Gjatë javës së 43-të të vitit 2020, (nga 19-25.10.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 30 (I=1,5/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së 43 është në nivelin e pritur për këtë periudhë, krahasuar me sezonin e kaluar (17), si dhe lakoren tipike sezonale (n=50).

Për të sëmurë kanë raportuar 5 QSHP/NJR, Dibër – 23, Tetovë, Gostivar dhe Makedonski Brod nga 2 dhe Prilep – 1 rast.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 14 persona i përkasin grupmoshës nga 0-4 vet ku edhe është regjistruar edhe incidencë më e madhe (12,1/100.000).

Gjatë javës së 43-të pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 74 (I=3,6/100.000), për 4 më shumë se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar kur janë regjistruar 40 të sëmurë.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 33 raste (44,6%), ndërsa incidencë më e lartë (19,8/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga  0-4 vjet.

 

Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, u rekomandon të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e 42 të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.

Gjatë mbikëqyrjes rutinore dhe asaj sentinel vetëm 7 nga mostrat e testuara (7.413) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influences. (1 Influenza A dhe 6 Influenza B).

Sipas treguesve kualitativ, sa i përket intensitetit, 24 vende janë në nivel bazik, 5 kanë raportuar për nivel të ulët. Sipas përhapjes gjeografike, 24 vende nuk kanë regjistruar aktivitet, ndërsa 1 raste sporadike.

Pandemia (CОVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.

 

Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik