Gjatë javës së 44-të të vitit 2020, (nga 26.10-01.11.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 26 (I=1,3/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së 44 është në nivelin e pritur për këtë periudhë, krahasuar me sezonin e kaluar (29), por për 2 herë më i ulët krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=59).

Për të sëmurë kanë raportuar 5 QSHP/NJR, Dibër – 19, Radovish- 4, Tetovë -2 dhe Prilep – 1 rast.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 12 persona i përkasin grupmoshës nga 0-4 vet ku edhe është regjistruar edhe incidencë më e madhe (10,3/100.000).

Gjatë javës së 44-të pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 100 (I=4,8/100.000), për 14 më shumë se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar kur janë regjistruar 86 të sëmurë.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 42 raste (42,0%), ndërsa incidencë më e lartë (30,1/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga  0-4 vjet.

 

Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, u rekomandon të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e 43 të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.

Gjatë mbikëqyrjes rutinore detektohen raste sporadike të influencës A dhe B. Nuk janë regjistruar të dhëna për raste të hospitalizuara me sëmundje të gripit me konfirmim laboratorik.

Sipas treguesve kualitativ, sa i përket intensitetit, 24 vende janë në nivel bazik, 3 kanë raportuar për nivel të ulët. Sipas përhapjes gjeografike, 22 vende nuk kanë regjistruar aktivitet, 4 raste sporadike, ndërsa 1 vend la raportuar për përhapje të gjerë gjeografike.

Pandemia (CОVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.

 

Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik