Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 05.06.2020

Janë testuar gjithsej 1.085 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 124, nga 12 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (37,1%).

Nga numri i përgjithshëm 113 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shtip dhe Koçan, pa raste pozitive.

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 05.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 46* 0
Kumanovë 19 0
Shtip 18* 0
Tetovë 16 0
Strugë 7 0
Gostivar 6 0
Ohër 5 0
Veles 3 0
Negotinë 2 0
Manastir 1 0
Prilep 0 1
Strumicë 0 1
Gjithsej 124 2

 

*4 persona nga Shkupi  dhe 3 persona nga Shtipi ende po hetohen

Raste të reja janë regjiatruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 30-39 vjet me 27 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 67 janë femra dhe 57 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 9 pacientë të rinj. Tek 29 persona është vërtetuar komorbiditet.

70 (59,8%)  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 8 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 2 raste të vdekjes, nga Prilepi dhe Strumica, në moshë nga 67-73  vjet, me komorbiditete, që kanë qenë të shtruar në SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 05.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.914  raste me  COVID-19 (I=140,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 2.914 140,3 151 7,3 5,2%
Shkup 1201 194,4 38 6,2 3,2%
Kumanovë 545 382,0 25 17,5 4,6%
Tetovë 273 136,7 25 12,5 9,2%
Prilep 218 228,7 16 16,8 7,3%
Shtip 162 307,6 2 3,8 1,2%
Veles 141 212,8 10 15,1 7,1%
Strugë 98 144,4 20 29,5 20,4%
Dibër 52 187,4 4 14,4 7,7%
Gostivar 47 39,2 3 2,5 6,4%
Koçan 42 87,6 2 4,2 4,8%
Manastir 30 29,4 2 2,0 6,7%
Ohër 30 53,5 0 0,0 0,0%
Negotinë* 16 68,2 0 0,0 0,0%
Кavadar 6 13,9 1 2,3 16,7%
Gjevgjeli 6 17,4 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Strumicë 5 5,3 1 1,1 20,0%
Probishtip 5 32,7 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vallandovë 3 25,3 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Kratovë 3 31,4 0 0,0 0,0%
Sveti Nikole 3 14,6 0 0,0 0,0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Berovë 2 15,4 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 382,0 të sëmurë në 100 000 banorë, në  Shtip 307,6/100.000 banorë, në Prilep është 228,7/100.000 banorë, në Veles 212,8/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 187,4, në Shkup 194,4/100.000, në Strugë 144,4/100.000  dhe në Tetovë 136,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Negotinë, Koçan, Ohër dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.410  i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.504 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 136,0/100.000, ndërsa tek femrat 145,6/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 592 (20,3%) I=154,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 204,3/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=568) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 68,2 dhe 62,7  në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 156 dhe 157 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=2.914)

6.6.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=180) është regjistruar në 04.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.914)

6.6.2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020   (n=2.315)

6.6.3

Janë regjistruar 151 raste të vdekjes (Lt = 5,2%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=98) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 25,6/100.000 banorë. Janë regjistruar 102 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 49 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 115 (76,2%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=80), diabet (n=30) dhe sëmundje të mushkërive (n=29). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (6,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 94,0%  në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020  (n=151)

6.6.4

100 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 01.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.717  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 35.471 materiale, 2.914  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 17.143 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=33.114)

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1.123 (38,5%) janë raste aktive, 1.640 (56,3%) persona janë të shëruar.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 06.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik