Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 12-20.06.2020

Janë testuar gjithsej 10.171   materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 1.406, nga 26 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (n=819; 58,3%) dhe Tetovë (n=199; 14,2%).

Nga  numri i përgjithshëm 326 bëjnë pjesë në skriningun e targetuar në kopshtet dhe shtëpitë e pleqve, ndërkohë që janë regjistruar 4 raste pozitive në Strugë dhe Shtip.

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 12-20.06.2020

 

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 819 35
Tetovë 199 11
Kumanovë 74 9
Prespë 56 1
Strugë 53 3
Ohër 45 1
Shtip 35 1
Dibër 27
Gostivar 26 2
Veles 16 1
Manastir 10
Sveti Nikole 7
Prilep 6 1
Kavadar 5
Kërçovë 5
Koçan 5
Kriva Pallankë 3
Strumicë 3
Krushevë 2
Gjevgjeli 2
Pehçevë 2
Vallandovë 2
Probishtip 1
Negotinë 1
Demir Kapi 1
Kratovë 1
Gjithsej 1406 65

 

Sipas të dhënave të përpunuara, raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 340 (24,2%) raste pozitive, pastaj tek grupmosha nga 30-39 (n=273; 19,4%), 50-59 (n=261; 18,6%) dhe nga 40-49 vjet(n=229; 16,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=53; 3,8%) dhe 10-19 vjet(n=58; 4,1%).

Sipas gjinisë 708 (50,4%)  janë femra dhe 698 (49,6%)  janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 232 (18,6%) pacientë të rinj. Tek 406 (32,6%) persona është vërtetuar komorbiditet.

487 (39,1%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 231 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 65 raste të vdekjes, nga 10 qytete. Numri më i madh i të vdekurve janë persona në moshë mbi 65 vjet (n=54; 83,1%). 62 kanë qenë të shtruar në Spital ndërsa 3 prej tyre kanë ndërruar jetë në shtëpi. Tek 58 prej tyre janë regjstruar komorbiditete.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 20.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 5.106    raste me  COVID-19 (I=245,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 32 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 5.106 245,8 238 11,5 4,7%
Shkup 2.498 404,4 82 13,3 3,3%
Kumanovë 692 485,0 36 25,2 5,2%
Tetovë 534 267,3 38 19,0 7,1%
Shtip 267 506,9 4 7,6 1,5%
Prilep 231 242,3 19 19,9 8,2%
Strugë 170 250,5 26 38,3 15,3%
Veles 165 249,0 11 16,6 6,7%
Ohër 99 176,4 2 3,6 2,0%
Dibër 82 295,4 4 14,4 4,9%
Gostivar 82 68,5 7 5,8 8,5%
Koçan 59 123,0 2 4,2 3,4%
Prespë 59 360,8 1 6,1 1,7%
Manastir 40 39,2 2 2,0 5,0%
Negotinë* 19 81,0 0 0,0 0,0%
Sveti Nikole 14 68,3 0 0,0 0,0%
Probishtip 12 78,4 0 0,0 0,0%
Kavadar 11 25,6 1 2,3 9,1%
Kriva Pallankë 11 46,0 0 0,0 0,0%
Strumicë 10 10,6 1 1,1 10,0%
Gjevgjeli** 9 26,2 0 0,0 0,0%
Kërçovë 8 14,0 0 0,0 0,0%
Vallandovë 6 50,6 0 0,0 0,0%
Krushevë 5 52,5 1 10,5 20,0%
Pehçevë 5 100,1 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Kratovë 4 41,8 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 3 26,8 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Berovë 2 15,4 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%

*10 persona janë banorë të Demir Kapisë  **2 janë banorë të Bogdancit

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip me 431,0 të sëmurë në 100 000 banorë, Kumanovë (485,0/100.000), Shkup (404,4/100.000) dhe Prespë (360,8/100.000). Incidencë mbi 150 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Dibër, Tetovë, Strugë, Veles, Prilep dhe Ohër (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut

мапа (8)

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 2.503 meshkuj dhe 2.603 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 241,5/100.000, ndërsa tek femrat 252,1/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 97 vjet (mediana – 43,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 1.098 (21,5%) me I= 286,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 344,5/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=958) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 104,9 dhe 99,9 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 240 dhe 250 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=5.106)

20.6.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=195) është regjistruar në 12.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=5.106  )

20.6.2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 24 (n=1.003) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=5.106)

20.6.3

(n=4.936; 96,7%), 21,3% (n=1.052) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në shtëpi.

Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Manastir dhe Shtip, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Strumicë, Ohër, Veles dhe Gostivar), për momentin ka  353 persona të hospitalizur, nga të cilët 140 janë në terapi me oksigjen dhe 11 ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (62,2%), kollë (44,9%), plogështi (41,9%), ethe (17,0%), dhimbje të kokës (14,1%), dhimbje të fytit (13,5%) dhe vështirësi në frymëmarrje (12,6%).

Tek 1.599 ose 32,4% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma, ndërsa  1.073 ose 67,1% e tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

53 (1,0%) rasteve janë gra shtatzëna, nga të cilat 15 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes.

Janë regjistruar edhe  464 (9,1%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 239 raste të vdekjes (Lt = 4,7%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020  (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=44) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=170) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 44,4/100.000 banorë. Janë regjistruar 145 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 94 raste të vdekjes tek femrat.

Tek këto, tek 193 (80,8%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=144), diabet (n=66) dhe sëmundje të mushkërive (n=44). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 2 gra shtatzëna. 12 (5,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 227 (95,0%) në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020 (n=239)

20.6.4

111 (2,2%)   janë raste të importuara. 2 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 18.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 2.563 (50,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 51.220 materiale, 5.105 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 24.754 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=51.220)*

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 51.220 5.105 4.981 24 46.239 5.081
ISHP Virusologjia 27.947 3.128 3.225 22 24.722 3.106
QSHP Shkup 720 143 0 0 720 143
Avicena 2.646 326 0 0 2.646 326
Biotek 4.220 185 0 0 4.220 185
Klinika Zhan Mitrev 7.005 427 0 0 7.005 427
Sistina 3.457 167 0 0 3.457 167
ASHAM 4.419 646 1.756 2 2.663 644
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

*njëperson është konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 2.940 (57,6%) janë raste aktive, 1.927 (37,7%) persona janë të shëruar (Tabela 3)(Grafiku 5).

261 janë punonjës shëndetësorë dhe 21 janë shtatzëna.

 

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  

20.6.5

Tabela 4. Rezultatet sipas qyteteve, RMV (n=5.106)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 1.698 717 83 2498
Kumanovë 239 417 36 692
Tetovë 325 171 38 534
Shtip 210 53 4 267
Prilep 18 194 19 231
Strugë 88 54 26 168
Veles 32 122 11 165
Ohër 81 17 2 100
Dibër 31 48 4 83
Gostivar 54 21 7 82
Koçan 26 31 2 59
Prespë 58 1 59
Manastir 11 27 2 40
Sveti Nikole 12 2 14
Probishtip 9 3 12
Kavadar 6 4 1 11
Kriva Pallankë 5 6 11
Strumicë 7 2 1 10
Demir Kapi 3 7 10
Negotinë 5 4 9
Gjevgjeli* 5 4 9
Kërçovë 5 3 8
Vallandovë 4 2 6
Krushevë 2 2 1 5
Pehçevë 2 3 5
Kratovë 2 2 4
Radovish 4 4
Makedonski Brod 1 2 3
Vinicë 3 3
Berovë 1 1 2
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 2.940 1.927 239 5.106

*2 persona janë banorë të Bogdancit

 

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyra momentale e rastev aktive në komunat Shkup dhe Tetovë.

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=2.023)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 1.698
Çair 394
Gazi Babë 156
Butel 144
Saraj 137
Qendër 137
Aerodrom 135
Karposh 116
Kisella Vodë 98
Studeniçan 86
Gjorçe Petrov 83
Shuto Orizare 73
Haraçinë 55
Ilinden 31
Çuçer Sandevë 16
Petrovec 14
Sopishte 13
Të huaj 4
Të panjohur 4
Zelenikovë 2
Tetovë 325
Tetovë 198
Tearcë 39
Bogovinje 24
Zhelinë 23
Brvenicë 21
Jegunovce 20

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi, Prespa dhe Kumanova në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

 

 

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 20.06.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 8.525.042 (138.980 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 456.973 (6.271 raste të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 4.163.813 (71.287 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 215.903 (3.386 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.750 (18.313 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 192.645 (1.726 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 878.428 (21.778 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 19.560 (519 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 560.285 (19.244 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 16.814 (454 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 208.535 (7.357 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 4.750 (155 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 203.490 (001 raste të reja)
    • Raste të vdekjes– 7.288 (31 raste të reja)

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 21.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik