Gjatë javë së 41 të vitit 2022 (nga 10-16.10.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 20 raste (I=1,1/100000 banorë) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, që përkon me këtë periudhë të sezonit dhe me mesataren e sezoneve të kaluar.
Personat e sëmurë janë nga Kumanova – 13, Tetova – 5, Kavadari – 1 dhe Gostivari – 1.
Sa i përket moshës, tek grupmosha 15-64 vjet janë regjistruar 11 persona, nga 5-14 vjet dhe mbi 65 vjet nga 4, ndërsa nga 0-4 vjet 1 person.
Gjatë javës së 41, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 148 materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 6 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.
Deri më tani janë testuar gjithsej 489 materiale, që të gjitha negative për prani të virusit të gripit.
Vaksinimi kundër gripit
Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):
- Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
- Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
- Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
- Gratë shtatzëna dhe
- Punonjësit shëndetësorë.
Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës.
Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2022/2023 filloi në 19.10.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.
6.000 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një komepnsim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 40 vitit 2022, për aktivitetin e virusit të gripit në mbarë rajonin Evropian.
- 3% e mostrave të analizuara nga pacientë me simptoma kanë rezultuar pozitive për virusin e influencës.
- Vetëm 1vend nga rajoni (Skocia) ka raportuar aktivitet të virusit të gripit.
- Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B, me një dominance të А(H3).
- Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intenziv dhe rasteve nga SARI.
Sipas treguesve kualitativ në raport me intenzitetin, 25 vende janë në nivel bazik, ndërsa 9 me intenzitet të ulët. Sipas shpërndarjes gjeografike, 19 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 17 kanë raportuar raste sporadike, 1 vend shpërndarje rajonale ndërsa 1 vend shpërndarje lokale.
Departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i Shëndetit Publik