MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Gjatë javës së 45 të vitit 2018 (05.11.2018 – 11.11.2017), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 84  (I=4,1/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=48) këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve 75%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 45 në sezonin e kaluar (n=47), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 78.8%, ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje prej 2,7%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën kufirin javor të aktivitetit seonal të virusit të gripit (n=726). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Grafiku 1. Niveli i intenziteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=57; 67,9%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (10,3/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 12 njësi raportimi, nga të cilat në dy njësi raportimi janë regjistruar më shumë se 10 të sëmurë. Numër më I madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë -26 dhe në QSHP Tetovë janë regjistruar 24 të sëmurë.

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 183 (I=8,8/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (300)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 39.0%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=346) është shënuar një rënie prej 47,2%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 16 njësi raportimi, ndërsa në 6 prej tyre numri i të sëmurëve është  ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=48; 26,2%; I=24,0/100.000) është regjistruar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më  lartë kumulative në S. Nikole (I=43,9/100.000).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve (n=113, 61,7%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (24.1/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet.

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 45 të vitit 2018 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM kanë arritur 2 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital. Materialet e analizuara kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 6 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të influencës.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi, që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja virusologjike janë në favor të një aktiviteti të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

-gratë shtatzëna

-fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet

-personat e moshuar mbi 65 vjet

-personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët

-punonjësit shëndetësor.

 

Për herë të parë, duke filluar nga ky sezon i influencës, në Republikën e Maqedonisë filloi vaksinimi falas i popullatës. Për këtë qëllim, Ministria e shëndetësisë siguroi 28.000 doza për personat mbi 65 vjet me pension nën mesatar, mesatar dhe për personat pa të ardhura personale. 15.160 doza të tjera të vaksinës janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina komerciale për pjesën tjetër të popullatës.

Vaksinimi me vaksinat falas dhe me ato komerciale kundër influencës realizohet në QSHP/NJR, si edhe gjatë sezoneve të kaluara, me ndryshimin që këtë vit termini për vaksinim falas bëhet përmes mjekëve amë në sistemin Termini im.

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më  05.11.2018 janë shfrytëzuar 12.959 doza nga vaksinat falas.

 

Tabela 1. Personat e vaksinuar me vaksina falas sipas QSHP/NJR, R. e Maqedonisë, sezoni 2018/2019

QSHP/NJR JAVA E PARË JAVA E DYTË GJITHSEJ
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK MANASTIR 1059 541 1600
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal- NJR Demir Hisar 50 0 50
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kërçovë 292 185 477
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Prespë 202 11 213
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Manastir 515 345 860
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK VELES 1744 426 2170
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Gjevgjeli 388 48 436
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kavadar 377 136 513
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Negotinë 294 0 294
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR S. Nikole 278 0 278
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Veles 407 242 649
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK KOÇAN 1333 385 1718
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Berovë 112 86 198
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Vinicë 361 0 361
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal –NJR Dellçevë 374 33 407
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Pehçevë 97 13 110
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Koçan 389 253 642
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK KUMANOVË 584 214 798
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kratovë 62 0 62
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR K. Pallankë 202 20 222
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Kumanovë 320 194 514
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK OHËR 825 417 1242
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Dibër 250 0 250
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Strugë 276 215 491
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Ohër 299 202 501
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK PRILEP 626 446 1072
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Krushevë 56 26 82
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR M. Brod 52 49 101
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal QSHP Prilep Ekipi 1 353 233 586
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal QSHP Prilep Ekipi 2 165 138 303
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK SHKUP 1078 605 1683
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shkup nr. 1 557 313 870
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shkup nr. 2 521 292 813
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK STRUMICË 389 202 591
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Vallandovë 105 37 142
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Strumicë 284 165 449
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK TETOVË 635 407 1042
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Gostivar 283 186 469
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Tetovë 352 221 573
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK SHTIP 817 226 1043
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Probishtip 118 3 121
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Radovish 350 11 361
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shtip 349 212 561
GJITHSEJ 9090 3869 12959

 

 

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 13.006 persona deri më javën e 45 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 7.493 persona ose 57,6%,  në moshë nga 30-64 – 4.795 persona ose 36,9%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 90 persona ose 0,7%. Janë vaksinuar edhe dy fëmijë nën 5 vjet. Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 626 persona, ose 4,8%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 9.537 ose 73,3% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europenë fillim të sezonit 2018/2019  java e 44 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së mbetet me intensitet të ulët me raste sporadike ose lokale të virusit të gripit, që është normale për këtë periudhë të vitit.

Pozitive janë 1,7% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani doinon Influenca A me 80,6%, ndërsa 70% e tyre janë subtipizuar si A(H1N1)pdm09.

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik