Veprimtaria për kujdesin shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve realizohet në  34 punkte, që të gjitha në qytet.

Në këtë veprimtari punojnë 62 mjekë dhe 85 punonjës shëndetësorë me përgatitje të lartë dhe të mesme profesionale. Megjithatë, ende nuk është arritur një standard i kënaqshëm i mbulimit me mjekë të këtij grupi të popullatës, gjegjësisht mesatarisht 1 mjek në 4892 fëmijë në moshë nga 7-19 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nuk kënaq as raporti i mjekëve dhe punonjësve shëndetësor me përgatitje të lartë dhe të mesme profesionale që është 1:1.4

Vëllimi i përgjithshëm i shërbimeve shëndetësore dhe aktiviteteve preventive të realizuara në vitin 2018 shënojnë një rritje prej 2.2 pikë krahasuar me vitin 2017.

Diagrami 1                                                                                                                                                                                                     

              dijagram 1                                 

Burimi: ISHPRMV – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2017 dhe 2018

 

Vëllimi i përgjithshëm i shërbimeve shëndetësore kurative të realizuara dhe aktiviteteve të tjera të kryera në vitin 2018, shënon një rritje prej 6.2 pikësh, krahasuar me gjendjen në vitin 2017. Është rritur numri i vizitave në ordinancë te mjeku për 6.9 pikë, krahasuar më atë të një vitit më parë në vitin 2017.

Në vitin 2018 ka shënuar rënie numri i vizitave tek punonjësit shëndetësorë për 8.4 pikë të indeksit, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018 ka shënuar rënie edhe numri i vizitave tek psikologu dhe logopedi për 10.9 pikë, krahasuar me vitin 2017.

Diagrami 2                                                                                                                 

 dijagram 2

                                            

Burimi: ISHPRMV – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2017 dhe 2018

 

Morbiditeti i regjistruar në veprimtarinë për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2018

Në veprimtarinë për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve në vitin 2018 janë regjistruar gjithsej 686 631 të sëmurë që është për 3.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar (664294-2017).

Shkalla e morbiditetit është rritur në 22460.1%оо në vitin 2018 krahasuar me 21511.3%оо nga viti 2017

 

 

GRUPET E SËMUNDJEVE DHE GJENDJET SHËNDETËSORE NUMRI  Mb%о        %
GJITHSEJ 686631 22460.1 100.0
Sëmundje infektive dhe parazitare 27265 891.9 4.0
Neoplazma 2189 71.6 0.3
Sëmundje të gjakut dhe organeve gjeneruese të gjakut dhe sëmundje të mekanizmit imunitar 8187 267.8 1.2
Sëmundje endokrine, nutritive dhe metabolike 6253 204.5 1.0
Çrregullime mendore dhe çrregullime të sjelljes 9845 322.0 1.4
Sëmundje të sistemit nervor 7728 252.8 1.1
Sëmundje të syrit dhe adnekseve 23447 766.9 3.4
Sëmundje të veshit dhe shtojcës mastoide 18765 613.8 2.7
Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut 3584 117.2 0.5
Sëmundje të sistemit respirator 290923 9516.2 42.4
Sëmundje të sistemit digjestiv 31730 1037.9 4.6
Sëmundje të lëkurës dhe indit nënlëkuror 42140 1378.4 6.1
Sëmundje të sistemit muskulo-skeletor 21325 697.6 3.1
Sëmundje të sistemit urogjenital 18654 610.2 2.7
Shtatzëni, lindje dhe puerperium 132 4.3 0.0
Malformacione kongjenitale, deformitete dhe abnormalitete dhe anomali kromozomike 2243 73.4 0.3
Simptoma, shenja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike 63565 2079.2 9.3
Lëndime, helmime dhe pasoja të tjera nga shkaktarë të jashtëm 19119 625.4 2.8
Faktorë që ndikojnë në gjendjen shëndetësore dhe kontaktet me shërbimet shëndetësore 89537 2928.8 13.0

 

Burimi: ISHPRMV – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2018

 

Në strukturën e sëmundjeve, sëmundjet respiratore përsëri zënë vendin e parë me 42.4% nga numri i përgjithshëm dhe shkallë të morbiditetit prej 9516.2%оо.

 

Në vendin e dytë janë sëmundjet e lëkurës dhe indit nënlëkuror me 6.1% dhe shkallë të morbiditetit prej 1378.4%оо; vendin e  tretë e zënë sëmundjet e sistemit digjestiv me 4.6% dhe shkallë të morbiditetit prej 1037.9%оо; vendin e  katërt e zënë sëmundjet parazitare dhe infektive me 4% dhe shkallë të morbiditetit prej 891.9%оо; në vendin e pestë gjenden sëmundjet e syrit dhe adnekseve me 3,4% dhe shkallë të morbiditetit prej 766.9%оо etj.

Diagrami 2 dhe 3

dijagram 3

Burimi: ISHPRMV – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2018

                                    

dijagram 4                                              

Burimi: ISHPRMV – Raporti i Shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve, 2018

 

 

Krahasuar me vitin e  kaluar është vënë re një tendencë e rënies të numrit të neoplazmave për 5.9%; tek sëmundjet e gjakut dhe organeve gjeneruese të gjakut 7,2%; tek sëmundjet e syrit për 12.2%; tek sëmundjet e veshit për 12.4%, tek sëmundjet e sistemit digjestiv për 7.5% dhe tek sëmundjet e sistemit urogjenital për 9.1% dhe tek lëndimet dhe helmimet për 6.9%. Tek të gjithë grupet e tjerë vihet re një tendencë e rritjes të numrit të personave të sëmurë krahasuar me vitin 2017.

 

Mortaliteti i regjistruar në veprimtarinë për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve

 

Në vitin 2018 janë regjistruar gjithsej 105 të vdekur në moshë nga 5-24 vjet dhe shkallë prej 21.5%оо.

Shpërndarja sipas moshës tregon se të rinjtë në moshë nga 15-24 vjet përbëjnë përqindjen më të madhe në mortalitetin e përgjithshëm të kësaj popullate dhe atë me  66.7% dhe shkallë të mortalitetit prej 26.9%оо.

Shpërndarja sipas gjinisë tregon se meshkujt përbëjnë përqindjen më të madhe sa i përket mortalitetit, krahasuar me femrat.

Mortaliteti sipas moshës dhe gjinisë, 5-24, РМV, 2018 (shkalla/100000)

 

 

Gjithsej 7-9 vjet 10-14 vjet 15-24 vjet
Numri Shkalla Numri Shkalla Numri Shkalla Numri Shkalla
Gjithsej 105 21.5 13 11.2 22 19.6 70 26.9
Meshkuj 75 29.8 6 10.0 15 25.9 54 40.3
Femra 30 12.7 7 12.5 7 12.8 16 12.7

 

Burimi: Lëvizja natyrore e popullatës,2018

 

 

Rekomandime:

– ngritja e vetëdijes tek të rinjtë përmes programeve për edukim shëndetësor në të gjitha nivelet me qëllim theksimin e rëndësisë të shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme;

– pjesëmarrje aktive në zbatimin e programeve shëndetësore që kanë për qëllim aplikimin e njohurive të fituara gjatë edukimit shëndetësor për stil të shëndetshëm të të jetuarit;

- ngritja e vetëdijes tek të rinjtë për rreziqet që i kanosen shëndetit të tyre me qëllim zvogëlimin e sjelljeve të rrezikshme.

 

 

 

Literatura

Për Raportin për shëndetit e popullatës për vitin 2018

Fëmijët e moshave shkollore dhe të rinjtë

 

  1. Lëvizja natyrore e popullsisë, 2018
  2. Raportet vjetore dhe gjysmëvjetore të shërbimit për kujdes shëndetësor të fëmijëve të moshave shkollore dhe të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2018