Hyrje

Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje të cilat mund të paraqiten në formë të një ftohjeje të lehtë ose si sëmundje më të rënda (SARS-CoV, MERS-CoV). Në 31 dhjetor të vitit 2019 Autoritetet shëndetësore kineze e lajmëruan OBSH-në për shfaqjen e rasteve me pneumoni nga shkaktarë të panjohur në qytetin Vuhan, Kinë. Në 9 janar të vitit 2020 ishte identifikuar një koronavirus i ri, sekuencionimi gjenetik i të cilit konfirmoi se bënte pjesë në llojin e beta korona viruseve. Koronavirusi i ri (SARS-CoV2) është një lloj i ri i koronaviruseve që më parë nuk ka qenë i identifikuar tek njerëzit dhe shkakton sëmundje të ashtuquajtur COVID-19. Pas regjistrimit të rasteve në numrin më të madh të rajoneve të OBSH-së, në 11.03.2020 sekretari i përgjithshëm i OBSH-së shpalli pandemi të  COVID-19.

Simptomat dhe shenjat e zakonshme të sëmundjes janë temperatura e lartë e trupit, ethet, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Tek rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë respiratore akute të rëndë, mosfunksionim të veshkave, madje edhe vdekje. Nuk ka ndonjë trajtim specifik, si edhe për numrin më të madh të viruseve. Megjithatë, numri më i madh i simptomave mund të mjekohen dhe për këtë arsye mjekimi duhet të bazohet në gjendjen klinike të pacientit.

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  – 22.03.2020

Në 22.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 22 raste të reja me  COVID- nga 4 qytete: Shkup – 15, – Dibër – 4, Kumanovë – 2 dhe Ohër -1.

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 50-59 vjet (n=6), ndërsa sipas gjinisë 16 janë femra dhe 6 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 2 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 4 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.

Gjithsej 15 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes nga COVID-19.

Bëhet fjalë për pacientë në moshë 57 dhe 63 vjet. Njëri rast është nga Dibra, pas diagnostikimit në fillim ishte në trajtim shtëpiak me pasqyrë të lehtë klinike  (nga 11.03.2020), për shkak të përkeqësimit të gjendjes në 16.03.2020 u dërgua në KSIGJF, ndërsa në 23.03.2020 ndërroi jetë. Personi nga Kumanova pas analizave të para rezultoi negativ për SARS-CoV-2, ndërsa pas vdekjes  mostrat e marra kanë rezultuar pozitive. Ka qenë e shtruar në SP në Kumanovë.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në 22.03.2020 (n=115), 108 janë konfirmuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 7 në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev. Pozitive janë 19,1% e të atestuarve, gjegjësisht 21 janë konfirmuar në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë ISHP-së, ndërsa 1 është konfirmuar në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 22.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 136 raste me  COVID-19 (I=6,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 7 qytete, Shkup (81), Dibër (n=40), Shtip (n=7), Kumanovë (n=3), Kavadar (n=2), Ohër (n=2) dhe Gostivar (n=1).

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve, (n=136)

ковид

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 66 persona të gjinisë mashkullore dhe 70 të gjinisë femërore, pra në raport 1:1. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 6,4/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 6,8/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 42,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 31 (23,0%) njëkohësisht edhe incidencë më e lartë 9,7/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=136)

korona 23 mart 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=29) është regjistruar në 21.03.2020 (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=136)

korona 23 mart 2

Nga rastet e raportuara, 28 ose 20,6% %  janë hospitalizuar, ndërsa 108 raste janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (69,5%%), temperaturë (65,3%), debulesë (31,6%), ethe (24,2%) dhe dhimbje koke (24,2%),   ndërsa 41 persona janë pa simptoma. Një person nga personat e hospitalizuar është vendosur në aparate për frymëmarrje për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 27 kanë edhe sëmundje kronike, 17 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 5 janë me sëmundje kronike të mushkërive, nga 3 janë me diabet,sëmundje kronike të veshkave dhe  me  hipotiroidizëm, ndërsa një me sëmundje neuromuskulare.

Janë regjistruar 9 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

133 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa një është shëruar.

Janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 24 janë raste të importuara, nga të cilët për 3 ka të dhëna për kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 gjatë qëndrimit të tyre jashtë shtetit. Vetem një peron është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup).

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – 998, 638 janë vërtetuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 360 në laborator privat Klinika Zhan Mitrev.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 87 janë konfirmuar Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik,  ndërsa 49 në laborator privat Klinika Zhan Mitrev (Grafiku 3).

 

Grafiku 3.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020.

korona 23 mart 3

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 630 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh. Nga rastet e regjistruara, 112 raste janë me përhapje lokale.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 3 (përhapje e lokalizuar)
  • Pjesa tjeter e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)

 

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 22.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 292.142 (26.069 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 12.784 (1.600 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 184

  • Rajon i OBSH-së- Evropa
    • Raste të konfirmuara– 151.293 (22.752 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 7.426 (1.426 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara– 94.787 (750 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 3.438 (12 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara– 1.257 (278 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 45 (7 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së – Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara– 23.669 (1.314 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 1.596 (130 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara– 19.685 (808 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 252 (17 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së- Afrika
    • Raste të konfirmuara– 739 (167 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 20 (8 raste të reja)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtoje duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshem me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 23.03.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik