Të dhëna javore

Gjatë javës së parë të vitit 2021, (nga 04-10.01.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 18 (I=0,9/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së parë është më i ulët krahasuar me sezonin e kaluar (207), si dhe më i ulët edhe krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=770).

Për të sëmurë kanë raportuar 4 QSHP/NJR, Dibër – 12, Kërçovë – 5, në Kumanovë-3, në Kërçovë – 2 dhe në Radovish – 1 rast.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 7 persona i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet, ndërsa   incidencë më e madhe është regjistruar tek grupmosha nga 0-4 vjet (4,3/100.000).

Gjatë javës së parë pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

Të dhëna kumulative

 

Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 397 (I=19,2/100.000), 61,6%  më pak se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar (n=1.035) dhe 80,5% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=2.036).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, nga 15-64 vjet me 167 raste (42,1%),ndërsa incidencë më e lartë (97,3/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga  0-4 vjet.

 

Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 7 materiale për analiza laboratorike për gripin, që kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos të personave që u përkasin grupeve vullnerable (sipas përkufizimit të OBSH-së):

  • Personat e moshuar mbi 65 vjet;
  • Fëmijët nga6-49 muaj;
  • Personat me sëmundje kronike;
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësor.

 

Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2020/2021 filloi në 10.11.2020 dhe po zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe Spitalet e përgjithshëm (vaksina falas), si dhe Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale (vaksina komerciale). Caktimi i orarit të vaksinimit do bëhet nga mjekët amë nëpërmjet sistemit “Termini im”.

Personat e interesuar mund të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale, si dhe tek mjeku amë për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

Për sezonin 2020/2021, Ministria e shëndetësisë siguroi vaksinë katërvalente falas në një sasi prej 40.000 dozash, për grupet vullnerable të popullatës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e shëndetësisë elektronike, që nga fillimi i vaksinimit e deri në përmbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 28.075 persona të kategorive vullnerable të popullatës me vaksina falas.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave me të cilat disponon QSHP Shkup, në territorin e Shkupit janë vaksinuar gjithsej 10.233 persona, prej të cilëve 562 në javën e parë.  Qendra e shëndetit publik në Shkup nuk ka dorëzuar të dhëna për numrin e vaksinave të përdorura.

Deri në javën e 53-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 47.454 persona.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e 53-të të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.

Gjatë mbikëqyrjes rutinore detektohen raste sporadike të influencës A dhe B. Nuk janë regjistruar të dhëna për  të hospitalizuar me sëmundje të gripit.

Sipas treguesve kualitativ, sa i përket intensitetit, 27 vende janë në nivel bazik, 4 kanë raportuar për nivel të ulët. Sipas përhapjes gjeografike, 27 vende nuk kanë regjistruar aktivitet, 4 raste sporadike.

Pandemia (CОVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.

 

Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik