Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 29.06-05.07.2020

Janë testuar gjithsej 8.422 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 917, nga 25 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (n=421; 45,9%) dhe Tetovë (n=94; 10,3%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 29.06-05.07.2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 421 26
Tetovë 94 4
Shtip 60 1
Kumanovë 51 4
Strugë 50 4
Gostivar 44 2
Ohër 38 1
Prilep 23 1
Prespë 22
Sveti Nikole 19
Kërçovë 18
Dibër 18
Veles 12
Manastir 12
Probishtip 11
Kavadar 6
Koçan 6
Gjevgjeli 2
Kriva Pallankë 2
Makedonski Brod 2
Strumicë 2
Vinicë 1
Krushevë 1 1
Kratovë 1
Berovë 1 1
Negotinë 0 1
Gjithsej 917 46

                         

Sipas të dhënave të përpunuara, raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 210 (22,9%) raste pozitive, pastaj tek grupmosha nga 50-59 (n=182; 19,8%), 30-39 vjet (n=168; 18,3%) dhe nga 40-49 vjet (n=159; 17,3%).  Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=28; 3,1%) dhe 10-19 vjet (n=38; 4,1%).

Sipas gjinisë 406 (44,3%) janë femra dhe 511 (55,7%) janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 112 (13,4%) pacientë të rinj. Tek 209 (25,0%) persona është vërtetuar komorbiditet.

312 (37,3%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 14  persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 613 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 46 raste të vdekjes, nga 11 qytete. Numri më i madh i të vdekurve janë persona në moshë mbi 65 vjet (n=31; 67,4%). 44 kanë qenë të shtruar në Spital ndërsa 2 prej tyre kanë ndërruar jetë në shtëpi. Tek 38 prej tyre janë regjstruar komorbiditete.  

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 05.07.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 7.124  raste me COVID-19 (I=342,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 32 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë dhe Tetovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 7.124 342,9 346 16,7 4,9%
Shkup 3424 554.4 137 22.2 4.0%
Kumanovë 801 561.4 42 29.4 5.2%
Tetovë 775 388.0 56 28.0 7.2%
Shtip 390 740.4 8 15.2 2.1%
Prilep 281 294.8 20 21.0 7.1%
Strugë 268 395.0 33 48.6 12.3%
Ohër 205 365.4 5 8.9 2.4%
Veles 196 295.8 13 19.6 6.6%
Gostivar 161 134.4 12 10.0 7.5%
Prespë 122 746.1 3 18.3 2.5%
Dibër 110 396.3 4 14.4 3.6%
Koçan 75 156.3 3 6.3 4.0%
Manastir 62 60.8 2 2.0 3.2%
Kërçovë 48 84.0 1 1.7 2.1%
Sveti Nikole 46 224.3 0 0.0 0.0%
Probishtip 28 183.0 0 0.0 0.0%
Negotinë* 21 89.5 1 4.3 4.8%
Kavadar 21 48.8 1 2.3 4.8%
Strumicë 17 17.9 1 1.1 5.9%
Kriva Pallankë 17 71.1 0 0.0 0.0%
Gjevgjeli** 12 34.9 0 0.0 0.0%
Krushevë 7 73.5 2 21.0 28.6%
Makedonski Brod 6 53.6 0 0.0 0.0%
Pehçevë 6 120.2 0 0.0 0.0%
Vallandovë 6 50.6 0 0.0 0.0%
Kratovë 5 52.3 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Vinicë 4 20.6 0 0.0 0.0%
Berovë 3 23.1 1 7.7 33.3%
Demir Hisar 2 23.9 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 1 4.2 100.0%

*10 persona janë banorë të Demir Kapisë  **2 janë banorë të Bogdancit

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Prespë me 746,1 të sëmurë në 100 000 banorë dhe Shtip me 740,4 në 100 000 banorë, Kumanovë (561,4/100.000), Shkup (554,4/100.000), Dibër (396,3/100.000), Strugë (395,0/100.000), Tetovë (388,0/100.000) dhe Ohër (365,4/100.000),  ndërsa Incidencë mbi 150 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Veles, Prilep, Sveti Nikole, Probishtip dhe Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut

Kartogram 1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 3.597 meshkuj dhe 3.527 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 347,0/100.000, ndërsa tek femrat 341,5/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 97 vjet (mediana – 44,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 1.595 (22,4%) I=416,1/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 488,0/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=1.357) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 135,4 dhe 128,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 310 dhe 322 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=7.124)

grafikon 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=196) është regjistruar në 13.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=7.124)

Grafikon 2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 25 (n=1.035) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=7.124)

grafikon 3

(n=6.987; 98,1%), 19,9% (n=1.391) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në shtëpi.

Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Manastir dhe Shtip, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gostivar), për momentin ka  380 persona të hospitalizur, nga të cilët 155 janë në terapi me oksigjen dhe 4 ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (64,0%), kollë (43,0%), plogështi (41,9%), ethe (14,8%), dhimbje të kokës (13,5%), dhimbje të fytit (13,2%) dhe vështirësi në frymëmarrje (12,6%).

Tek .071 ose 29,6% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma, ndërsa  1.327 ose 64,1%e tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

71 (1,0%) e rasteve janë gra shtatzëna, nga të cilat 17 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes.

Tek (n=6.987; 98,1%),janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=1.450), diabet (n=614) dhe sëmundje të mushkërive (n=290) dhe 401 me sëmundje të tjera kronike. Tek 833 (59,9%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

566 (8,1%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 346 raste të vdekjes (Lt = 4,9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020 dhe në 27.06.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=246) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 61,6/100.000 banorë. Janë regjistruar 221 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 125 raste të vdekjes tek femrat.

279 (80,6%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=217), diabet (n=97) dhe me sëmundje të mushkërive (n=53).

Janë regjistruar edhe nga 2 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe gra shtatzëna.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020 (n=346)

grafikon 4

137 (2,0%) janë raste të importuara. 5 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 04.07.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 3.374 (48,3%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 68.055 materiale, 7.124 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 32.892 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=68.055)*

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 68.055 7.124* 4.982 24 63.077 7.100
ISHP Virusologjia 35.995 4.178 3.226 22 32.769 4.156
QSHP Shkup 776 150 0 0 776 150
Avicena 3.838 482 0 0 3.838 482
Biotek 5.535 301 0 0 5.535 301
Klinika Zhan Mitrev 9.063 638 0 0 9.063 638
Sistina 5.391 317 0 0 5.391 317
LAOR 20 7 0 0 20 7
ASHAM 6.235 899 1.756 2 4.479 897
Fakulteti i veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia ligjore 125 3 0 0 125 3
QSHP Manastir 322 64 0 0 322 64

      *4 raste janë konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 3.579 (50,2%) janë raste aktive, 3.199 (44,9%) persona janë të shëruar (Tabela 3)(Grafiku 5).

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=7.124)

grafikon 5

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=7.124)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 1962 1325 137 3424
Kumanovë 194 565 42 801
Tetovë 391 328 56 775
Shtip 157 225 8 390
Prilep 51 210 20 281
Strugë 169 66 33 268
Ohër 176 24 5 205
Veles 42 141 13 196
Gostivar 93 56 12 161
Prespë 85 34 3 122
Dibër 58 48 4 110
Koçan 22 50 3 75
Manastir 23 37 2 62
Kërçovë 39 8 1 48
Sveti Nikole 41 5 46
Probishtip 17 11 28
Kavadar 15 5 1 21
Strumicë 10 6 1 17
Kriva Pallankë 11 6 17
Gjevgjeli* 3 9 12
Negotinë 4 6 1 11
Demir Kapi 1 9 10
Krushevë 3 2 2 7
Pehçevë 3 3 6
Vallandovë 1 5 6
Makedonski Brod 4 2 6
Kratovë 2 3 5
Vinicë 1 3 4
Radovish 4 4
Berovë 2 1 3
Demir Hisar 1 1 2
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 3.579 3.199 346 7.124

*2 persona janë banorë të Bogdancit

 

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyra momentale e rasteve aktive në komunat Shkup dhe Tetovë.

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=2.353)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 1.962
Çair 401
Gazi Babë 201
Butel 172
Karposh 166
Aerodrom 156
Saraj 149
Qendër 149
Gjorçe Petrov 115
Kisella Vodë 111
Studeniçan 107
Shuto Orizare 94
Haraçinë 51
Ilinden 35
Çuçer Sandevë 18
Petrovec 18
Sopishte 9
Zelenikovë 8
Të huaj 2
Tetovë 391
Tetovë 252
Zhelinë 43
Jegunovce 30
Bërvenicë 24
Bogovinje 21
Tearcë 21

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën  4 (Përhapje e gjerë).
  • Shtipi, Prespa, Struga dhe Kumanova në fazën  3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 05.07.2020

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 11.327.790

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 532.340

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 5.820.840
    • Raste të vdekjes – 265.024
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.791.160
    • Raste të vdekjes – 200.238
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 1.170.720
    • Raste të vdekjes – 27.566
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 947.519
    • Raste të vdekjes – 25.036
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 369.928
    • Raste të vdekjes – 6.974
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 226.882
    • Raste të vdekjes – 7.489

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

  • Mite dhe të vërteta për Korona virusin
  • Si ta mbroni veten

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

Shkup 06.07.2020          

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik