Të dhëna javore
Gjatë javës së 10 të vitit 2019 (04.03-10.03.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 2.429 (I=117,4/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=2.678) këtë javë kemi një rënie të numrit të të sëmurëve për pothuajse 9,3%.
Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 10 në sezonin e kaluar (n=1.890), gjatë këtij sezoni vihet re një rritje e numrit për 28,5% ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rritje 2,2 herë. (Grafiku 1).
Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000).
Gjatë kësaj jave janë regjistruar 4 raste të vdekjes si pasojë e gripit. Bëhet fjalë për 2 persona nga Shkupi dhe nga një nga Ohri dhe Tetova. Mosha e personave të vdekur sillet nga 50-73 vjet. Tek 2 persona është vërtetuar komorbiditet, sëmundje ekzistuese paraprake. Tek të gjithë të vdekurit është vërtetuar virusi i Influenza A virusi А(H1pdm).
Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM kanë arritur 84 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 55 (65,5%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 44 influenza A(H1N1)pdm09 dhe 5 Influenza A(H3) dhe 6 raste influenca A të pasubtipizuara.
Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019
Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=1.553; 63,9%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 243,6/100.000 është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet. (Grafiku 2)
Grafiku 2. Shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas grupmoshave, incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019
Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 28 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Shkup – 560 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=601,8/100.000 në NJR Kavadar. (Tabela 1)
Gjatë javës së 10 vetëm në 2 rajone është regjistruar aktivitet i lartë dhe shumë i lartë i virusit të gripit. (Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 10, 2019
Të dhëna kumulative
Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 17.630 (I=852,0/100.000).
Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 16,4%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit është shënuar një rënie prej 26,8%.
Numër më i madh i të sëmurëve (n=2.915) është regjistruar në QSHP Shkup (n=1.772), QSHP Strumicë (n=2.138), NJR Kavadar (n=1.627) dhe QSHP Manastir (n=1.285) (Grafiku 3) (Tabela 1).
Incidencë më e lartë kumulative 3.780,7/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 në QSHP Strumicë dhe NJR Dibër dhe NJR Sveti Nikole. (Grafiku 3)(Tabela 1).
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019
Gjatë sezonit 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 15 raste të vdekjes si pasojë e gripit, në moshë nga 5 deri më 86 vjet. Tek 12 persona është vërtetuar komorbiditet.
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 11.181 (63,4%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 1.696,3/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës 0-4 vjet. (Tabela 1).
Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 62,8%. (Grafiku 4) (Tabela 1).
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019
MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE
Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP kanë arritur 682 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 348 ose 55,4% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 275 (79%) janë Influenza A(H1)pdm, 38 (10,9%) janë Influenza A(H3), ndërsa 35 (10,1%) Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)
Grafiku 5. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8, ndërsa në javën e 9 incidenca ka shënuar rënie që vazhdon edhe gjatë javës së 10. Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është mbi 65% që flet ende për një aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3). Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm me një intensifikim të vazhdueshëm të aktivitetit të virusit të gripit.
VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).
Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.992 doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,4% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.
Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.348 persona deri më javën e 9 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.977 persona ose 56,7%, në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.
Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.111 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019 java e 9 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së vihet re një përhapje e gjerë gjeografike në pjesën më të madhe të vendeve.
Pozitive janë 41,8% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.
Deri më tani dominon Influenca A me 99,6%, me qarkullim të përbashkët të A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).
Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1)pdm09.
Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin virusit të influenza A (90%), nga të cilat 81% janë A(H1N1)pdm09.
Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.
Të dhënat nga vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria e lartë tek çersonat 15-64 vjet dhe mbi 65 vjet ka filluar të shënojë një rënie të vogël e numrit.
Nga data 21 shkurt OBSH i publikoi rekomandimet për përbërjen e vaksinës që do përdoret në sezonin 2019-2020 në hemisferën veriore. Rekomandimet për tipin e Influenza B mbeten të njëjta, ndërsa vendimi për tipin A (H3N2) është shtyrë deri në 21 mars 2019.
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik