TË DHËNA JAVORE

Gjatë javës së shtatëmbëdhjetë të vitit 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 9 (I=0,4/100.000)  raste të gripit,  ndërsa krahasuar me javën e kaluar vihet re një rënie e numrit për 43,8%.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=56) dhe lakoren tipike sezonale ka një rënie prej 83,9%, për 9 sezonet e fundit (n=49) vihet re një rënie prej 81,6%% . (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar reflekton  aktivitet jashtë sezonal të virusit të gripit. (Grafiku 1)

Gjatë javës së shtatëmbëdhjetë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike  për prani të virusit të influencës.

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020

GRIP 1

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=5; 55,5%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë 2,6/100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet. (Grafiku 2)

Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 3 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve (n=4) është regjistruar në QSHP Shkup dhe QSHP Kumanovë (n=4) ndërsa 1 person është nga NJR Kavadar.

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 33.137 (I=1.601,5/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=21.418),ka një rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 54,7%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=25.498) është regjistruar një rritje prej 30,0%.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=6.081) është regjistruar në QSHP Shkup, QSHP Strumicë (n=3.208), QSHP Veles (n=2.822), NJR Kavadar (n=2.717) (Grafiku 2).

Incidencë më e lartë kumulative (6.313,6/100.000) është regjistruar në Kavadar. Incidencë më e lartë se 3.000,0/100.000 banorë është regjistruar në NJR Kratovë,  QSHP Veles, QSHP Strumicë, NJR Dibër, NJR Sveti Nikole(Grafiku 2).

Gjatë këtij sezoni janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes.

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2019/2020

 GRIP 2

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve 17.042 (51,4%),  bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (4.326,6/100.000 ) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet. (Grafiku 3)

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni 2019/2020

GRIP 3

Shpërndarja e rasteve të gripit sipas muajve është paraqitur në Grafikun 4.

Numri më i madh (19.874; 60,0%)  janë regjistruar në muajin shkurt.

 

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas muajit të raportimit, sezoni 2019/2020

GRIP 4

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV kanë arritur 772 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, nga të cilat 377 (48,8%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës.

Nga rastet pozitive 198 (52,5%)  janë Influenza A, ndërsa 179 (47,5%) janë Influenza В.

Sipas subtipit të influencës A, 91 (46,0%) janë A/H1pdm, 93 (47,0%) A/H3, ndërsa 14  të pasubtipizuara.

Sa i përket Influencës B, 137 (76,5%)   janë B/Victoria, ndërsa 42 të pasubtipizuar.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Incidenca e regjistruar nga gripi ka arritur nivele të aktivitetit jashtësezonal.

Është regjistruar përhapje lokale e aktivitetit të gripit.

Pritet që të vazhdojë kjo rënie e aktivitetit dei në fund të sezonit.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e gjashtëmbëdhjetë të vitit 2020,  aktiviteti i virusit të gripit po bie.

Gjatë mbikëqyrjes sentinel që nga java e 47 e në vazhdim, mbi 10% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit. Në pjesën më të madhe të rajonit dominon Influenza A, në disa dominon Influenza B, por ka edhe bashkëqarkullim të të dy viruseve.

Gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë të vitit 2020, janë testuar 3 pacientë – të gjithë negativ.

Që nga fillimi i sezonit, 35,1% e mostrave të analizuara kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës. Nga ato Influenza A janë 64,5%, ndërsa Inluenza B – 35,5%. Në mesin e viruseve të Influenza A qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2), ndërsa tek Influenza B dominon linja Victoria.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik