24 503 18 545
Vinicë 25 485 13 523
Vallandovë 27 333 8 368
Krushevë 71 192 21 284
Kratovë 29 237 11 277
Bogdanci 46 223 6 275
Demir Hisar 15 243 8 266
Makedonski Brod 7 235 10 252
Demir Kapija 32 207 3 242
Makedonska Kamenica 3 186 4 193
Pehçevë 4 177 5 186
Dojran 2 90 3 95
GJITHSEJ 8.369 91.507 3.144 103.020

 

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 28.02.2021 (n=103.020)

 graf 5

 

 

 

 

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

 

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

 

 

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më  21.02.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 110.763.898 (2.457.026 në 7 ditët e fundit, 11% më pak se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.455.331 (66.359 në 7 ditët e fundit, 20% më pak se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 49.296.115 (1.066.990 në 7 ditët e fundit, 19% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.171.294 (34.386 në 7 ditët e fundit, 23% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 37.574.211 (939.271 në 7 ditët e fundit, 7% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 838.761 (24.102 në 7 ditët e fundit, 19% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 13.345.590 (157.379 në 7 ditët e fundit, 2% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 796 (2.189 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 6.181.023 (181.969 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 141.915 (2.443 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 2.789.884 (66.453 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 70.332 (2.038 në 7 ditët e fundit, 20% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.576.330 (44.964 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 28.220 (1.201 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 01.03.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik