Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 30.05.2020

Janë testuar gjithsej 771 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Nga numri i përgjithshëm 221 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet dhe shtëpitë e pleqve në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Prilep, ku nuk janë regjistruar raste pozitive.

Pozitive janë 62, nga 9 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (38,7%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 30.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 24 0
Shtip 14 0
Tetovë 12 0
Strugë 4 1
Gostivar 3 1
Kumanovë 2 0
Veles 1 0
Koçan 1 0
Vallandovë 1 0
Gjithsej 62 2

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, numër më të madh ka tek grupmosha 40-49 me 14 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 33 janë femra dhe 29 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 9 pacientë të rinj. Tek 25 persona është vërtetuar komorbiditet.

42 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 17 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 2 raste të vdekjes, nga Gostivari dhe Struga, në moshë nga 60-64   vjet, me simptoma, që kanë qenë të shtruar në SP Gostivar dhe SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë. Njëri prej tyre ka qenë me komorbiditete ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka pasur kontakt me rast të konfirmuar. Personat e ndjerë janë pa histori udhëtimi.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 30.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.226  raste me  COVID-19 (I=107,1/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë dhe Gostivar (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 2.226 107,1 133 6,4 6,0%
Shkup 841 136,2 34 5,5 4,0%
Kumanovë 455 318,9 21 14,7 4,6%
Prilep 211 221,4 14 14,7 6,6%
Tetovë 210 105,1 20 10,0 9,5%
Veles 130 196,2 10 15,1 7,7%
Strugë 84 123,8 18 26,5 21,4%
Shtip 76 144,3 2 3,8 2,6%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Koçan 33 68,8 2 4,2 6,1%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Gostivar 26 21,7 3 2,5 11,5%
Ohër 23 41,0 0 0,0 0,0%
Negotinë* 12 51,1 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0,0%
Strumicë 3 3,2 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Vallandovë 2 16,9 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 318,9  të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 221,4/100.000 banorë, në Veles 196,2/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në  Shtip 144,3/100.000 banorë, në Shkup 136,2/100.000, në Strugë 123,8/100.000  dhe në Tetovë 105,1/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Negotinë, Koçan, dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

мапа 31.05.2020

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.082  i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.144 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 104,4/100.000, ndërsa tek femrat 110,8/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,6 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 483 (21,7%)  I= 126,0/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 162,6/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=452) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 40,6 dhe 43,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 93, gjegjësisht 109 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=2.226)

31.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.226)

31.5.3

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.226)

31.5.4

Nga rastet e raportuara, 25,8% (n=574)  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHP-së (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitali  Klinik Manastir, SP Prilep, SP Kumanovë, SP Gostivar) për momentin të hospitalizuar janë 95 persona, nga të cilët 26 janë në aparate me oksigjen dhe 11 në ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,7%), kollë (52,9%), plogështi (39,8%), ethe (19,2%), dhimbje koke  (15,2%), vështirësi në frymëmarrje (14,9%), dhimbje e fytit (14,2%),ndërsa 717 ose 32,2%  e personave janë pa simptoma.

513 ose 75,0% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë raportuar edhe 22 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 7 nga të cilat janë shtruar në spital. 12 prej tyre janë raste asimptomatike.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 694 (31,2%) kanë edhe sëmundje kronike, 479 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 159 janë me diabet, 122 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe  133 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 311 (54,2%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 266 (11,9%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 133 raste të vdekjes (Lt = 6,0%). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=85) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 22,2/100.000 banorë. Janë regjistruar 91 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 42 raste të vdekjes tek femrat. Tek këto, tek 100 (75,2%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=68),  diabet (n=26) dhe sëmundje të mushkërive (n=24). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (6,8%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 124 (93,2%) në spital.

96 (4,3%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.306 (58,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 29.575 materiale, 2.226  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 14.293  teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

(n=29.575)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 29.575 2.226 3.723 6 25.852 2.220
ISHP Virusologjia 18.548 1.734 2.333 4 16.215 1.730
QSHP Shkup 81 15 0 0 81 15
Avicena 820 62 0 0 820 62
Biotek 1.958 57 0 0 1.958 57
Klinika Zhan Mitrev 4.269 187 0 0 4.269 187
Sistina 1.244 36 0 0 1.244 36
ASHAM 1.900 54 1.390 2 510 52
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 541 (24,3%) janë raste aktive, 1.552 (69,7%) persona janë të shëruar (242 prej tyre janë punonjës shëndetësorë dhe 12 shtatzëna) (Tabela 4)(Grafiku 4). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 341 (22,0%)  kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.211 (78,0%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=2.226)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 267 540 34 841
Kumanovë 45 389 21 455
Prilep 41 156 14 211
Tetovë 78 112 20 210
Veles 30 90 10 130
Strugë 14 52 18 84
Shtip 41 33 2 76
Dibër 47 4 51
Koçan 2 29 2 33
Manastir 3 23 2 28
Gostivar 6 17 3 26
Ohër 6 17 23
Demir Kapija 7 7
Kriva Pallankë 6 6
Negotinë 3 2 5
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 3 3
Vinicë 1 2 3
Kërçovë 1 2 3
Strumicë 1 2 3
Kratovë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Probishtip 2 2
Vallandovë 1 1 2
Sveti Nikole 1 1
Berovë 1 1
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 541 1.552 133 2.226

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=2.226)

31.5.5

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

Në mbledhjen e 57-të të Qeverisë që u mbajt në 26.05.2020 u vendos që nga data 27.05.2020 të shfuqizohet plotësisht  Vendimi për ndalesë dhe lëvizje të kufizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 30.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 5.817.385 (116.048 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 362.075 (5.017 raste të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.677.500 (64.408 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 154.608 (3.396 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.122.350 (19.776 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 179.353 (975 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 489.921 (14.502 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 12.078 (245 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 249.525 (11.445 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 7.157 (313 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 180.446 (944 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 7.014 (33 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 96.902 (3.973 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 482 (55 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 31.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik