Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 29.05.2020

Janë testuar gjithsej 1.120 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Nga numri i përgjithshëm 487 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet dhe shtëpitë e pleqve në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kumanovë, ku është regjistruar 1 rast pozitiv, një në kopsht në Tetovë.

Pozitive janë 35, nga 6 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (62,9%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 29.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 22 4
Теtovë 6 0
Кumanovë 4 0
Shtip 7 0
Strugë 1 1
Gostivar 1 0
Gjithsej 35 5

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, numër më të madh ka tek grupmosha 40-49 me 10 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 16 janë femra dhe 19 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 pacientë të rinj. Tek 17 persona është vërtetuar komorbiditet.

14 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 19 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 5 raste të vdekjes, nga Shkupi dhe Struga, në moshë nga 1-70  vjet, me simptoma, 4 prej tyre kanë qenë të shtruar në KSIGJF dhe SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë. Me komorbiditete,ndërsa njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar. Personat e ndjerë janë pa histori udhëtimi. Rasti i pestë është një foshnjë që u transportua për në Zvicër për trajtim të sëmundjes paraprake ku edhe ka ndërruar jetë.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 29.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.164  raste me  COVID-19 (I=104,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë dhe Tetovë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 2.164 104,2 131 6,3 6,1%
Shkup 817 132,3 34 5,5 4,2%
Kumanovë 453 317,5 21 14,7 4,6%
Prilep 211 221,4 14 14,7 6,6%
Tetovë 198 99,1 20 10,0 10,1%
Veles 129 194,7 10 15,1 7,8%
Strugë 80 117,9 17 25,1 21,3%
Shtip 62 117,7 2 3,8 3,2%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Koçan 32 66,7 2 4,2 6,3%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Ohër 23 41,0 0 0,0 0,0%
Gostivar 23 19,2 2 1,7 8,7%
Negotinë* 12 51,1 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Strumicë 3 3,2 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 317,5  të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 221,4/100.000 banorë, në Veles 194,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Shkup 132,3/100.000, në Strugë 117,9/100.000  dhe në Shtip 194,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Negotinë, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

30.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.053  i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.111 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 101,6/100.000, ndërsa tek femrat 107,6/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 472 (21,8%) I= 123,1/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 158,2/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=440) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 38,4 dhe 40,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 88, gjegjësisht 102 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=2.164)

30.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.164)

30.5.3

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.164)

30.5.4

Nga rastet e raportuara, 26,2% (n=557) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,7%), kollë (52,5%), plogështi (39,3%), ethe (19,3%), dhimbje koke  (15,4%), dhimbje e fytit (14,4%), vështirësi në frymëmarrje (15,0%), ndërsa 692 ose 32,0%  e personave janë pa simptoma.

513 ose 74,1% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë raportuar edhe 22 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 7 nga të cilat janë shtruar në spital. 12 prej tyre janë raste asimptomatike.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 669 (30,9) kanë edhe sëmundje kronike, 463 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 151 janë me diabet, 116 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe  128 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 302 (53,5%)  janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 266 (12,3) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 131 raste të vdekjes (Lt = 6,1%). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=83) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 21,7/100.000 banorë. Janë regjistruar 91 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 40 raste të vdekjes tek femrat. Tek këto, tek 99 (75,6%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=67),  diabet (n=25) dhe sëmundje të mushkërive (n=23). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (6,9%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 122 (93,1%) në spital.

96 (4,4%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.264 (58,4%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 28.804 materiale, 2.164  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 13.921 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=28.804)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 28.804 2.164 3.502 6 25.302 2.158
ISHP Virusologjia 18.101 1.688 2.215 4 15.886 1.684
QSHP Shkup 66 3 0 0 66 3
Avicena 793 59 0 0 793 59
Biotek 1.866 57 0 0 1.866 57
Klinika Zhan Mitrev 4.263 187 0 0 4.263 187
Sistina 1.174 35 0 0 1.174 35
ASHAM 1.786 54 1.287 2 499 52
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 498 (23,0%) janë raste aktive, 1.535 (70,9%) persona janë të shëruar (241 prej tyre janë punonjës shëndetësorë dhe 102 shtatzëna) (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 339 (22,1%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.196 (77,9%)  kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=2.164)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 238 527 30 795
Kumanovë 43 385 21 449
Prilep 43 154 14 211
Tetovë 70 102 20 192
Veles 30 89 10 129
Strugë 11 52 16 79
Shtip 26 33 2 61
Dibër 47 4 51
Koçan 1 29 2 32
Manastir 6 20 2 28
Ohër 6 17 23
Gostivar 4 16 2 22
Demir Kapija 2 5 7
Kriva Pallankë 6 6
Negotinë 3 2 5
Kavadar 4 1 5
Radovish 4 4
Gjevgjeli 4 4
Pehçevë 3 3
Kërçovë 1 2 3
Vinicë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Strumicë 1 2 3
Kratovë 2 2
Probishtip 2 2
Makedonski Brod 2 2
Berovë 1 1
Demir HIsar 1 1
Sveti Nikole 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
GJITHSEJ 487 1.516 126 2.129

 

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=2.164)

30.5.5

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

Në mbledhjen e 57-të të Qeverisë që u mbajt në 26.05.2020 u vendos që nga data 27.05.2020 të shfuqizohet plotësisht  Vendimi për ndalesë dhe lëvizje të kufizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 29.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 5.701.337 (107.740 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 357.688 (4.354 raste të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.613.092 (56.647 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 151.212 (2.800 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.102.574 (22.650 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 178.378 (1.047 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 475.419 (13.595 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 11.833 (212 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 238.080 (10.469 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 844 (214 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 178.502 (042 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.981 (24 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 92.929 (3.337 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 427 (57 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 30.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik