MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Gjatë javës së 46 të vitit 2018 (12.11.2018 – 18.11.2018), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 87 (I=4,2/100.000)  raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve 3,6%.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 46 në sezonin e kaluar (n=67), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 29,9% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 5,0%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (n=726). Aktiviteti i virusit të gripit është nën kufirin sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i fillimit të sezonit të gripit (grafiku 1).

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2017/2018 dhe sezoni 2018/2019

griip1

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=53; 60,9%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë (6,9/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 16 njësi raportimi, nga të cilat në 3 njësi raportimi janë regjistruar më shumë se 10 të sëmurë. Numër më I madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Kumanovë -21 dhe në QSHP Tetovë janë regjistruar 13 të sëmurë.

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 270 (I=13,0/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (367)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 26,4%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=438) është shënuar një rënie prej 38,3%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 19 njësi raportimi, ndërsa në 7 prej tyre numri i të sëmurëve është  ≥10. Numër më i madh i të sëmurëve (n=66; 24,4%; I=46,3/100.000) është regjistruar në QSHP Kumanovë, ndërsa incidencë më  lartë kumulative në S. Nikole (I=68,3/100.000).

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve (n=166, 61,5%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative (31,0/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet.

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së 46 të vitit 2018 në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM nuk kanë arritur materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital.

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në këtë laborator kanë arritur 6 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të influencës.

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri relativisht i vogël i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi, që është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara nga mbikëqyrja virusologjike janë në favor të një aktiviteti të ulët (jashtësezonal) të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

-gratë shtatzëna

-fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet

-personat e moshuar mbi 65 vjet

-personat me sëmundje kronike dhe ato me imunitet të dobët

-punonjësit shëndetësor.

 

Për herë të parë, duke filluar nga ky sezon i influencës, në Republikën e Maqedonisë filloi vaksinimi falas i popullatës. Për këtë qëllim, Ministria e shëndetësisë siguroi 28.000 doza për personat mbi 65 vjet me pension nën mesatar, mesatar dhe për personat pa të ardhura personale. 18.167 doza të tjera të vaksinës janë siguruar nga Qendrat e shëndetit publik si vaksina komerciale për pjesën tjetër të popullatës.

Vaksinimi me vaksinat falas dhe me ato komerciale kundër influencës realizohet në QSHP/NJR, si edhe gjatë sezoneve të kaluara, me ndryshimin që këtë vit termini për vaksinim falas bëhet përmes mjekëve amë në sistemin Termini im.

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më  05.11.2018 janë shfrytëzuar 15.654  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 55,9% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara (Tabela 1).

Tabela 1. Personat e vaksinuar me vaksina falas sipas QSHP/NJR, R. e Maqedonisë, sezoni 2018/2019

QSHP/NJR JAVA E PARË JAVA E DYTË JAVA E TRETË GJITHSEJ
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK MANASTIR 1062 822 7 1891
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal- NJR Demir Hisar 51 56 0 107
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kërçovë 292 211 0 503
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Prespë 202 25 4 231
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Manastir 517 530 3 1050
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK VELES 1738 548 0 2286
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Gjevgjeli 382 48 0 430
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kavadar 377 138 0 515
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Negotinë 294 0 0 294
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR S. Nikole 278 0 0 278
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Veles 407 362 0 769
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK KOÇAN 1334 455 0 1789
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Berovë 112 111 0 223
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Vinicë 362 0 0 362
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal –NJR Dellçevë 374 33 0 407
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Pehçevë 97 13 0 110
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Koçan 389 298 0 687
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK KUMANOVË 584 358 33 975
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Kratovë 62 0 0 62
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR K. Pallankë 202 20 0 222
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Kumanovë 320 338 33 691
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK OHËR 824 582 56 1462
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Dibër 250 0 0 250
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Strugë 276 284 21 581
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Ohër 298 298 35 631
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK PRILEP 628 663 226 1517
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Krushevë 58 58 0 116
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR M. Brod 52 55 0 107
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal QSHP Prilep Ekipi 1 353 347 226 926
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal QSHP Prilep Ekipi 2 165 203 0 368
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK SHKUP 1080 878 8 1966
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shkup nr. 1 559 445 0 1004
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shkup nr. 2 521 433 8 962
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK STRUMICË 389 325 231 945
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Vallandovë 105 38 0 143
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Strumicë 284 287 231 802
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK TETOVË 636 656 302 1594
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Gostivar 283 294 57 634
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Tetovë 353 362 245 960
ISHP QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK SHTIP 818 358 53 1229
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Probishtip 118 3 0 121
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – NJR Radovish 351 11 0 362
Shërbimi për imunizim kundër gripit sezonal – QSHP Shtip 349 344 53 561
GJITHSEJ 9093 5645 916 15654

 

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 16.073 persona deri më javën e 45 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 9.111 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 6,134 persona ose 38,2%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 137 persona ose 0,9%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 687 persona, ose 4,3%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 11.688 ose 72,7% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

Nga të gjitha njësitë e raportimit (31) 2  – QSHP – Shkup dhe  NJR Negotinl nuk kanë dotëzuar raport për numrin e personave të vaksinuar, ndërsa 2 njësi raportimi NJR Dellçevë dhe NJR. S. Nikole nuk kanë dorëzuar asnjë raport për vaksinat e marra dhe vaksinat e përdorura që nga fillimi i vaksinimit.

Gjatë javës së 46 kemi pranuar edhe një raportim për një person të vaksimuar në ISHP Neuromedika. Sipas të dhënave, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 35 persona nga gjithsej 200 vaksinat e siguruara (17.5%). Numri më i madh i të vaksinuarve (42.9%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  40 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 45 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së mbetet me intensitet të ulët me raste sporadike ose lokale të virusit të gripit, që është normale për këtë periudhë të vitit.

Pozitive janë 1% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani doinon Influenca A me 85%%, ndërsa 64,3% e tyre janë subtipizuar si A(H1N1)pdm09.

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik