MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së dhjetë të vitit 2018 (nga 05.03.2018 – 11.03.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 1.980 (I=91,3/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 32% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 13 herë.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

 граф 1

 

Sipas moshës, gjatë javës së dhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 1.209 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 137,8/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (355) është raportuar në QSHP Shkup, ndërsa incidencë më e lartë (550,9/100.000banorë) është regjistruar në NJR S. Nikole.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, në territorin e 2 është raportuar aktivitet shumë i lartë. Në rajonet e tjera është regjistruar aktivitet nga niveli shumë i ulët e deri në mesatar i virusit të gripit, ndërsa në 3 NJR nuk janë regjistruar persona të sëmurë.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e dhjetë, 2018

grip 10 nedela kartogram

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 21.100 (I=1.019,7/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.625) ka një rënie prej 39% të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha  QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 2.741  është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.169) dhe QSHP Strumicë (1.914). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar (I=3.288,1 /100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -12.767 persona ose 60,5%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 1.888,1/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 11,4%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 61,4%). Në muajin mars për 2 javë janë regjistruar 4.671 të sëmurë, ose 22,1%.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B janë regjistruar në numër më të madh.

Gjatë javës së dhjetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 48 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 29 (60,4%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 65,5% Influenza B 34,5% Influenza A.

Nga influenca B 47,4% i përkasin llojit Yamagata, 31,6% të papërcaktuara ndërsa 21% B (Victoria). Nga influenza A të gjitha rastet  janë Influenza A(H1N1)pdm09. (Grafiku 2).

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 412 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 209 nga ato (50,7%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 68,4% janë influenca B, ndërsa 31,6 % janë influenza A.

78,8% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 21.2% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B 90,2 % janë  Influenza B (Yamagata), 4,2% B (Victoria) dhe 5,6% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit, 2017/2018

 граф 2

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit edhe një përhapje rajonale gjeografike.

Ka shënuar një rritje shumë të vogël përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike edhe pse numri i rasteve ka filluar të bjerë. Në dy javët e fundit dominon virusi B(Victoria).

Aktiviteti i i virusit pritet që të bie në intensitet gjatë javëve në vazhdim

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 në Evropë është regjistruar një shtrirje e gjerë e aktivitetit të virusit të gripit në pjesën më të madhe të vendeve në rajon, ndërsa disa vende të rajonit lindor po përballen me një fillim të ngadalshëm.

Si pozitive janë konfirmuar 49% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A(39%) dhe B(61%).

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 34% (65% – А (H1N1)pdm09) dhe influencës të tipit B me 66% (97% – B/Yamagata) .

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 60% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 37% janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Mbi bazë të të dhënave nga EuroMOMO, gjatë javëve të kaluara është rritur vdekshmëria tek personat e moshuar, sidomos në pjesën perëndimore të Evropës.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM