Të dhëna javore

Gjatë javës së 47 të vitit 2021 (nga 22-28.11.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 63 (I=3,1/100.000) të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara në javën e 47 ka shënuar një rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (n=38) dhe poashtu edhe një rënie në krahasim me lakoren sezonale tipike (n=88).

Të sëmurë janë regjistruar në Dibër – 30, Gostivar – 18, Ohër – 21, Tetovë- 10 dhe në Shkup dhe Strumicë nga 1.

Sa i përket moshës, nga 22 janë në moshë nga 15-64 vjet dhe nga 0-4 vjet, ndërkohë që incidencë më e lartë (21,2/100.000)  është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 (n=15).

Gjatë javës së 47 pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 282 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit 9 nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 dhe 4 kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit-3 Influenza A/H3N2 dhe 1 Influenza A.

Të dhëna kumulative

 

Gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 395 (I=19,1/100.000), 2,1 herë më shumë se sezonin e kaluar (n=186) dhe 11,2% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=445).

Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 9 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve (n=175) dhe incidencë më të lartë kumulative (620,8/100.000) ka regjistruar NJR Dibër.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 178 raste (45,1%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative (105,7/100.000) tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet (n=110).

 

Që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e 47, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHPRMV kanë arritur gjithsej 1.582 materiale për testim paralel. Janë regjistruar 6 raste pozitive, 4 Influenza A/H3N2, një Influenza A e pa subtipizuar dhe një Influenza B.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

 

  • Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës.000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction).
  • Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.
  • Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në përmbylljen e këti raporti me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 755 persona të kategorive vullnerable të popullatës.
  • 900 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një komepnsim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Sa i përket vaksinave komerciale, deri më tani janë vaksinuar 3.154 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga  30-64 vjet – 1.941 persona ose 61,5%, mbi 65 vjet – 1.008 persona ose 32,0%, ndërsa nga 5-29 vjet janë gjithsej 132 ose 4,2%. Nuk ka të vaksinuar fëmijë më të vegjël se 5 vjet. Janë vaksinuar edhe 73 punonjës shëndetësor, nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 959 persona ose (30,4%) janë me sëmundje kronike.

 

Deri në javën e 47, në RMV janë vaksinuar gjithsej 45.909 persona me vaksina falas.

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 46të vitit 2021, aktiviteti i virusit të gripit është në një nivel të ulët në mbarë rajonin Evropian.

  • Nga 1.487 mostra të analizuara nga pacientë me simptoma, 72 (5%) kanë qenë pozitive; 61 Influenza А (32 А/H3 dhe 1 A(H1)pdm09) dhe 11 Influenza B.
  • Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intenziv (4 А/H3) dhe rasteve nga SARI (2 Influenza А).
  • Janë detektuar raste sporadike të virusit të gripit tek mostra të marra gjatë mbikëqyrjes rutinore. Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B.

Sipas treguesve kualitativ në raport me intenzitetin, 32 vende janë në nivel bazik, ndërsa 8 me intenzitet të ulët. Sipas shpërndarjes gjeografike, 24 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 15 kanë raportuar raste sporadike, ndërsa 1 vend shpërndarje rajonale.

 

 

 

 

Departamenti i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik