Të dhëna javore

Gjatë javës së 7 të vitit 2019 (11.02-17.02.2019), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 2.943 (I=142,2/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin. Krahasuar me javën e kaluar (n=2.246) këtë javë kemi një rritje të numrit të të sëmurëve për pothuajse 31% herë.

Krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara në javën e 7 në sezonin e kaluar (n=3.728), gjatë këtij sezoni vihet re një rënie e numrit për 21,1 % ndërsa krahasuar me lakoren epidemike tipike (të modeluar nga 8 sezonet e fundit) ka një rënie prej 6,2%. (Grafiku 1).

Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara gjatë kësaj jave është mbi pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit (I=35,1/100 000).

Gjatë kësaj jave në laboratorin e virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 112 materiale për analizë për prani të virusit të gripit, nga të cilët 72 (64,3%)kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 50 influenza  A(H1N1)pdm09  dhe 9 Influenza A(H3) dhe 13 raste influenca A të pasubtipizuara.

Grafiku 1. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grip slika 1 7 nedela

Edhe gjatë kësaj jave numri më i madh i të sëmurëve (n=1.861; 63,2%) janë raportuar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë  prej 284,0/100.000 është regjistruar tek grupmosha 0-4 vjet.

Grafiku 2. Niveli i intensiteti dhe shpërndarja javore të të sëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike të pritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

слика грип 7

 

Gjatë kësaj jave të sëmurë nga gripi janë raportuar nga 26 njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në QSHP Strumicë – 486 të sëmurë ndërsa incidencë më e lartë prej I=673,9/100.000 në NJR Kavadar. (Tabela 1)

Në 3 njësi raportimi është regjistruar aktivitet i lartë dhe shumë i lartë i virusit të gripit, në 5 aktivitet mesatar, në 13 aktivitet sezonal, në 2 shumë i ulët dhe në 5 njësi raportimi nuk është regjistruar aktivitet i virusit të gripit.  (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e 7, 2019

мапа

 

 

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 9.314 (I=450,1/100.000).

Krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar (n=12.171)  ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për 23,5%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=18.962) është shënuar një rënie prej 50,9%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni të sëmurë nga gripi janë raportuar nga të gjitha 31 njësi raportimi.

Numër më i madh i të sëmurëve (n=945) është regjistruar në QSHP Strumicë (n=1.331), QSHP Shkup  (n=1.196), pastaj NJR Gostivar(n=956), QSHP Manastir (n=825) dhe QSHP Tetovë (n=667)   (Tabela 1).

Incidencë më e lartë kumulative 1417,5/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar ku janë regjistruar gjithsej 610 të sëmurë, pastaj incidencë më e lartë se 1.000,0/100.000 në QSHP Strumicë, NJR Dibër, NJR Kratovë dhe NJR Prespë. (Grafiku 1)(Tabela 1).

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të gripit sezonal sipas QSHP / NJ dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

слика гриип 7 ендела

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 4.225 (69,7%) janë raportuar në grupmoshën 6.086 (65,3%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative (806,4/100.000) është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. (Tabela 1).

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas muajve: (Tabela 1)

  • tetor – 51 të sëmurë ose 0,5%
  • nëntor – 383 të sëmurë ose 4,1%
  • dhjetor – 784 të sëmurë ose 8,4%
  • janar – 2.907 të sëmurë ose 31,2%
  • shkurt – 189 të sëmurë ose 55,7%

 

Grafiku  4.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve të raportimit, sezoni 2018/2019

грип 7

 

  

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 328 materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuar në ambulantë e në spital, nga të cilat 156 ose 47,6% kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 117 (75,0%) janë Influenza A(H1)pdm, 17 (10,9%) janë Influenza A(H3), ndërsa 22 (14,1%) се Influenza А i pa subtipizuar. (Grafiku 5)

 

Grafiku  5.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive të gripit 2018/2019

slika  gtrip 6 nedela

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Numri i rasteve të regjistruara të të sëmurëve nga gripi është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal që është më i madh se javën e kaluar. Përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike këtë javë është 64% që flet për një aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit në territorin e Republikës së Maqedonisë.  Në mesin e mostrave pozitive në të cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, dominon virusi i influencës – Influenza A(H1N1)pdm dhe bashkë me të edhe Influenza А(H3). Këtë sezon gripi u karakterizua me një fillim të vonshëm me një intensifikim të vazhdueshëm të aktivitetit të virusit të gripit.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj ISHP rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, sidomos të personave të cilët i përkasin grupeve vulnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së).

Sipas të dhënave nga drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i  vaksinimit më 05.11.2018 janë shfrytëzuar 19.992  doza nga vaksinat falas, gjegjësisht 71,4% të numrit të përgjithshëm të vaksinave të siguruara.

Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJR janë vaksinuar 19.348 persona deri më javën e 7 të vitit 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë persona mbi 65 vjet – 10.977 persona ose 56,7%,  në moshë nga 30-64 – 7.370 persona ose 38.1%, ndërsa në moshë nga 5-29 vjet – 196 persona ose 1.0%. Janë vaksinuar edhe 4 fëmijë nën 5 vjet.

Sa i përket punonjësve shëndetësor janë vaksinuar gjithsej 801 persona, ose 4,1%. Në mesin e të vaksinuarve nuk ka gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 14.111 ose 72,9% janë persona që vuajnë nga sëmundje kronike.

Sipas të dhënave të fituara që nga fillimi i sezonit, në ISHP Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona. Numri më i madh i të vaksinuarve (42.0%) bëjnë pjesë në grupmoshën 30-64 vjet.  Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë dhe 11 punonjës shëndetësor. 38.0 % e të vaksinuarve janë persona me sëmundje kronike.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe në fillim të sezonit 2018/2019  java e 6 aktiviteti i virusit të influencës në vendet e rajonit evropian të OBSH-së po vazhdon të intensifikohet, ndërsa vihet re një përhapje e gjerë gjeografike në pjesën më të madhe të vendeve.

Pozitive janë 53% e mostrave të marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sistemin TESSy të ECDC-së.

Deri më tani dominon Influenca A me 98,9%, me qarkullim të përbashkët të  A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes së rregullt, rreth 2/3 e rasteve pozitive janë A(H1N1)pdm09.

Numri më i madh i infeksioneve të vërtetuara në laborator nga mostra të marra nga personat e hospitalizuar i përkasin A(H1N1)pdm09 dhe grupmoshës nga 15-64 vjet.

Viruset dominant që qarkullojnë A(H1N1)pdm09 dhe A(H3N2) përputhen me komponentët e vaksinës, edhe pse deri më tani është karakterizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Të dhënat nga 13 vendet anëtare që raportojnë pranë EuroMOMO tregojnë se vdekshmëria është në nivelin e pritur për këtë periudhë të vitit, edhe pse në disa vende është shënuar një rritje e vogël e numrit.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik