TË DHËNA JAVORE

Gjatë javës së trembëdhjetë të vitit 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 216 (I=10,4/100.000)  raste të gripit,  ndërsa krahasuar me javën e kaluar vihet re një rënie e numrit për 67,8%.

Krahasuar me sezonin  e kaluar (n=478) dhe lakoren tipike sezonale ka një rënie prej 54,8%, për 9 sezonet e fundit (n=375) vihet re një rënie prej 42,3%% . (Grafiku 1)

Incidenca e raportuar reflekton  aktivitet jashtë sezonal të virusit të gripit. (Grafiku 1)

Gjatë javës së trembëdhjetë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV  kanë arritur 11 materiale për analiza laboratorike, nga të cilat 1 ka rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës A/H1pdm).

Grafiku1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundjeve të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike 2010-2019, sezoni 2018/2019 dhe sezoni 2019/2020

grip 13.1

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=131; 60,6%) bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, atë nga 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë 30,1/100.000 është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet. (Grafiku 2)

Gjatë kësaj jave janë raportuar të sëmurë nga 20 njësi raportimi, dhe vetëm në 3 njësi numri i raportuar i të sëmurëve është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal mesatar. Numër më i madh i të sëmurëve (n=45) është regjistruar në QSHP Manastir, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (I=122,5/100.000) në rajonin e NJR Dibër me 34 raste të regjistruara.

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2019/2020 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 32.952 (I=1.592,5/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (n=20.754),ka një rritje të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për 58,8%, ndërsa sa i përket lakores tipike sezonale për 9 sezonet e fundit (n=25.047) është regjistruar një rritje prej 31,6%.

Gjatë këtij sezoni janë raportuar të sëmurë nga të gjitha njësitë e raportimit.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=6.039) është regjistruar në QSHP Shkup, QSHP Strumicë (n=3.207), QSHP Veles (n=2.818), NJR Kavadar (n=2.713) (Grafiku 2).

Incidencë më e lartë kumulative (6.304,3/100.000) është regjistruar në Kavadar. Incidencë më e lartë se 3.000,0/100.000 banorë është regjistruar në NJR Kratovë,  QSHP Veles, QSHP Strumicë, NJR Dibër, NJR Sveti Nikole(Grafiku 2).

Gjatë këtij sezoni janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes.

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2019/2020

grip 13.2

 

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve 16.939 (51,4%), bëjnë pjesë në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (4.315,8/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga 5-14 vjet. (Grafiku 3)

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me grip sipas grupmoshave, sezoni 2019/2020

grip 13.3

 

Shpërndarja e rasteve të gripit sipas muajve është paraqitur në Grafikun 4.

Numri më i madh (19.874; 60,3%)  janë regjistruar në muajin shkurt.

 

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas muajit të raportimit, sezoni 2019/2020

grip 13.4

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2019/2020, deri në javën e parë pranë laboratorit virusologjik në ISHPRMV kanë arritur 772 materiale për analizë për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit, nga të cilat 377 (48,8%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës.

Nga rastet pozitive 198 (52,5%)  janë Influenza A, ndërsa 179 (47,5%) janë Influenza В.

Sipas subtipit të influencës A, 91 (46,0%) janë A/H1pdm, 93 (47,0%) A/H3, ndërsa 14  të pasubtipizuara.

Sa i përket Influencës B, 137 (76,5%)   janë B/Victoria, ndërsa 42 të pasubtipizuar.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Incidenca e regjistruar nga gripi ka arritur nivele të aktivitetit jashtëseonal. Përqindja e rezultateve pozitive  është 9%.

Është regjistruar përhapje lokale e aktivitetit të gripit.

Pritet që të vazhdojë kjo rënie e aktivitetit dei në fund të sezonit.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të  Flu News Europe për javën e dymbëdhjetë të vitit 2020,  aktiviteti i virusit të gripit po bie. Në vendet të cilat kanë dërguar raporte, 1 ka raportuar për një përhapje të gjerë të aktivitetit të virusit të gripit.

Gjatë mbikëqyrjes sentinel që nga java e 47 e në vazhdim, mbi 10% e mostrave të analizuara janë pozitive për prani të virusit të gripit. Në pjesën më të madhe të rajonit dominon Influenza A, në disa dominon Influenza B, por ka edhe bashkëqarkullim të të dy viruseve.

Gjatë javës së dymbëdhjetë të vitit 2020, përqindja e mostrave pozitive nga mbikëqyrja sentinel është 13,8%.

Që nga fillimi i sezonit, 36,6% e mostrave të analizuara kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës. Nga ato Influenza A janë 64,7%, ndërsa Inluenza B – 35,3%. Në mesin e viruseve të Influenza A qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2), ndërsa tek Influenza B dominon linja Victoria.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik