MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së gjashtë të vitit 2018 (nga 05.02.2018 – 11.02.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 2.964 (I=143,3/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar (2.002)  ka një rritje prej 484% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar (386) ka një rritje 7,7 herë të numrit të të sëmurëve.

Aktiviteti i virusit edhe këtë javë ka tejkaluar pragun sezonal të aktivitetit sezonal të gripit. (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

1

Sipas moshës, gjatë javës së katërt numri më i madh i të sëmurëve– 1.650 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 327,1/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (326) është raportuar në QSHP Manastir, ndërsa incidencë më e lartë (576,5/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Dibër.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, vetëm në territorin e NJR Dibër, NJR Kratovë, NJR Prespë, NJR Kavadar dhe NJR Makedonski Brod është raportuar aktivitet shumë i lartë, në rajonin e QSHP Manastir dhe NJR Kërçovë – aktivitet i lartë, në rajonin e 7 QSHP/NJR – aktivitet mesatar, në rajonin e 9 QSHP /NJR është regjistruar aktivitet i ulët sezonal. Në 4 njësi raportimi është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa 4 njësitë e tjera të raportimit nuk kanë raportuar për të sëmurë nga gripi, ose sëmundje të ngjashme me gripin.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e gjashtë, 2018

sl2

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 8.443 (I=408,0/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (33.883) ka një rënie prej 4 herë të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 29 QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 1.512 është regjistruar në NJR Gostivar,  në QSHP Tetovë-937 dhe në QSHP Kumanovë – 834.

Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër (I=2.021,3 /100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -5.208 persona ose 62%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative 709,4/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 28%), por me një numër pothuajse të njëjtë të të sëmurëve edhe në 2 javët e para të shkurtit  (4.965 ose 59%).

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B.

Gjatë javës së pestë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 64 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 51 (79,7%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 38 Influenza B (Yamagata), 9 Influenza A(H1N1)pdm dhe 4 Influenza А – i pa subtipizuar.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 218 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 86 nga ato (39,4%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit,28 Influenza A (22 A(H1N1)pdm –dhe 6 të pa subtipizuar) ndërsa  58 Influenza B (Yamagata).

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Incidenca e regjistruar e gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin i ka tejkaluar kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit, ndërkohë që është regjistruar edhe një përhapje e gjerë rajonale gjeografike.

Gjithashtu ka shënuar rritje edhe përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike (ngjashëm si edhe në vendet e tjera të Evropës) që është mjaft e lartë gjatë javës së kaluar, gjë që tregon se sezoni i gripit është me vrull të plotë.

Aktiviteti i i virusit pritet të rritet dhe të arrijë kulminacion gjatë javëve në vazhdim.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 në Evropë është regjistruar një shtrirje e gjerë e aktivitetit të virusit të gripit në pjesën më të madhe të vendeve në rajon. Intensitet i ulët është regjistruar në 13 vende, në 27 mesatar, ndërsa në 5 vende është regjistruar intensitet i lartë i aktivitetit të virusit të gripit. Në Shqipëri, Finlandë dhe Luksemburg është regjistruar intensitet shumë i lartë i aktivitetit të virusit të gripit.

Sa i përket përhapjes gjeografike, në 7 vende është regjistruar përhapje sporadike, në 4 lokale dhe në 5 rajonale, ndërsa në 30 përhapje e gjerë.

Si pozitive janë konfirmuar 57% e mostrave të testuara të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë influenca  A(31%) dhe B(69%).

Vihet re një qarkullim i përbashkët  i influencës A me 34,3% (62,8% – А (H1N1)pdm09) dhe influencës të tipit B me 65,7% (96,6% – B/Yamagata) .

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 58% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 37% janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Mbi bazë të të dhënave nga EuroMOMO, gjatë javëve të kaluara është rritur vdekshmëria tek personat e moshuar, sidomos në pjesën jugperëndimore dhe veriore të Britanisë së madhe.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM