Të dhëna javore Gjatë javës së 19 të vitit2019 (05-12.05.2019), në Republikën e Maqedonisësë Veriut janë regjistruar gjithsej 58 (I=2,8/100.000) raportime për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme megripin. Krahasuar me javën e kaluar  këtë javë kemi një rritje tënumrit të të sëmurëve më shumë se dy herë. Gjatë kësaj jave numri i rasteve të regjistruara ështënën pragun javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, që flet për njëaktivitet të ulët të virusit të gripit. (I=35,1/100 000). (Grafiku 1) Gjatë kësaj jave nuk është regjistruar  rast i vdekjes si pasojë e gripit.  Gjatë kësaj jave në laboratorine virusologjisë në ISHPRM  kanë arritur 16 materiale për analizë për pranitë virusit të gripit, që të gjitha negative për prani të virusit të influencës.(Grafiku 4)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e tësëmurëve nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin sipas lakores epidemike tëpritur 2010-2018, sezoni 2018/2019

grip 19 slika 1

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipasgrupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve n=36; 62,1%, janë raportuar në grupmoshën15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë 7,8/100.000është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. Gjatë kësaj jave të sëmurë janëregjistruar në 10 njësi të raportimit, ndërsa në 8 numri i rasteve tëregjistruara është nën 10. Numër më i madh i të sëmurëve është regjistruar në NJR Dibër  (n=16) ku edhe është regjistruar edhe incidencë më e lartë I=57,7/100.000. Të dhëna kumulative Gjatë sezonit 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripiështë 21.404 (I=1.034,4/100.000). Krahasuar me periudhën e njëjtënë vitin e kaluar (n=23.941), ka një rënie të numrit tëpërgjithshëm të rasteve për 10,6%, ndërsa krahasuar me modelin e 8 sezoneve të fundit (n=25.928) është shënuar një rënie prej 17,4%. Gjatë këtij sezoni të sëmurë janëregjistruar në të gjitha 31 njësitë e raportimit. Numër më i madh i të sëmurëve ështëregjistruar në QSHP Shkup  (n=3.713), QSHP Strumicë (n=2.488),NJR Kavadar (n=1.897), NJR Gostivar (n=1.657)  dhe QSHP Prilep  (n=1.577)(Grafiku 2)  Incidencë më e lartë kumulative 4.408,1/100.000 është regjistruar në NJR Kavadar, pastaj në QSHPStrumicë (2.626,7/100,000). Incidencë më e lartë se 1.500,0/100.000 është regjistruar edhe në NJR Prespë,  NJR Dibër, NJR SvetiNikole , NJR Kratovë dhe QSHP Prilep.

(Grafiku 2) Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të gripitsezonal sipas QSHP / NJR dhe incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2018/2019

 

grip 19 slika 2

Gjatë sezonit 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 29raste të vdekjes si pasojë e gripit, me ç’rast personat e vdekur kanë qenë nëmoshë nga 5 deri më 86 vjet. Numri më i madh i të vdekurve ka qenë nga Shkupi –13. Tek 21 persona (72,4%) është vërtetuar prania e sëmundjeve të tjera. Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëvesipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve – 13.612 (63,6%), janë raportuar në grupmoshën15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë kumulative 2.031,1/100.000 është regjistruar në mesin e grupmoshës  0-4 vjet. Numër më i madh i të sëmurëve ështëregjistruar në muajin shkurt – 11.076 të sëmurë ose 51,7%.

(Grafiku 3) Grafiku  3.  Shpërndarja e rasteve me grip sipas muajve tëraportimit, sezoni 2018/2019

grip 19 slika 3

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2018/2019 në Laboratorin evirusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP  kanë arritur 853materiale për analizë nga institucionet shëndetësore – nga pacientë të trajtuarnë ambulantë e në spital, nga të cilat 433 ose 50,8% kanë rezultuar pozitiv përprani të virusit të influencës, që të gjitha infuenza A. Sipas nëntipit, 324(74,8%) janë Influenza A(H1)pdm, 57(13,2%) janë Influenza A(H3),ndërsa 52 (12,0%) Influenza А i pasubtipizuar. (Grafiku 4) Gjatë këtij sezoni duke filluar nga java e 4, e deri nëjavën e 10 përqindja e rezultateve pozitive ka qenë mbi 50%, ndërsa gjatë javëssë 7 kur aktiviteti i virusit të gripit kishte kulminacion, kjo përqindje ishtembi 70%. (Grafiku 4)

Grafiku 4. Shpërndarja javore dhe kumulative e numrit dhepërqindjes të mostrave pozitive të gripit 2018/2019

 

grip 19 slika 4

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Sipas modelit MEM sezoni igripit filloi në javën e 5 të vitit 2019, ndërsa nga java e 13 përsëri uregjistruar aktivitet jashtësezonal i aktivitetit të gripit. Numri i rasteve tëregjistruara të të sëmurëve nga gripi arriti kulminacion në javën e 8, disajavë para periudhës së pritur. Numri i vogël i të prekurve ngagripi si dhe numri i vogël i materialeve të marra gjatë mbikëqyrjesepidemiologjike, flet për një aktivitet jashtë sezonal të virusit të gripit nëterritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Në mesin e mostrave pozitive nëtë cilat është vërtetuar prani e virusit të influencës, vazhdon tëdominojë  virusi i influencës – Influenza A(H1)pdm dhe bashkë metë edhe Influenza А(H3) . Gjatë javëve të fundit vihet re një përqindje mëe lartë e Influenza A(H3). Këtë sezon gripi u karakterizuame një fillim të vonshëm, me një numër të madh të komplikimeve respiratore dhevdekjeve si pasojë e virusit të gripit, pas epidemisë në vitin 2009. Në javët në vazhdim pritet që intensiteti i aktivitetittë virusit të gripit të vazhdojë të shënojë rënie me një nivel shumë të ulët tëvirusit të gripit.

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të parë përgjendjen me gripin në Rajonin Evropian Flu News Europe nëfillim të sezonit 2018/2019  java e 18 aktiviteti i virusit tëinfluencës në vendet e rajonit evropian  të OBSH-së vihet re një aktiviteti ulët i virusit të gripit që tregon se sezoni i gripit është kah fundi. Tëgjitha vendet kanë raportuar për intensitet të ulët të virusit të gripit. Pozitive janë 3,8% e mostravetë marra gjatë mbikëqyrjes sentinel nga vendet të cilat raportojnë në sisteminTESSy të ECDC-së. Deri më tani gjatë sezonit2018/2019 dominon Influenca A(H1N1)pdm09 dhe ajo A(H3N2). Nga fillimi i javës 40 rreth99% e rasteve pozitive janë influenza A, ndërsa 79% e tyre kanë qenëA(H1N1)pdm09. Në përgjithësi vaksinat aktualekundër gripit veprojnë më mirë kundër virusit të gripit A(H1N1) pdm09 dhevirusit të Influenza B, krahasuar me atë të Influenza A(H3N2). Vlerësimetpreliminare për efektivitetin e vaksinës mbështesin përdorimin e saj. Të dhënate para sugjerojnë se vaksinat janë efikase, por vlerësimet dallojnë varësishtnga popullata e analizuar dhe proporcionet e subtipeve të viruseve A që qarkullojnë. Për sezonin 2019-2020 përhemisferën veriore, OBSH-ja rekomandon vaksinë katër valente që përmban: ·

A/Brisbane/02/2018(H1N1)pdm09-like virus; ·

A/Kansas/14/2017(H3N2)-like virus; ·

B/Colorado/06/2017-likevirus (B/Victoria/2/87 lineage); ·

B/Phuket/3073/2013-likevirus (B/Yamagata/16/88 lineage).

 

Sektori për kontroll dheparandalim të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik