Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 28.04.2020
Janë testuar gjithsej 279 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 21.
Raste janë regjistruar në 7 qytete (Tabela 1). nga të cilët për herë të parë edhe në Dellçevë
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 7 | 1 |
Kumanovë | 6 | 0 |
Prilep | 4 | 1 |
Tetovë | 1 | 0 |
Strugë | 1 | 0 |
Pehçevë | 1 | 0 |
Dellçevë | 1 | 0 |
Gjithsej | 21 | 2 |
Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat,numri më i madh 8 bëjnë pjesë në grupmoshën mbi 60 vjet, ndërsa sipas gjinisë 8 janë femra dhe 13 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 5 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 8 persona është vërtetuar komorbiditet.
Gjithsej 16 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 38 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes, persona në moshë nga 50 vjet, nga Shkupi dhe Prilepi, me simptoma e që kanë qenë të shtruar në spital. Nuk kanë pasur histori udhëtimi, ndërsa njëri prej tyre kanë pasur komorbiditet dhe tjetri kontakt me rast të konfirmuar në vend.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 28.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.442 raste me COVID-19 (I=69,7/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 28 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Qytetet | Gjithsej | Incidenca/ 100.000 | Të vdekur (gjithsej) | Letaliteti |
Gjithsej | 1442 | 69.7 | 73 | 5.1% |
Shkup | 493 | 79.8 | 17 | 3.4% |
Kumanovë | 384 | 269.1 | 17 | 4.4% |
Prilep | 147 | 154.2 | 7 | 4.8% |
Tetovë | 76 | 38.0 | 6 | 7.9% |
Veles | 69 | 104.1 | 3 | 4.3% |
Strugë | 66 | 97.3 | 12 | 18.2% |
Dibër | 51 | 183.8 | 4 | 7.8% |
Shtip | 34 | 64.5 | 2 | 5.9% |
Koçan | 28 | 58.4 | 1 | 3.6% |
Manastir | 19 | 18.6 | 1 | 5.3% |
Gostivar | 17 | 14.2 | 1 | 5.9% |
Ohër | 15 | 26.7 | 0 | 0.0% |
Negotinë* | 7 | 29.8 | 0 | 0.0% |
Kavadar | 5 | 11.6 | 1 | / |
Kriva Pallankë | 5 | 20.9 | 0 | 0.0% |
Gjevgjeli | 4 | 11.6 | 0 | 0.0% |
Radovish | 4 | 12.3 | 0 | 0.0% |
Krushevë | 3 | 31.5 | 1 | 33.3% |
Strumicë | 2 | 2.1 | 0 | 0.0% |
Probishtip | 2 | 13.1 | 0 | 0.0% |
Makedonski Brod | 2 | 17.9 | 0 | 0.0% |
Pehçevë | 2 | 40.1 | 0 | 0.0% |
Vinicë | 2 | 10.3 | 0 | 0.0% |
Kërçovë | 2 | 3.5 | 0 | 0.0% |
Demir Hisar | 1 | 11.9 | 0 | 0.0% |
Vallandovë | 1 | 8.4 | 0 | 0.0% |
Dellçevë | 1 | 4.2 | 0 | 0.0% |
*5 persona janë banorë të Demir Kapisë
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 269,1 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 154,2/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup, Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19 RMV, 2020
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 684 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 758 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 66/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 78,5/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 44,7 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 301 (20,9%), ndërsa incidencë më e lartë – 107,5/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet. Incidencë më e ulët, 22,3 dhe 23,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 51, gjegjësisht 59 raste përkatësisht.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.442)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.442)
Nga rastet e raportuara, 23,0% (n=331) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.
Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (69,4%), kollë (53,4%), plogështi (34,8%), ethe (19,0%), dhimbje koke (16,4%), dhimbje e fytit (15,5%), vështirësi në frymëmarrje (14,9%), ndërsa 495 ose 34,3% e personave janë pa simptoma.
353 ose 71,3% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 411 (28,5%) kanë edhe sëmundje kronike, 280 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 88 janë me diabet, 78 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 18 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 59 me sëmundje të tjera kronike.
Tek personat e shtruar në spital 169 (51,1%) janë me komorbiditete.
Janë regjistruar 235 (16,3%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 73 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=46) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 12,0/100.000 banorë. Tek 55 (75,3%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.
96 (6,7%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 863 (59,8%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 16.050 materiale, 1.442 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 7.756 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,(n=16.050)
Numri i përgjithshëm i testeve | Gjithsej | Pozitive |
GJITHSEJ | 16.050 | 1.442 |
ISHP- Virusologjia | 10830 | 1184 |
Fakulteti i veterinarisë (skrining) | 382 | 28 |
Avicena (skrining) | 390 | 28 |
Biotek (privat) | 779 | 34 |
Klinika Zhan Mitrev (privat) | 3318 | 155 |
Sistina (privat) | 304 | 10 |
ASHAM | 47 | 3 |
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 742 (51,5%) janë raste aktive, 627 (43,5%) persona janë të shëruar (Tabela 4). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 140 (22,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 487 (77,7%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.442)
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Persona të sëmurë | Të shëruar | Raste të vdekjes | Gjithsej |
Shkup | 201 | 276 | 16 | 493 |
Kumanovë | 257 | 108 | 19 | 384 |
Prilep | 106 | 34 | 7 | 147 |
Tetovë | 41 | 28 | 7 | 76 |
Veles | 52 | 14 | 3 | 69 |
Strugë | 17 | 37 | 12 | 66 |
Dibër | 1 | 46 | 4 | 51 |
Shtip | 7 | 25 | 2 | 34 |
Koçan | 7 | 20 | 1 | 28 |
Manastir | 5 | 13 | 1 | 19 |
Gostivar | 9 | 7 | 1 | 17 |
Ohër | 11 | 4 | 15 | |
Demir Kapi | 5 | 5 | ||
Kriva Pallankë | 3 | 2 | 5 | |
Kavadar | 2 | 2 | 1 | 5 |
Radovish | 4 | 4 | ||
Gjevgjeli | 1 | 3 | 4 | |
Krushevë | 1 | 1 | 1 | 3 |
Strumicë | 2 | 2 | ||
Vinicë | 2 | 2 | ||
Kërçovë | 2 | 2 | ||
Pehçevë | 2 | 2 | ||
Negotinë | 2 | 2 | ||
Probishtip | 1 | 1 | 2 | |
Makedonski Brod | 2 | 2 | ||
Vallandovë | 1 | 1 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 742 | 627 | 73 | 1.442 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik shumë të lartë.
Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 28.04.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – – 2.954.222 (76.026 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 202.597 (3.932 të reja)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 1.386.693 (27.313 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 126.429 (1.904 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 1.179.607 (39.087 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 60.211 (1.722 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 171.238 (5.305 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 7.148 (157 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 145.385 (1.264 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 5.998 (40 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 48.348 (2.288 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 1.917 (93 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 22.239 (769 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 881 (16 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 29.04.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik